• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Pse e mbron Basha kryebashkiakun e Mallakastrës të dënuar për grabitje?”

by A R
10/11/2017 14:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Socialiste ka reaguar sërish lidhur me standartin e dyfishtë që sipas saj PD ka treguar për dekriminalizimin. Deputetja e PS Elisa Spiropali deklaoi përmes një daljeje për mediat se PD po mbron një të dënuar për grabitje, referuar rastit të kryebashkiakut të Mallakastrës Agron Kapllanaj.

Deklarata:

Prej më shumë se 8 ditësh, Partia Demokratike dhe kryetari i saj Lulzim Basha nuk kanë nxjerrë qoftë edhe një fjalë të vetme për krybashkiakun e dënuar të Mallakastrës, Agron Kapllanaj.

Si ka mundësi që ky njeri i dënuar me vendim të formës së prerë nga autoritetet e drejtësisë italiane, vazhdon të mbajë i pashqetësuar detyrën e lartë të Kryetarit të Bashkisë?

Si ka mundësi që partia që e deshi aq shumë dekriminalizimin, vazhdon të mbrojë një njeri të dënuar për vjedhje?

Lulzim Basha vazhdon të bëjë hetuesin, prokurorin, gjykatësin, gazetarin dhe të mos i përgjigjet pyetjes pse vazhdon ta mbrojë kryebashkiakun e Mallakastrës duke shkelur ligjin e dekriminalizimit!

Është hera e dytë që Lulzim Basha, ky “Romeo” i dekriminalizimit, merr në mbrojtje njerëzit e tij të kapur me presh në duar; dhe është e hera e dytë që refuzon të marrë përgjegjësinë si kryetar në detyrë i PD. Me urdhër të Lulzim Bashës, 4 anëtarë të KQZ-së, e për turp edhe përfaqësuesi i LSI-së mbajtën në detyrë një kryetar të dënuar, duke provuar edhe njëherë se këta kalorës të frontit opozitar drejtësinë e kanë vetëm mish për topin e politikës së ditës. Këta drejtësinë nuk e patën, nuk e kanë dhe nuk do ta kenë kurrë seriozisht.

Shpifjet e tij për Policinë e Shtetit janë përpjekjet e dëshpëruara për të bërë politikë me krimin. Policia e Shtetit ka bërë detyrën deri në fund, duke dhënë një tjetër shembull të qartë se për ne e për qeverinë tonë nuk ka dy standarde: ligji dhe drejtësia janë njësoj për të gjithë, të majtë a të djathtë qofshin.

Kryeministri Edi Rama dhe kjo mazhorancë kanë dhënë shembullin e përjashtimit dhe të nënshtrimit ndaj organeve të drejtësisë të të gjithë individëve të akuzuar për kundërligjshmëri.

Ju kujtoj këtu edhe njëherë rastin e ish kryebashkiakut të Kavajës, të cilin  kryeministri Rama e shkarkoi nga detyra.

Ndërsa Lulzim Basha jo vetëm që nuk ka marrë asnjë vendim për  përjashtimin e Agron Kapllanajt nga forumet partiake, por nuk guxon të nxjerrë qoftë edhe një fjalë të vetme për këtë rast flagrant.

Lum si ky njeri! Nuk merr asnjë përgjegjësi si shqiptar, qytetar, politikan, kryetar. Por ngaqë s’ka çfarë të bëjë tjetër; ngaqë shqiptarët i besuan çelësat e kashtës, humbësit serial Lulzim Basha i ka mbetur vetëm të bëjë politikë me krimin!

/a.m.

Next Post
Çfarë ‘harroi’ të thotë? Basha paralajmëron tjetër dalje urgjente për mediat

"Nga publicisti i dikurshëm Edi Rama nuk ka mbetur asgjë"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

TABELA/ Nga lufta, çmimi i ushqimeve në Shqipëri mund të rritet me 12%, energjia elektrike shtrenjtohet me 14%

TABELA/ Nga lufta, çmimi i ushqimeve në Shqipëri mund të rritet me 12%, energjia elektrike shtrenjtohet me 14%

April 9, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme/ Pas vizitës në Arabinë Saudite, Starmer mbërrin në Abu Dhabi

Lufta në Lindjen e Mesme/ Pas vizitës në Arabinë Saudite, Starmer mbërrin në Abu Dhabi

April 9, 2026
Rutte takim me Trump! Presidenti kritika ndaj NATO-s: S’ishte aty kur na duhej

Rutte takim me Trump! Presidenti kritika ndaj NATO-s: S’ishte aty kur na duhej

April 9, 2026
Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, disa persona të lënduar

Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, disa persona të lënduar

April 9, 2026
Mbërrin delegacioni iranian në Pakistan për bisedime mbi planin 10-pikësh! Teherani prezanton kushtet për paqe

Mbërrin delegacioni iranian në Pakistan për bisedime mbi planin 10-pikësh! Teherani prezanton kushtet për paqe

April 9, 2026
Nga armiq në ortakë? Shtëpia e Bardhë zbardh prapaskenat: Trump plan të përbashkët me Iranin për ‘vjelje’ taksash në Hormuz

Nga armiq në ortakë? Shtëpia e Bardhë zbardh prapaskenat: Trump plan të përbashkët me Iranin për ‘vjelje’ taksash në Hormuz

April 9, 2026
Nga 800 – 1800 lekë në muaj, detajet e bonusit të ri dhe sfida e pensionistëve me çmimet

Nga 800 – 1800 lekë në muaj, detajet e bonusit të ri dhe sfida e pensionistëve me çmimet

April 9, 2026
Mbi 250 të vdekur nga sulmet izraelite në Liban, mbetet e mbyllur Ngushtica e Hormuzit!

Mbi 250 të vdekur nga sulmet izraelite në Liban, mbetet e mbyllur Ngushtica e Hormuzit!

April 9, 2026
Mot kryesisht i qëndrueshëm këtë të shtunë, reshje të dobëta shiu në zonat malore

Mot me diell dhe vranësira kalimtare, parashikimi për ditën e enjte

April 9, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, Trump: SHBA janë duke negociuar me kryeparlamentarin iranian për një marrëveshje

Trump kërcënon Iranin për armëpushimin: Nëse marrëveshja nuk zbatohet, goditjet do të jenë më të fuqishme

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In