• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Pse e përzutë Monikën, ajo ishte fabrikë votash? Ti erdhe vonë, kapardiseshe me Metën…”/ Blushi: Marrim 12 deputetë!

by A R
21/03/2025 09:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ylli Rakipi ka pyetur Tedi Blushin për Partinë e Lirisë, synimet e kësaj partie dhe përzënien e Monika Kryemadhit, e cila ka qenë shumë e suksesshme në fushata me LSI-në.

Blushi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh tejet optimist, duke deklaruar se PL merr 12 deputet, ndërsa koalicioni “Shqipëria Madhështore” merr 84 deputetë dhe rrëzon përfundimisht Ramën.

Pjesë nga biseda: 

Ylli Rakipi: Sa deputetë keni në listat e mbyllura dhe sa në të hapura? Si i caktuat apo i caktoi Meta nga burgu? Se ti që të kesh këtë fuqi që ti caktosh vetë…

Tedi Blushi: Kemi 4 në lista të mbyllura dhe 8 në të hapura. Do të kemi 12 deputetë në 12 maj.

Ylli Rakipi: Pse merrni 12 ju? Ti kishte bërë llogaritë për 84 aty…

Tedi Blushi: Ishte për koalicionin.

Ylli Rakipi: Edi Rama shkoi për lesh fare kështu…

Tedi Blushi: Duhet të merren për të realizuar reformat dhe Shqipërinë Madhështore.

Ylli Rakipi: Këtë keni edhe ju Shqipërinë Madhështore?

Tedi Blushi: Nuk e meritojnë shqiptarët Shqipërinë Madhështore? Kur nuk qesh me partitë e reja, ke të drejtë që qesh me partitë tradicionale… Bëhesh serioz për sondazhet e inceneratorëve. Kërkon të bësh çështje kaq serioze për të qeshur.

Ylli Rakipi: Pra 12 merrni ju?

Tedi Blushi: Kriteret i kemi miratuar që në tetor të vitit të kaluar.

Ylli Rakipi: Doktori i dintë këto kritere dhe ju dha 4 kandidatë?

Tedi Blushi: Në kemi kriteret e Partisë së Lirisë.

Ylli Rakipi: Monika Kryemadhin pse e keni përzënë?

Tedi Blushi: Nga kush u përzu?

Ylli Rakipi: Nëse kishte njeri për të punuar për zgjedhjet, ndonjëherë më shume edhe se Meta, ishte Monika Kryemadhi. Zonja Kryemadhi, që ka qenë nga njerëzit që i ka dhënë gjithçka kësaj partie, punëtore më aktive, fabrikë votash për LSI-në. Ti ke ardhur më vonë, ishe me Metën në Presidencë, kapardiseshit aty…

Tedi Blushi: Ne bënim betejë, ka fituar 5-0 në Venecia Ilir Meta.

Ylli Rakipi: Monika pse nuk është kandidate për deputete?

Tedi Blushi: E ka dhënë vetë Monika përgjigjen, ka thënë nuk kam dashur.

Ylli Rakipi: Sali Berisha ju ka dhënë katër deputetë. Po ju çfarë i jepni doktorit? Se do takohemi prapë këtu.

Tedi Blushi:  Koalicionit i japim 12 deputet. I japim të paktën 50 mijë vota në Tiranë.

Ylli Rakipi: Ti pse nuk ndejte te lista jashtë? Se ti godet Panon pastaj thuaj babai e këto, por vetë hyre te lista e mbyllur.

Tedi Blushi: Në kushtet ku ndodhet Partia e Lirisë, që është më e goditura nga regjimi, pasi pati tentative për ta marrë peng, pastaj rrëmbimi kriminal i kryetarit që mbahet ende në izolim, kryesia e partisë i ka kërkuar Presidentit, që të ishte në listën e mbyllur. Menduam që në kushtet aktuale ku ndodhet zoti Meta, gjendja e tij juridike, izolimi ekstrem, ku nuk i lejohet të komunikojë as me deputetët, ndërkohë ka të kufizuar edhe telefonatat. Pra ne i propozuam zotit Meta të jetë në listë të mbyllur dhe ai nuk pranoi.

Next Post
“Opozita premton qilima fluturues”, Rama: Ky vend nuk gjen dot më të mirë se ne edhe për 10 vite

"Mbyllja e negociatave në 2027-ën, rekord i hatashëm", Rama: Zgjedhjet e 11 Majit, po aq të rëndësishme sa të vitit 1992

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosja e 18-vjeçares dje në Sauk, policia ndalon të dashurin e saj 22-vjeçar

Plagosja e 18-vjeçares dje në Sauk, policia ndalon të dashurin e saj 22-vjeçar

February 15, 2026
Dashuri me kushte, pse kontratat paramartesore po bëhen ‘plani B’ për çiftet shqiptare

Dashuri me kushte, pse kontratat paramartesore po bëhen ‘plani B’ për çiftet shqiptare

February 15, 2026
Mafia e ushqimeve në Shqipëri, më e rrezikshme se trafikantët e drogës….

Mafia e ushqimeve në Shqipëri, më e rrezikshme se trafikantët e drogës….

February 15, 2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

February 15, 2026
Ndalohet qarkullimi në Qafë Thore, ortekët e deborës bllokojnë rrugën drejt Thethit

Ndalohet qarkullimi në Qafë Thore, ortekët e deborës bllokojnë rrugën drejt Thethit

February 15, 2026
Përplaset me makinë dhe largohet nga vendi i aksidentit, arrestohet efektivi i policisë në kryeqytet

Përplaset me makinë dhe largohet nga vendi i aksidentit, arrestohet efektivi i policisë në kryeqytet

February 15, 2026
Lidhet me mënyrën e jetesës dhe të punuarit, BERZH: Të kthyerit nga emigrimi, vështirësi riintegrimi

Lidhet me mënyrën e jetesës dhe të punuarit, BERZH: Të kthyerit nga emigrimi, vështirësi riintegrimi

February 15, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

February 15, 2026
Dhuna në protestën e opozitës, Rama: Rekrutojnë mercenarë me lekë nga rrugaçët e lagjeve për të hedhur molotovë

Dhuna në protestën e opozitës, Rama: Rekrutojnë mercenarë me lekë nga rrugaçët e lagjeve për të hedhur molotovë

February 15, 2026
Vendimi i Kushtetueses për çështjen “Balluku”/ Rama: Të hënën mbledhim firmat, do adresojmë boshllëkun…

Vendimi i Kushtetueses për çështjen “Balluku”/ Rama: Të hënën mbledhim firmat, do adresojmë boshllëkun…

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In