Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka treguar përse Alfred Rrushaj vendosi të largohej nga Kuvendi duke dorëzuar mandatin.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Paloka tha se Rrushaj u investua në bisedimet mes dy grupeve në PD dhe kërkonte bashkimin e partisë, por kjo dështoi dhe ai u ndje i zhgënjyer.
“E di për zotin Rrushaj pse është larguar. Kam biseduar edhe përpara me të.
Fredi nuk i bëri publicitet asaj gjëje dhe i kërkoj ndjesë. Fredi ishte një nga njerëzit që u përpoq të bashkonte dy grupet brenda grupit parlamentar. Ramë dakord në disa pika si mund të bashkëpunohej. Arsyeja më e fortë ishte zhgënjimi prej kësaj”, deklaroi Paloka.
/a.r