• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse duhet pritur shtatori për ndryshime

by Plator Nesturi
22/06/2021 10:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Plator Nesturi

Çfarë e rinovon një maxhorancë, për më tepër kur ka tetë vjet që qeveris, është aftësia për të ndryshuar. Kalcifikimi i ideve, i ndërthurjes së punës, i njerëzve që ka veshur me pushtet dhe që e drejtojnë këtë vend, natyrisht që do sjellin kosto të rënda nesër. Jo thjesht për forcën politike por për vetë ecurinë e ekonomisë dhe të zhvillimin e vendit. Në këtë aspekt, PS në kongresin e zhvilluar së fundmi tregoi se nuk ish një parti e vetëkënqur për çka ka arritur, por se evidentoi dhe probleme që duhen ndrequr.

Kryeministri në fjalën e tij tha se jo gjithçka ka rrjedhur vaj, dhe u angazhua se makineria qeverisëse duhet të riprogramohet, të vajisë ingranazhet që nuk kanë funksionuar mirë e të bëjë zëvendësimet e duhura. Dhe në këtë kuadër natyrshëm që do të shoshitë e të marrë në shqyrtim dhe pakënaqësitë nga qytetarët mbi institucionet. Por pse duhet të kemi shvendosje në kohë të vendimeve që do të ndërmarrë PS dhe Rama kur bëhet fjalë për shkarkime apo ndryshime? Shtyrja në kohë drejt shtatorit për zëvendësimin e kujt nuk ka kryer punën, mund të merren sërish me rezervë. Pasi, nëse është zbuluar që tani diagnoza, përse duhet pritur deri në shtator për të kryer operacionin. Ndërkohë, ka patur veç disa ndryshime drejtorësh rajonalë e të rangut të tretë, që gjithsesi janë shumë pak për të mbështetur tezën se ndërhyrjet për rregullimin e difekteve ka nisur të japë rezultate. Në kushtet e sotme, kur kemi një situatë të ndezur me opozitën për çështjen e zgjedhjeve dhe mosnjohjen e rezultatit, do të dukej si një tërheqje dhe tregues frike çdo hezitim dhe dalje nga programi i punës. Kur në fakt vijimësia është e vetmja rrugë për të treguar se maxhoranca ka fuqinë për tu vetpërmirësuar.

Nëse PD është ende në një krizë të thellë besimi për shkak të humbjes së rradhës, marrja e insiativës nga ana e maxhoranëcs, si për lëvizjet e pritshme ashtu dhe në vijueshmërinë e stabilitetit qeverisës, mbeten elementë i drejtpërdrejtë komunikimi me elektoratin për mesazhet që ka përcjelë ai përmes votës. Për këtë nuk ka pse pritet shtatori e bashkë me të dhe ulja e opozitës në parlament. Axhendat janë të ndara.

fjala.al

Next Post
Leli refuzon sërish ballafaqimin/ Këshilli Bashkiak voton kundër tij, s’lejojnë sekretarin të dalë në pension

Refuzon mbledhjet me argumentin e masave anti-COVID/ 'Shëndetësia' 'rrëzon' Lelin, jep dritën jeshile: Mbledhja mund të bëhet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e opozitës, Policia: 6 efektivë të lënduar, 20 qytetarë të shoqëruar

Protesta e opozitës, Policia: 6 efektivë të lënduar, 20 qytetarë të shoqëruar

March 23, 2026
Thellohet bilanci tragjik, 3 viktima prej aksidentit në Vlorë

Thellohet bilanci tragjik, 3 viktima prej aksidentit në Vlorë

March 23, 2026
Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In