• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse e harruam ambasadorin italian dhe u morëm me Gridën?

by Ilir Yzeiri
12/03/2021 14:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Yzeiri 

Ditën e enjte ambasadori i Italisë në vendin tonë, z. Fabricio Buci dha një intervistë në një televizion shqiptar dhe ajo që më bëri përshtypje ishte çasti kur zoti Buci rrëfeu kontaktet me vendin tonë. Ai tha se herën e parë kishte ardhur në Shqipëri në kuadër të operacionit “Pelikan“ për të shpërndarë ndihmat për vendin tonë të sapodalë nga rënia drastike e sistemit komunist në vitin 1992. Erdhëm me avion, kujtoi ai, dhe nga Rinasi në Durrës në vendin ku ishte vendosur “Pelikan“, shkuam me helikopter sepse rruga ishte shumë e keqe. Dhe pas 27 vjetësh, saktësisht në vitin 2019, erdha përsëri.

“M’u duk sikur u ktheva në një vend tjetër… M’u duk sikur u ula në një planet tjetër… nuk e njoha…”, – kështu u shpreh ambasadori i Italisë në vendin tonë, z. Buci.

Që Shqipëria ka ndryshuar dhe që është zhvilluar në një mënyrë të jashtëzakonshme këtë e pranojnë të gjithë të huajt. Të vetmit që nuk e pranojnë janë shqiptarët. Nëse vëren ligjërimin publik në vendin tonë, pra nëse sheh shfaqjen që japin televizionet dhe nëse lexon tekstet që shkruajnë të gjithë ata që pushtojnë rrejtet sociale dhe mediat on-line, do të shohësh vetëm fyerje, sharje, denigrim dhe shpifësirë ngado.

Tani në fund na është bërë peshqesh dhe njëfarë shqiptari që nuk dihet se çfarë i ka hyrë nga pas sepse ky njeri me emrin Kim Mehmeti, sa herë vjen në Shqipëri ndien që Edi Rama i shton diçka në trup dhe ky ashtu me sy të errësuar shpërthen nga dhimbja dhe atë që i ka bërë atij Edi Rama ky kujton se ua ka bërë të gjithëve dhe thotë që Edi Rama i ka bërë shqiptarët me bisht. Pështirosje të tilla dhe fraza fyese për bashkakombësit e vet nuk janë dëgjuar ndonjëherë më parë.

Mirëpo këtu te ne, në emër të luftës politike, janë shkrirë kufijtë e mendjes dhe të gjithë kanë kaluar në delir dhe janë vënë në garë se kush e kush ta nxijë më shumë këtë vend. E kam fjalën për opozitën dhe të gjithë ata që nuk e pëlqejnë Edi Ramën dhe ngatërrojë Ramën me shqiptarët dhe Shqipërinë. Arkitekti i këtij makabriteti ligjërimor dhe i vizatimit të një Shqipërie halucinante me të gjithë krimet, kriminelët, mungesat, dështimet, plagët dhe të gjitha të zezat që mund të vuajë një shoqëri normale, e ka bërë dhe vazhdon ta bëjë Sali Berisha. Për fat të keq, rreth ligjërimit të tij janë grumbulluar edhe një zhgan i madh njerëzish që pasi shohin se Edi Ramën nuk e mundin dot me votë dhe me ligjërim, u kthehen shqiptarëve dhe Shqipërisë.

Për fat të keq kjo ndarje më dysh është në thelb të antropologjisë së mendimit të shqiptarëve. Që kur u nis ideja për të krijuar shtetin e shqiptarëve, në konstitucionin psikik të elitave të këtij vendi u ngulit ideja se shqiptarët vetë nuk e ndërtojnë dot këtë shtet, se ata duhet të mbështeten te një aleat. Në fillim ishte Turqia, pastaj sillni në vështrim atë që ndodhi në vitet e para të shekullit të kaluar ku interesat e Austro-Hungarisë, Italisë dhe orekset e fqinjve përcaktuan identitetin e shtetit që po lindte. Gjithmonë në këtë hapësirë elitat ishin të ndara më dysh: njëra palë që bashkëpunonte me ata që nuk donin që ky vend të bëhej dhe njëra palë që mendonte se mund të bëhej. Asnjëherë nuk pati një entitet sublim: një imazh të paprekshëm për Shqipërinë në të cilin imazh të gjithë të përuleshin. Enver Hoxha i rrafshoi të gjitha ndjeshmëritë dhe ndërtoi shetin unitar shqiptar të mbështetur në një ideologji nacional romantike dhe komuniste.

Pas viteve ’90 në Shqipëri i riaktivizun të gjitha ndjeshmëritë nacionale dhe, në emër të antikomunizmit, Shqipëria u shpall dhe u bë edhe njëherë vendi që mund të rindërtohej sipas forcës për ta zaptuar. Për fat të keq Sali Berisha nxiti në këtë periudhë krahun regresiv të mendimit antishqiptar dhe e bëri kuptimin për atdheun një nevojë për ta zhvatur dhe për ta sunduar atë. Në emër të këtij sundimi ai ringjalli atë frymë që në elitat shqiptare përfaqësohej nga ajo kategori që nuk e kishin problem të bashkëpunon me fqinjët okultë për inetersat e pushtetit. Kujtoni këtu dhuratën për Micotaqisin apo kontrabandën e naftës. Edhe sot krahu i tij politik, ata që e mbështesin dhe ai vetë në krye, kanë vetëm një obsesion : ta paraqesin Shipërinë si njollën më të errët dhe më të zezë në Europë sepse kështu zezojnë dhe vrasin politikisht kundërshtarin e tyre Edi Rama. Një pjesë e këtij ligjërimi të opozitës është me pasoja, një pjesë tjetër është qesharak. Edi Rama i ndodhur përballë kësaj furie etiketimesh e fyerjsh ka zgjedhur sarkazmën dhe ironinë dhe mirë bën. Duke i ndiellë në debatin mbi sjelljen e aktorëve të cirkut politik, Rama po tregohet mjeshtër sepse i detyron të dalin në skenë thuajse cullak pa asnjë grimë simpatie. Ndoshta Gridën mund edhe ta kishte kursyer. Mirëpo edhe kjo është pjesë e lojës politike.

E përmenda në fillim emrin e zonjës Duma dhe ngjarjen që prodhoi riqarkullimi i një fotoje të saj ku ajo shfaqet duke folur para mikrofonit. Media, formate dhe të kuq e blu u morën me këtë përplasje folklorike imazhesh. Nëse do t‘ rfereohemi imazhit si nocion dhe si çështje e komunikimit, do të vërejmë se imazhi është polisemik, që do të thotë se ai shenjon disa kuptime. Fotografia thoshte Bart ndalon kohën dhe është si një tregim apo si një novelë. Unë kur shoh një foto të nënës sime kur ka qenë e re shoh aty gjithë historinë e saj, shokët, shoqet vendin ku ka jetuar e kështu me radhë.

Ajo foto e Grida Dumës ka ndaluar kohën dhe ka fksuar çastin kur ajo bënte fushatë dhe ishte duke folur para mbështetësve të saj në takimet elektorale kur konkuronte për kryetare bashkie në Durrës. Ky është kuptimi i parë. Për shkak të ngjashmërisë së jashtme, me qenë se imazhi është polisemik, siç thashë, në atë foto gjithkush është i lirë të shohë çfarë dëshiron ai dhe kjo nuk bën me faj as Gridën as ata që e interpretojnë në mënyrë të tillë. Nëse ndokush do të kishte vënë poshtë asaj fotoje edhe ndonjë shënim vulgar atëherë ai e identifikonte veten me atë që fyen dhe me qëllim e poshtëron personazhin.

Shënimi i z. Rama ishte i sferës se fjalimit dhe mbështetej në lojën e ngjashmërisë imitative të tingujve që përbëjnë emrin e zonjës Grida që duke e zgjeruar jepte një fjalë në italisht “Gridareee“ që në shqip shenjon thërras. Kjo është shenjueshmëria e parë që ka ai tekst i zotit Rama, pra riprodhimi i imazhit dhe shënimi. Gjithë të tjerat që u thanë për të janë të mundshme, por nuk kanë të bëjën me zotin Rama. Personalisht, për shkak të kësaj polisemie që ka ajo foto unë nuk do ta kisha përdorur. Në rastin më të mirë, që të mbetemi te italishtja, ajo është një “cativo gusto“.

Next Post
Vizita e Yuri Kim në Elbasan, Hajdari entuziaste: Ambasadorja na erdhi në “shtëpi”

Vizita e Yuri Kim në Elbasan, Hajdari entuziaste: Ambasadorja na erdhi në "shtëpi"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndoshta nuk do të ecin kurrë”, këngëtarja rrëfen diagnozën e rrallë të vajzave binjake

“Ndoshta nuk do të ecin kurrë”, këngëtarja rrëfen diagnozën e rrallë të vajzave binjake

January 4, 2026
Rrëmbimi i Maduros nga SHBA, zyrtarët e lartë venezuelas: Qeveria qëndron e bashkuar!

Rrëmbimi i Maduros nga SHBA, zyrtarët e lartë venezuelas: Qeveria qëndron e bashkuar!

January 4, 2026
“Do të largohem, mirupafshim”/ Stine bën gati valixhet, Iliri përlotet, cili ishte plani i banorit

“Do të largohem, mirupafshim”/ Stine bën gati valixhet, Iliri përlotet, cili ishte plani i banorit

January 4, 2026
Kina kërkon lirimin e Maduros, Këshilli i Sigurimit i OKB do të mbajë mbledhje urgjente

Kina kërkon lirimin e Maduros, Këshilli i Sigurimit i OKB do të mbajë mbledhje urgjente

January 4, 2026
Asllani ndjek fitoren e Torinos nga stoli, Ismajli vendimtar me asist

Asllani ndjek fitoren e Torinos nga stoli, Ismajli vendimtar me asist

January 4, 2026
Librashitësi i fundit i Gazës: I dogjëm librat për t’u ngrohur, por kultura mbetet

Librashitësi i fundit i Gazës: I dogjëm librat për t’u ngrohur, por kultura mbetet

January 4, 2026
Dështimet e ‘trashëgimtarit’ të Chávez, fiksimi i Nicolás Maduro me tradhtinë

Dështimet e ‘trashëgimtarit’ të Chávez, fiksimi i Nicolás Maduro me tradhtinë

January 4, 2026
Kush është gjyqtari ‘i hekurt’ që do të vendosë fatin e Nicolas Maduros në New Jork

Kush është gjyqtari ‘i hekurt’ që do të vendosë fatin e Nicolas Maduros në New Jork

January 4, 2026
Përjashtimet në PD/ Hila: Alibeaj tregoi se si do të qeveriset fraksioni i Bashës!

Pse gëzon Tirana më shumë se Karakasi?

January 4, 2026
Rubio: SHBA-të, sulm vdekjeprurës ndaj një anijeje me drogë në Karaibe

Paqartësi për të ardhmen e Venezuelës, Rubio: SHBA do të vendosë karantinë ushtarake

January 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In