• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse e gjunjëzoi Ilir Meta, Sali Berishën?

by Mero Baze
29/02/2020 20:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Nëse ka një fitore reale Ilir Meta më 2 Mars, nuk është as kauza fallco e tij, as retorika banale e Presidencës për mitingje politike, por gjunjëzimi I Sali Berishës prej tij.

Prej tërheqjes së Lulzim Bashës nga rruga radikale e protestave, pas dështimit të tyre vitin e kaluar, dilema e opozitës ishte, se si do të vazhdohej më tej. Berisha nuk hoqi dorë në asnjë moment nga thirrjet për protesta dhe vazhdimi I rrugës radikale me mjete të tjera.

Lulzim Basha nuk e kundërshtoi kurrë me fjalë këtë gjë, por me vepra nisi diçka tjetër. Ai ju kthye normalitetit politik, u ul në tryezën për reformën zgjedhore, dhe filloi të promovoj një dimension njerëzor në spotet publicitare që përgatisin imazhin e tij për zgjedhje.

Kjo duket se i çmendi të gjithë në opozitë.

Sali Berisha edhe pse ngjan si tigri I opozitës, në të vërtet është një tigër I mbyllur në kafaz, që është I detyruar të ushqehet me atë çfarë I jep Lulzim Basha. Ai nuk ka luksin as ta sulmoj Lulzim Bashën, as ta shkarkoj, as të ndahet prej tij. Ai ka në dorë vetëm të mërmëris dhe të thotë të kundërtën e asaj që thotë Lulzim Basha, duke bërë sikur nuk e ka mendjen se çfarë bën ai.

Pikërisht në këtë moment, u shfaq Ilir Meta dhe halli I tij. Përpjekjet për ta shkarkuar atë nga Preisdent dhe ngritja e mundshme e Gjykatës Kushtetuese brenda vitit, rrezikon seriozisht të ardhmen e tij politike.

Në këto kushte, Ilir Meta ka përgatitur partinë e tij të re, një parti me frymë të ekstremit të djathtë, nacionaliste, ksenofobe, nën shembullin e partive të Orbanit, Sharonit apo të ngjashmëve të tyre.

Kjo është e vetmja mënyrë që Ilir Meta të gjej një elektorat të ri nga e djathta, I cili mund ta rifaktorizoj atë.

Sali Berisha, I gjendur mes dilemës që I vjen nga Lulzim Basha, I cili bën sikur nuk e dëgjon çfarë thotë Berisha, dhe Ilir Metës që i kërkon me ngulm ose ti bashkohet lëvizjes së tij, ose do përfundoj në pranga bashkë me të, duket se zgjodhi Ilir Metën.  Mbështetja e Berishës ndaj Ilir Metës, në fakt është një faktorizim I fort I Metës si një pol I ri opozitar, dhe një mënyrë që të mos përballet me refuzimin e përditshëm që Lulzim Basha po I bën thirrjeve për kurs radikal dhe marrje pushteti me dhunë.

Sali Berisha ka zgjedhur të mos turpurohet nga Basha që bën sikur nuk e dëgjon, por të jetë me Ilir Metën  që i përgjigjet thirrjeve të tij për luftë. Kjo duket qartë tek ata që deklarojnë mbështetjen për 2 Marsin, që janë I gjithë rrethi poltik dhe nejrëzor I Sali Berishës. Përfshi dhe portalet e familjes së tij që tallen me Bashën që është bërë normal.

Sot opozita në të vërtet është dypolare. Ajo ka një lider zyrtar të saj, që shpreson ta udhëheq PD deri më 2021, dhe një pretendet për kryetar të ri opozite, pas vitit 2021.

Kjo është hera e dytë që Ilir Meta e bën politikën shqiptare tre polare. Për herë të parë e bëri më 2004, kur krijoi dy pole në qeveri përballë opozitës së bashkuar. Kjo është ehra e dytë kur po krijon dy pole në opozitë përballë një shumice shumë të bashkuar.

Next Post
VIDEO/ Mariza Ikonomi habit më deklaratën e saj: Më kanë bërë lesbike për një foto me…

VIDEO/ Mariza Ikonomi habit më deklaratën e saj: Më kanë bërë lesbike për një foto me...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Jepet pretenca për drejtorët e “5D”, SPAK kërkon dënimin me 39 vite burg të 7 zyrtarëve

SPAK me agjentë të infiltruar/ Plan për njësi operative në BKH dhe infiltrime dhe më shumë pavarësi në hetime

March 14, 2026
“Kosova do pushtojë Bratislavën”, në Sllovaki i tremben tifozëve dardanë

“Kosova do pushtojë Bratislavën”, në Sllovaki i tremben tifozëve dardanë

March 14, 2026
“Poshtë komunizmi”/ “Plasin” protestat në Kubë, digjet dega lokale e Partisë Komuniste

“Poshtë komunizmi”/ “Plasin” protestat në Kubë, digjet dega lokale e Partisë Komuniste

March 14, 2026
Nga protesta, Kuvendi Kombëtar dhe ndryshimet në statut/ PD mbledh Kryesinë, ja kur do të mbahet

Nga protesta, Kuvendi Kombëtar dhe ndryshimet në statut/ PD mbledh Kryesinë, ja kur do të mbahet

March 14, 2026
“SHBA duhet të tërhiqet nga Irani”, këshilltari amerikan i bën thirrje Trump

“SHBA duhet të tërhiqet nga Irani”, këshilltari amerikan i bën thirrje Trump

March 14, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Ironia perverse e demokracisë sonë

March 14, 2026
Dyshohet se braktisi fëmijët e saj të mitur, policia vihet në kërkim të 40-vjeçares në Korçë

Dyshohet se braktisi fëmijët e saj të mitur, policia vihet në kërkim të 40-vjeçares në Korçë

March 14, 2026
Irani paralajmëron Ukrainën: Po ndihmojnë Izraelin me dronë, prandaj do të jetë një objektiv legjitim për ne

Irani paralajmëron Ukrainën: Po ndihmojnë Izraelin me dronë, prandaj do të jetë një objektiv legjitim për ne

March 14, 2026
Macron ofron negociata në Paris për paqe mes Izraelit dhe Libanit

Macron ofron negociata në Paris për paqe mes Izraelit dhe Libanit

March 14, 2026
Shefja e politikës së jashtme e BE-së: Pres një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë

Shefja e politikës së jashtme e BE-së: Pres një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In