• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse duhet diskutuar për Mit’hatin

by Dritan Hila
12/11/2018 16:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Në fillim të vitit 2014, qeveria krijoi një grup pune ndërministerial që do të merrej me përkujtimin e 70-vjetorit të çlirimit të atdheut.

Unë përfaqësoja Ministrinë e Mbrojtjes. Organizatorët dhe ideatorët, që në përgjithësi janë tipa që, siç i ka qejf Rama, janë sipërfaqësorë dhe jashtë profilit, propozuan që mos të përmendej pikërisht kjo luftë dhe kontributi i shqiptarëve, por kontributi i popujve në përgjithësi, duke përfshirë edhe Luftën e Parë Botërore.

Kundërshtova duke thënë se edhe Kina ka kontribuar me 100 mijë kinezë në hapjen e llogoreve, por është ndryshe çmimi i gjakut që ne kemi dhënë.

Ishte prezent edhe Rustem Peçi, kryetari i atëhershëm dhe aktual i Organizatës së Veteranëve të LANÇ, i cili u ankua se qeveria Berisha i kishte dhënë tre herë më shumë buxhet ngase po i jepte qeveria e “majtë” për përkujtimet e nevojshme. Dhe iku nga mbledhja. Berisha ishte ai që i futi babanë në burg. Ndërsa “të majtët” e sotëm po i shembin shtëpinë tek pularia. Nejse. Për fat, qeveria përkujtoi luftën e shqiptarëve dhe jo kontributin e kinezëve.

Gjithë këtë parashtrim e bëra thjesht për të hyrë në temë dhe argumentuar për aktin e qeverisë Rama për të sjellë në atdhe eshtrat e Mit’hat Frashërit, si një aksion që nuk ka lidhje fare me seriozitetin e një shteti ndaj të shkuarës dhe së tashmes.

Zakonisht, hapa të tillë ndërmerren pas ngritjes së një grupi pune me historianë që diskutojnë pozitivet dhe negativet e një personazhi dhe pastaj ndërmerren hapat dhe shkalla e nderimit. Nuk më rezulton që për pinjollin e Frashërllinjve të jetë bërë diçka e tillë. Si çdo gjë voluntariste që bën kryeministri ynë, jam i bindur që hapi është ndërmarrë nga enturazhi i Ramës, që në përgjithësi janë njerëz jashtë profileve, një mishelë mes jokompetencës dhe dijeve sipërfaqësore, që diskutojnë për historinë, ekonominë, politikën dhe trashëgiminë me citate të peshkuara lart e poshtë apo gojëdhëna folklorike. Ky besoj është edhe rasti i Mit’hatit. Dhe ndoshta nuk do ja vlente zgjatja, nëse kjo nuk ka të bëjë me një relativizim të historisë sonë dhe si po e gjykojmë atë.

Nuk jam historian që të klasifikoj qëndrimet ndaj figurave, por besoj se vlen thënia e Kristo Frashërit që duhet parë raporti i tyre me atdheun. Dhe nga ky pikëvështrim, qasja e shqiptarëve ndaj personazheve të historisë po shkon drejt banalizimit komplet. Pjesëmarrësve në delegacionin e bashkimit me Italinë, me kontribute në pavarësimin e vendit, i është harruar tërësisht akti i dorëzimit të kurorës së Skënderbeut, Mbretit Emanual i III-të pas pushtimit të vendit. Harrojmë se ishte ky akt ku bazohet Greqia në mbajtjen e ligjit të luftës dhe që për pak na rrezikoi rreshtimin në fuqitë humbëse të Luftës së Dytë Botërore në Konferencën e Paqes në Paris. Po harrohen qëndrimet e dhjetëra figurave që firmosën pavarësinë, por për inat të Zogut, fjetën me Italinë fashiste e më pas Gjermaninë. Harrohet se këta, përveç firmosjes së pavarësisë, kanë firmosur edhe përndjekjen dhe vrasjen e luftëtarëve të lirisë. Justifikohemi me tezën idiote se nazifashizmi, nëse fitonte do na bashkëngjiste Kosovën (nga budallallëku apo injoranca nuk përmendin se do ishte pa Çamërinë, Mitrovicën apo Iliridën), duke harruar se nazifashizmi ishte edhe një armik jo vetëm i komunizmit, por edhe i vlerave bazike të drejtave të njeriut. Dhe këtë e thonë pikërisht ata që shajnë komunizmin si shkelës së këtyre të drejtave (çka vërtet ishte).

Në gjykimin dhe vlerësimin e figurave të periudhës nga shpallja e pavarësisë e deri në nëntor ’44, ajo që ne duhet të gjykojmë duhet të ketë lidhje pikërisht sesi u sollën këta njerëz në aktin final të jetës së tyre. Sepse nëse nuk e bëjmë këtë vlerësim, askush më vonë nuk ka pse sakrifikon për këtë vend dhe mbrojë sovranitetin e tij. Nëse ne nuk jemi të qartë që bashkëpunimi me nazifashizmin ishte një ndër aktet e pafalshme të njerëzve, akt që nuk është parashkruar as sot e kësaj dite nga bota e qytetëruar, atëherë gjykimi ynë ndaj vlerave të njerëzimit dhe historisë sonë, mbetet primitiv dhe tribal.

Mit’hat Frashëri, e shumë të tjerë që më pas bashkëpunuan apo flirtuan me pushtuesin, mund të kenë bërë për Shqipërinë, dhe duhen respektuar për atë që kanë bërë si poetë, filatelistë apo librashitës, megjithëse e bënë si ajo lopa që i bie me shkelm kovës që mbush me qumësht. Por nuk mund t’iu bëhet ceremoni shtetërore, nuk mund të vendosen në altarin e atyre që bënë gjithçka dhe pa kompromis me askënd për Shqipërinë. Përndryshe çfarë u kuptua.

Next Post
Paralajmërimi i fortë i Ramës: Nesër, rezultatet e një tjetër operacioni

Është koha për të parë një Edi Rama ndryshe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KLGJ nuk e pranoi dosjen, ILD nis shqyrtimin për gjyqtaren Irena Gjoka

KLGJ nuk e pranoi dosjen, ILD nis shqyrtimin për gjyqtaren Irena Gjoka

February 5, 2026
Kërkoi ulje page për gjyqtarin për zvarritje në zbardhjen e vendimeve, KLGJ pranon pjesërisht kërkesën e ILD

Kërkoi ulje page për gjyqtarin për zvarritje në zbardhjen e vendimeve, KLGJ pranon pjesërisht kërkesën e ILD

February 5, 2026
Itali/ Tragjedia në familjen shqiptare, i afërmi: Nënës së Artit ende nuk i kanë treguar se ka ndodhur kjo fatkeqësi e madhe

Itali/ Tragjedia në familjen shqiptare, i afërmi: Nënës së Artit ende nuk i kanë treguar se ka ndodhur kjo fatkeqësi e madhe

February 5, 2026
Të akuzuar për vrasjen e babë e bir, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me burg përjetë për Ardjan dhe Florenc Çapjan

Të akuzuar për vrasjen e babë e bir, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me burg përjetë për Ardjan dhe Florenc Çapjan

February 5, 2026
Kush janë Epshtjejnët shqiptarë!

Kush janë Epshtjejnët shqiptarë!

February 5, 2026
E rëndë në Shkodër/ 24-vjeçarja në timon përplas për vdekje të moshuarin

Aksident në Tiranë, humb jetën 65-vjeçarja pas përplasjes nga makina

February 5, 2026
U dërgua me urgjencë ditën e djeshme në spital, ja si paraqitet gjendja e ish-presidentit Moisiu

U dërgua me urgjencë ditën e djeshme në spital, ja si paraqitet gjendja e ish-presidentit Moisiu

February 5, 2026
Korrupsion zgjedhor, GJKKO shpall fajtorë 3 të pandehur

Korrupsion zgjedhor, GJKKO shpall fajtorë 3 të pandehur

February 5, 2026
Ervin Hajdaraga: Skema e naftës do ribëhet, fermerët do përfitojnë 10% të faturës së shitjes

Ervin Hajdaraga: Skema e naftës do ribëhet, fermerët do përfitojnë 10% të faturës së shitjes

February 5, 2026
Spiropali në Mëngjesin e Lutjeve në Uashington, ku ishte i pranishëm edhe Trump: Besimi forcon shoqërinë

Spiropali në Mëngjesin e Lutjeve në Uashington, ku ishte i pranishëm edhe Trump: Besimi forcon shoqërinë

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In