• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse ekzaltohet kjo opozitë nga çdo pengesë ndaj Shqipërisë!

by Alfred Peza
19/06/2020 21:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Ka patur një ekzaltim të ri në ambjentin opozitar shqiptar, për votimin në Parlamentin Europian, për ato që ata i quajnë “15 kushte të caktuara nga Këshilli i BE që Shqipëria duhet të përmbushë para thirrjes së të parës Konferencë Ndërqeveritare me shtetet anëtare”. Është ekzaltimi i të gjithë atyre që çdo lajme të keq për shqiptarët dhe çdo pengesë të re për Shqipërinë, e konsiderojnë si fitoren e tyre kundër Edi Ramës.

Shumë prej tyre, në selitë e partive kryesore opozitare, kanë vite që punojnë kundër procesit të integrimit të vendit. Nuk lenë gjë pa shpifur, pa thënë, pa shkruar e pa nxirë në anglisht në Bruksel dhe kancelaritë e vendeve anëtare të BE, vetëm e vetëm që Shqipëria të mos përparojë asnjë hap në drejtim të anëtarësimit. Për fatin e mirë të vendit dhe fatin e tyre të keq, edhe këtë radhë, “lajmi” i tyre është sërisht fake. Ndaj edhe gëzimi i tyre i papërmbajtur është fake, gjithashtu.

E vërteta është sqaruar shpejt nga Ana Pisonero, zëdhënësja e Komisionit Europian për Parnteritet Ndërkombëtar, Fqinjësi dhe Zgjerim. “Këto nuk janë 15 kushte”, tha ajo e intervistuar nga “Euronews Albania”. Pra ja që “nuk janë 15 kushte”! Edhe Kryeministri Edi Rama e sqaroi më herët përmes një postimi në twitter, kur ironizoi Partinë Demokratike duke thënë se “nuk ka 15 kushte për uljen në tryezë me BE”. Duke përfunduar se “këta që kapen pas kësaj 15-ës, do mbeten në opozitë”.

Po për çfarë bëhet fjalë konkretisht dhe përse opozitarët tanë luten kaq shumë, që Shqipërisë ti vendosen pengesa pas pengesash? Në përfundim të mbledhjes së 24 marsit të Këshillit Europian, ku u miratua hapja e negociatave të anëtarësimit në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, është përcaktuar edhe se çfarë duhet bërë para konferencës së parë ndërqeveritare.

Nuk bëhet fjalë për “15 kushte”, pengesa, barriera, barrikada a gjithçka tjetër që ekzalton opozitarët tanë. Por për një proces negociues vijues, nëpër të cilat kanë kaluar më parë dhe do të kalojnë më pas, të gjitha vendet aspirante për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Është e dukshme që opozitarët tanë procesin e integrimit europian të vendit, nuk e shohin si një ëndërr, aspiratë dhe një përgjegjësi e përbashkët kombëtare, përpara së cilës duhet të jemi një, përtej flamujve politikë. Por fatkeqësisht e shohin tashmë, si një çështje të lojës së brendshme, të politikës së ditës. Ndaj çdo pengesë ndaj Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, e shohin si një dështim të “armikut”. Të kundërshtarit. Të mazhorancës. Të qeverisë. Të kryeministrit Edi Rama. Dhe jo si një pengesë të Shqipërisë, në dëm të aspiratës kombëtare të shqiptarëve.

Deri pak vite më parë, kjo ka qenë një vijë e kuqe që nuk është kaluar kurrë, nga partitë politike në mazhorancë dhe opozitë në Tiranë. Sepse para zgjidhjes së çështjes shqiptare në Ballkan dhe realizimit të projektit strategjik të integrimit euro-atlantik të vendit, kemi qenë një. Ato kanë qenë “dy shinat” nëpër të cilat ka lëvizur “lokomotiva” e trenit tonë kombëtar, pavarësisht se çfarë kanë bërë partitë politike, brenda “vagonëve” të tij.

Fatkeqësisht përgjatë 7 viteve të fundit, opozitarët po bëjnë gjithçka për ta nxjerrë trenin nga shinat. Duke nxjerrë edhe veten nga sistemi politik, parlamentar e demokratik i vendit. Vetëm e vetëm, që lokomotiva të mos mbërrinte në kohë në destinacion. Edhe tani që po tentojnë të rikthehen në sistem, përmes marrëveshjes për reformën e re zgjedhore, sërisht nuk reshtin e nuk reshtin!

Fakti është se Kuadri Negociues do të reflektojë një numër çështjesh që Shqipëria do ti adresojë në të ardhmen si pjesë e procesit të negociatave me BE. Puna në këto fusha vijon sikundër Komisioni do monitorojë përparimin e vendit dhe të mbështesë përpjekjet e Shqipërisë në këtë drejtim. Ky është edhe sqarimi i bërë nga Komisioni Europian për të gjithë të ekzaltuarit e opozitës sonë. Është thjeshtë një shuplakë e re ndaj opozitarëve tanë, si çdo herë tjetër pas ekzaltimeve të tyre fake, kundër Shqipërisë. Alpenews

Next Post
Pas flamurit, mesazhi i dytë i Kim: Shpresoj që BE t’ i thotë PO Shqipërisë

Yuri Kim: Ja pse shqiptarët e duan Amerikën!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë përfaqësojnë protestat me molotov?

January 25, 2026
Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

January 25, 2026
E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

January 25, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

January 25, 2026
Fatos Nano!

Demokracia dhe marrja e pushtetit është edhe çështje kohe!

January 25, 2026
Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

January 25, 2026
Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

January 25, 2026
21 janari, truku shihet, por nuk është!

21 janari, truku shihet, por nuk është!

January 25, 2026
“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

January 25, 2026
Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In