• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Pse e urrejnë PDK-në në Kosovë dhe goditja që mori partia e luftëtarëve

by A R
29/06/2017 12:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Përgjigja që vjen pas këtij titulli është e menjëhertë. Partia Demokratike e Kosovës është partia që ka qëndruar më së shumti në drejtimin e Kosovës dhe me të kosovarët lidhin edhe simbolikisht të gjitha dështimet e Kosovës. Jo vetëm nga reagimet nga personazhe të ndryshme, por edhe brenda koalicionit fitues, që ajo bëri në zgjedhje, po dalin gjithnjë e më shumë zëra që nuk e duan PDK-në. Në fakt, goditja më e madhe i erdhi partisë së luftëtarëve me tërheqjen e Nismës, si një grup i vetëm parlamentar. Dhe, nuk mbaron këtu, pasi edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, të cilën ajo i la avantazhin e zgjedhjes së kryeministrit ka pohuar se do ishte më e mirë që pozita e deritanishme të kaloj në opozitë, dhe anasjelltas.

Vetëvendosja, që ka dalë formacioni më i votuar, është krejtësisht e qartë dhe madje kurrë nuk ka dhënë një mundësi që PDK-ja të ishte në pushtet. Sa për LDK-në s’ka aq rëndësi, sepse në mënyrën sesi janë ndarë dy partitë kryesore, pra ajo me PDK-në, ka vetëm një zgjidhje që partia që drejtohet prej Veselit të jetë në opozitë. Në fakt, nga lëvizjet e orëve të fundit, tashmë që po certifikohen zgjedhjet varen nëse LDK-së do t’i ofrojë mundësi për koalicion apo jo PDK-së. Ka pak zëra optimistë, por që mbyten në vazhdën e përgjithshme të një lloj urrejtje për pragmatizmin cinik të PDK-së.

Në fakt, PDK ka ditur të notojë mirë në të gjitha situatat e Kosovës dhe zhvillimet e fundit e tregojnë se ajo është një parti që tashmë nga tezat nacionaliste ka kaluar në ato pragmatike.

Ish- kryetari i Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani ka qenë nga njerëzit që është pyetur më shumë për anën ligjore të formimit të Qeverisë, në bazë të Kushtetutës, ligjeve dhe aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014.

Ai mendon se Qeverinë mund ta bëjë edhe ndonjë parti tjetër që nuk ka dal e dyta, por që dëshmohet nga mandatet se ka shumicën në Kuvend herën e dytë , sepse sipas tij pas shfrytëzimit të herës së parë, në Kuvend duhet të flitet për rikonfigurim të forcave politike.

Ndërkohë që presidenti Thaçi, si njeri që ka dalë nga kjo parti dhe e ka udhëhequr atë, mund të bëjë shkelje të rëndë kushtetuese, në qoftë se nuk ia jep mundësinë në herën e dytë për formimin e Qeverisë partisë apo koalicionit që ka shumicën në Kuvend.

Referuar platformës së vitit 2014, kushtetuesja ka vendosur që herën e parë mundësinë për formimin e qeverisë t’ia jap partisë apo koalicionit fitues të zgjedhjeve. Por, në rast të dështimit në herën e parë, sipas Hasanit, herën e dytë është në diskrecion të  shefit të shtetit që t’ia jap mandatin koalicionit apo asaj partie që vërteton se e ka shumicën në Kuvend.

Gjithsesi, Partia Demokratike është një fuqi politike që pakkush e mendon se duhet të drejtojë Kosovën. Kurse për pjesën më të madhe të spektrit politik ka ardhur koha që partia kryesore që përfaqëson luftëtarët e UÇK-së, i duhet të provojë opozitën. /JavaNews

Next Post
Tiranë/ Plagoset me plumb në kokë biznesmeni, ndalohet 1 i dyshuar

Flet dëshmitari okular, miku i biznesmenit Hyka: Ndodhi shumë shpejt...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sekretari i NATO-s i del në krah Trump-it: Ka të drejtë! Duhet ta mbrojmë Arktikun nga Kina dhe Rusia!

Sekretari i NATO-s i del në krah Trump-it: Ka të drejtë! Duhet ta mbrojmë Arktikun nga Kina dhe Rusia!

January 21, 2026
Demokratët e degës nr.2 në Tiranë kritikojnë Berishën: Duhet të vlerësojmë figurat që marrin vota!

Demokratët e degës nr.2 në Tiranë kritikojnë Berishën: Duhet të vlerësojmë figurat që marrin vota!

January 21, 2026
Humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me shtyllën, aksidentohet i riu në Lezhë

Humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me shtyllën, aksidentohet i riu në Lezhë

January 21, 2026
Pezullohet dhënia e tapive të tokave në zonat me përparësi për investime strategjike

Shtohet toka djerrë, Shqipëria blen më shumë drithë nga jashtë. Kryeson Serbia

January 21, 2026
Shpërthen tubi kryesor i ujësjellësit në Vlorë, ‘përmbytet’ bulevardi “Ismail Qemali”

Shpërthen tubi kryesor i ujësjellësit në Vlorë, ‘përmbytet’ bulevardi “Ismail Qemali”

January 21, 2026
Harta e re e investimeve strategjike, nga majat e Korabit te Kurveleshi, qeveria shpall zonat prioritare

Harta e re e investimeve strategjike, nga majat e Korabit te Kurveleshi, qeveria shpall zonat prioritare

January 21, 2026
Diskriminimi i shqiptarëve në Preshevë, Kongresi i SHBA: Departamenti i Shtetit të hetojë në Serbi!

Diskriminimi i shqiptarëve në Preshevë, Kongresi i SHBA: Departamenti i Shtetit të hetojë në Serbi!

January 21, 2026
FOTO / Edi Rama darkon me Ivanka Trump në Vlorë

FOTO / Edi Rama darkon me Ivanka Trump në Vlorë

January 21, 2026
“PS po shkatërron kombin”, Berisha: Rama s’i ka fituar zgjedhjet e fundit. Do ta përmbysim!

“PS po shkatërron kombin”, Berisha: Rama s’i ka fituar zgjedhjet e fundit. Do ta përmbysim!

January 21, 2026
Masakra e 21 Janarit, flet Fatos Klosi: I pashë me sytë e mi dy nga vrasjet! U qëllua nga të besuarit e Berishës

Masakra e 21 Janarit, flet Fatos Klosi: I pashë me sytë e mi dy nga vrasjet! U qëllua nga të besuarit e Berishës

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In