• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Pse duhet të qëndrojë Berisha në krye të PD-së

by Lorenc Vangjeli
31/05/2025 14:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Zgjedhjet politike janë instrumenti më i mrekullueshëm i demokracisë për të zgjidhur krizat. Për paradoks, Shqipëria hyn në krizë sa herë që mban zgjedhje politike. Kjo simbiozë qesharake është verifikuar në çdo ndeshje elektorale të Shqipërisë postpluraliste.

Pas zgjedhjeve fituesi përpiqet që ta transferojë krizën tek humbësi, kurse humbësi tenton të bëjë pis zgjedhjet për të relativizuar trofeun e fitimtarit. Edhe maji i 2025-ës nuk ndryshoi asgjë. Jo sepse fantazia e palëve nuk mund të shpikë arsye të tjera për krizën që është bërë gjendja natyrale e shoqërisë shqiptare, por sepse çdonjëra nga arsyet e vjetra, edhe veç e veç, mjafton për t’i hedhur benzinë zjarrit të krizës.

Socialistët, më shumë se sondazhet që ju parathoshin fitoren, më shumë se organizimit të tyre si repart elektoral dhe madje edhe më shumë sesa përdorimi i faktorëve joelektoralë dhe pabarazisë së garës që në start e mjeteve të pabarabarta në ndeshje, kishin gjetur qetësi në bindjen se nuk ishte e nevojshme që të fitonin ata.

Mjaftonte të prisnin të humbiste Berisha. Fiks siç edhe ndodhi. Fiks edhe siç e kishte menduar më herët dhe siç e thotë tani publikisht edhe vetë Berisha. Fiks siç e dinin edhe gjithë njerëzit e vijës së tij të parë të frontit, votuesit militantë, indiferentët dhe kundërshtarët e tij.

Vetëm tre javë mbas zgjedhjeve u verifikua në terren se zgjedhjet e majit ishin një formalitet bezdisës, që do të mbylleshin edhe formalisht pa dhënë asnjë zgjidhje të ndryshme. Do të ripërsëriteshin të njëjtët personazhe, të njëjtat probleme, të njëjtat premtime, në të njëjtin ritual të pandryshueshëm për gati dy dekada. Pjesa tjetër mbushet me figurantë nga të dy palët.

Tek socialistët me një grup parlamentar të ndryshuar në një masë tronditëse, emrat rishtarëve nuk thonë asgjë të re. Të zgjedhur vetëm nga humori i Ramës, të varur vetëm nga humori i tij, ata do të vazhdojnë të jenë një numër i ndryshëm serial i të njëjtës pasaportë.

Tek demokratët janë dy kategori. Pjesa dërmuese e deputetëve të rikualifikuar janë sërish shëmbëlltyrë perfekte e Berishës, me të njëjtën pasaportë besnikërie të verifikuar ndaj tij, kurse pjesa tjetër, është e përbërë nga disa personazhe të zhgënjyer në shpresën naive të ikjes së Berishës.

Të paktën një grusht deputetësh të PD-së që gjithashtu e paradinin rezultatin, prisnin që humbja dhe statuti do ta largonte Berishën nga drejtimi i PD-së dhe do të rihapej loja për drejtimin e opozitës. Si një ripërsëritje copy paste tashmë dramatike e komedisë së Bashës në humbjen e 2021-shit.

Sërish siç mund ta parashikohej lehtësisht, ky ishte një hesap i bërë pa të zotin e hanit. Hanxhiu Berisha nuk do të lejojë të hapen dy porta në hanin e tij. Dhe këtu zë fill paradoksi tjetër. Logjika politike tashmë i sheh llogaritë e përmbysura.

Nëse do të kishte qenë një hap i duhur, madje edhe i vonuar largimi i Berishhës nga ambicja e shpallur për t’u bërë kryeministër, qoftë dhe disa muaj përpara zgjedhjeve, largimi i tij tani mbas humbjes, do të ishte një shkak më shumë për transferimin total të krizës brenda PD-së.

Pavarësisht se statuti thotë ndryshe, Berisha është i ndëshkuar të qëndrojnë në krye të partisë së tij, së paku për një periudhë jo të shkurtër tranzitore për të penguar dizintegrimin e partisë së tij.

Llogaria cinike në dobi të opozitës është përputhur kësaj here plotësisht me ambicjet egoiste të Berishës. Për paradoks sërish, është më mirë që humbja e zgjedhjeve të administrohet nga ish-tropojani i ashpër, makiavelisti arrogant Berisha, sesa, fjala vjen, nga Bardhi, kavajasi luftarak, por i paqëndrueshëm apo brishtësia e ndonjë mtonjësi/seje si Tabaku e Këlliçi nga Tirana.

Secili nga ta do të ishte më i dobishëm se Berisha për të drejtuar PD-në përpara garës, por edhe të tre bashkë janë të pamjaftueshëm për të udhëhequr tranzicionin e krizës.

Tani kur të vetët nuk guxojnë as ta mendojnë largimin e tij sipas urdhërimit të statutit, Berisha është i vetmi njeri në PD që mund të garantojë stabilitet. Ai është filli i vetëm që mund të mbajë bashkë goglat e çorroditura. Eshtë më i aftë ta bëjë këtë gjë mjeshtri i ndarjes sesa ata që nuk mund ta bashkojnë dot PD-në.

Edhe pse efekti anësor i këtij operacioni do të jetë sërish dramatik dhe Berisha do të vazhdojë të shërbejë si siguracion full casco për Ramën, fatkeqësisht, kjo është zgjidhja më pak e keqe në këtë ditë të keqe për opozitën. Kështu do të jetë deri në momentin kur krizës së opozitës të fillojë t’i mbivendoset një krizë e re. Kësaj here nga ana e maxhorancës.

Politika është si natyra. Ajo kërkon gjithmonë të vendosë ekuilibër. Ekuilibri i deformuar i 11 majit, do të zëvendësohet, më mirë shpejt sesa vonë, nga një ekuilibër i ri. I ushqyer nga faktorë të papërfaqësuar në Kuvend. Dhe atëhere do të jetë rradha e maxhorancës për të mbajtur frymën në lutjen: Zot, mbaje dorën me kaq…!!!

Next Post
Pse digjen makinat në Shqipëri? Shkrumbohet automjeti në aksin Thumanë-Rinas, shpëton mrekullisht shoferi

Automjeti përfshihet nga flakët në aksin Fier-Roskovec, shkak një defekt teknik, s'ka të lënduar

Comments 3

  1. L.Xh says:
    7 months ago

    Shumë kush ëndërronjës, për karriken e kryetarit të PD (pos Berisha) kanë vënë “shishen e qumeshtit”, në rradhë për ti zënë vëndin Kryeplakit të kësajë force politike.
    Hesapet i kanë bërë pa hanxhinë, këtë e thua bukur Vangjkë.
    Rradhaxhinjtë e shishes së qumeshtit, duhet të pyesin XHEBRAIL EMININ se kur ka bërë ndermend të vijë tek Berisha, thjesht kjo, që mos të harxhojnë energji dhe investime morale e materiale. Deri momentin që vjen xhebrail Emini tek Berisha, ai do të rrijë në krye të PD si kryeplak me liçencë nga gjykata dhe SPAK-u.

    Reply
  2. PROSHI says:
    7 months ago

    Nëse ikën Berisha nga krei i PD-së, kjo parti shkërmoqet në më pak se 6 muaj. Ashtu si PL (LSI) dikur. Që nuk egziston më. Në fakt këto parti më shumë ngjajnë me grupe paramilitare sesa demokratike. Mirë është të copëtohen e më pas koha ti mbledhë sërish, por jo pët pushtet.

    Reply
  3. SPAK-u says:
    7 months ago

    Nuk ka lidhje me unitetin e PD. Ka lidhje me gjyqin ndaj Berishes

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aplikimet për dokumentet e identifikimit/ Të Premten, zyrat e IdentiTek do jenë të hapura në 12 qarqe

Aplikimet për dokumentet e identifikimit/ Të Premten, zyrat e IdentiTek do jenë të hapura në 12 qarqe

December 25, 2025
Dorëheqja e Ermal Dredhës/ Këshilli Bashkiak i Vlorës mblidhet më 22 shtator për të caktuar drejtuesin e ri

Përdorën karburantin e punës në shkelje/ Pezullohen nga detyra tre punonjës së Bashkisë Vlorë

December 25, 2025
Festohet në mbarë Shqipërinë Krishtlindja/ Mesazhe solidariteti, paqe e shprese për të gjithë besimtarët

Festohet në mbarë Shqipërinë Krishtlindja/ Mesazhe solidariteti, paqe e shprese për të gjithë besimtarët

December 25, 2025
Krim në familje, 42-vjeçari godet me thikë bashkëshorten

Kuçovë, përleshje mes adoleshentëve, 19-vjeçari plagoset me thikë

December 25, 2025
VIDEO/ Surprizohen fëmijët në Himarë, babagjyshi “zbret” nga ajri

VIDEO/ Surprizohen fëmijët në Himarë, babagjyshi “zbret” nga ajri

December 25, 2025
Goditi me thikë të riun, arrestohet 44-vjeçari në Vlorë

VIDEO-Plagosja në Kavajë, detajet e reja/ “Më jep para ose…”, autori goditi me thikë biznesmenin dhe dëmtoi fasadën e marketit

December 25, 2025
Festa e Krishtlindjes, mesazhi i Kryepeshkopit Joan nga katedralja “Ngjallja e Krishtit”: Bota ka nevojë për dritë

Festa e Krishtlindjes, mesazhi i Kryepeshkopit Joan nga katedralja “Ngjallja e Krishtit”: Bota ka nevojë për dritë

December 25, 2025
VIDEO-Pogradec, arrestohet zjarrfikësi i bashkisë, shfrytëzonte lokalin për të shitur drogë! Sekuestrohen kanabis dhe para..

VIDEO-Pogradec, arrestohet zjarrfikësi i bashkisë, shfrytëzonte lokalin për të shitur drogë! Sekuestrohen kanabis dhe para..

December 25, 2025
Përplasjet në PD, Berisha akuzon Salianjin: Ka nga ata që bëjnë zhurmuesin e Ramës, duke …

Ish-kreu i FRPD reagon për takimet e Salianjit në Durrës, Gjirokastër e Elbasan: Pjesëmarrje masive, lidershipi flet me nxitim! Ja 3 arritjet..

December 25, 2025
Rënia e çmimit të kokainës detyron trafikantët të ripërdorin nëndetëset e drogës

Rënia e çmimit të kokainës detyron trafikantët të ripërdorin nëndetëset e drogës

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com