• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse Edi Rama po ndryshon Kodin e Procedurës për Imunitetin?

by Indrit Vokshi
17/02/2026 10:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Indrit Vokshi

Së pari: Sepse mundet! Ka 83+3 vota. Nëse opozita do të kishte mbajtur rezultatin e 2021 me 63 mandate, Edi Rama sdo t’i kishte 3/5-tat dhe nuk do të mundej ta ndryshonte Kodin.

Meqenëse opozitarët shqiptarë kishin më të rëndësishëm ri-instalimin e Sali Berishës sesa rezultatin dhe, kësisoji, gjykuan se më mirë 50 mandate por me Sali Berishën në krye, sesa 63 mandate por pa Sali Berishën, ata lanë republikën zbuluar, pa mbrojtje e pa sistem imunitar përballë orekseve të Edi Ramës.

Zgjedhja e tyre. Mirëpo prej zgjedhjes së tyre, po ndodh kjo çfarë po ndodh.

Sistemet politike janë ndërtuar mbi “sistem imunitar”. Shqipëria ka “kushtetutë të ngurrtë” (kështu e klasifikon doktrina kushtetuese), ka kushtetutë me tri nivele votimi; shumicë 50+1, shumicë 3/5-tat dhe shumicë 2/3-tat. Ky lloj shkallëzimi është konceptuar kështu që asnjë mazhorancë të mos mundet e vetme të ndryshojë ligjet organike, kodet dhe kushtetutën.

Sa herë është zhbalancuar ky shkallëzim dhe është dëmtuar “sistemi imunitar” i shtetit, kjo ka ndodhur kur në opozitë ka qenë Sali Berisha. Edhe në 1997, edhe në 2001, edhe në 2013, edhe në 2025. Përballë Sali Berishës, socialistët kanë marrë mazhorancë të dhunshme. E vetmja herë kur nuk e kanë marrë mazhorancën 3/5 të vetëm, ka qenë viti 2021.

Së dyti: Nuk ka një standard të unifikuar të BE-së për imunitetin e ministrave. Ka një standard për Komisionerët e BE-së; Neni 247 i Aktit për Funksionimin e BE, sanksionin se komisioneri (ministri) shkarkohet nga Gjykata por me propozim të Komisionit ose Këshillit. Ndërsa shtetet nacionale anëtare të BE-së, nuk kanë standard të unifikuar mbi imunitetin.

Së treti: Oreksi dhe nevoja për të qenë më i mbrojtur përballë veprimtarisë së SPAK-GJKKO. Edi Rama nuk po e shkel ligjin por po e ndryshon ligjin, duke i garantuar vetes stabilitet qeverisës. Në një aspekt ka të drejtë ta ndryshojë ligjin sepse ka pushtet parlamentar legjitim.

Mirëpo ka diçka: Nëse nga njëra anë u jep më shumë garanci titullarëve të shtetit duke mos lejuar pezullimin e tyre në detyrë në mënyrë të papritur, Edi Rama duhet që kërkesat e prokurori-gjykatë të mos i pengojë pa arsye në Këshillin e Mandateve. Nëse edhe në Këshillin e Mandateve nuk dëshmon vullnet për hetim, këtu ndryshimi i Kodit të Procedurës nuk quhet më ndryshim për të qartësuar ndarjen dhe balancimin e pushteteve të cilën nuk e qartësoi siç duhet Gjykata Kushtetuese por, quhet masë për tu mbrojtur nga drejtësia.

Kjo mandej do të quhej bukosje dhe kalficikim dhe do ta dëmtonte në mënyrë shkatërrimtare PS-në në pikën ku “krenohet” më shumë; si mbështetëse e Reformës në Drejtësi.

Sepse në Shqipëri askush nuk duhet të ketë imunitet nga gjykimi. Është krejt e arsyeshme që pushtetet të funksionojnë mbi kontroll e balancë dhe asnjëri pushtet të mos dhunojë tjetrin. Mirëpo nëse i vendos barrierë prokurorisë dhe gjykatës, kjo quhet cënim i pushtetit gjyqësor, sepse duke mos lejuar hetim-gjykim, prek detyrën kushtetuese të prokurorisë dhe gjykatës.

Gjithsesi, opozita tanimë ka një detyrë: T’i ankimojë në Gjykatën Kushtetuese ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale. Ska asnjë mekanizëm tjetër për ta ndaluar ose korrektuar. Nëse edhe GJK ia legjitimon, ia pafshin hajrin sepse vetë e lejuan të shkojë deri këtu. Dhe ia pafshim hajrin të gjithë si republikë.

Next Post
Vetëplagosja e 18-vjeçares në hotel, lirohet nga qelia Vladimir Gjuta, arrest në burg për të dashurin e vajzës

Vetëplagosja e 18-vjeçares në hotel, lirohet nga qelia Vladimir Gjuta, arrest në burg për të dashurin e vajzës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: AKSHI do të ketë pagat më të larta në Shqipëri

Rama: AKSHI do të ketë pagat më të larta në Shqipëri

February 17, 2026
Operacioni “Filizat”/ Shfrytëzonin fëmijët e tyre të mitur për të lypur, policia ekzekuton 8 masa sigurie, baballarët pas hekurave, nënat në arrest shtëpie

Operacioni “Filizat”/ Shfrytëzonin fëmijët e tyre të mitur për të lypur, policia ekzekuton 8 masa sigurie, baballarët pas hekurave, nënat në arrest shtëpie

February 17, 2026
Rama prezanton drejtorin e ri të AKSHI-t: I pikëlluar për agresionin barbar që po përjeton Karçanaj

Rama prezanton drejtorin e ri të AKSHI-t: I pikëlluar për agresionin barbar që po përjeton Karçanaj

February 17, 2026
Prezantohet drejtori i ri i AKSHI-t, Ibrahimaj: Arritjet e këtij institucioni, krenari për Shqipërinë

Prezantohet drejtori i ri i AKSHI-t, Ibrahimaj: Arritjet e këtij institucioni, krenari për Shqipërinë

February 17, 2026
Vrasja e Ardit Spahiut në Belgjikë, Gjykata belge dënon me 25 vite burg Franc Çopjan, burgim të përjetshëm për dy të tjerë

Vrasja e Ardit Spahiut në Belgjikë, Gjykata belge dënon me 25 vite burg Franc Çopjan, burgim të përjetshëm për dy të tjerë

February 17, 2026
E ngarkuara me punë e SHBA-ve në Kuvend, takim me Niko Peleshin

E ngarkuara me punë e SHBA-ve në Kuvend, takim me Niko Peleshin

February 17, 2026
“Kosova është shpirti ynë”, Begaj: Do të jemi bashkë edhe në tryezat e Brukselit

“Kosova është shpirti ynë”, Begaj: Do të jemi bashkë edhe në tryezat e Brukselit

February 17, 2026
18-vjet shtet i Kosovës, Kurti: Serbia e Millosheviçit ka kryer krime kundër shqiptarëve! Vuçiç, kërcënim për përsëritjen e tyre

18-vjet shtet i Kosovës, Kurti: Serbia e Millosheviçit ka kryer krime kundër shqiptarëve! Vuçiç, kërcënim për përsëritjen e tyre

February 17, 2026
Shkarkimet e kontrolluara në Kaskadën e Drinit, rriten niveli i lumenjve

Shkarkimet e kontrolluara në Kaskadën e Drinit, rriten niveli i lumenjve

February 17, 2026
Seancë solemne në Kuvendin e Kosovës, i pranishëm edhe vëllai i komandantit legjendar Adem Jashari

Seancë solemne në Kuvendin e Kosovës, i pranishëm edhe vëllai i komandantit legjendar Adem Jashari

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In