• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse drejtësia është e kompleksuar nga Sali Berisha?

by Mero Baze
06/08/2022 20:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i SPAK, Arben Kraja nuk arriti dot as t’i zërë emrin në gojë Sali Berishës, dje në një intervistë tek Zëri i Amerikës, i pyetur drejtpërdrejt nga gazetarja, se përse nuk nisin hetimet ndaj Berishës. Përgjigja e  tij, e cila ishte një grumbull fjalësh pa kuptim nga paniku, tregojnë qartë pafuqinë e drejtësisë shqiptare ndaj Sali Berishës dhe pafuqinë e së paku këtyre prokurorëve që kemi në krye, qoftë dhe për t’ia zënë emrin në gojë.

I di të gjitha arsyet që përfliten për SPAK dhe prokurorë edhe më të rinj, madje dhe për disa që kanë lindur ndërkohë që Berisha ishte në pushtet, shmangen kur vjen puna tek Berisha. E di frikën e tyre nga përbaltja, dhunimin publik, telendisja me libër shtëpie, e ndoshta deri kërcënime verbale. I di teoritë e konspiracionit që lidhin politikisht reformën në drejtësi me pazarin që berishët të mos i prekin…

Por të gjitha janë dokrra. E vetmja gjë e vërtetë, është se nuk kemi një prokuror, i cili të vendosë që të merret me të dhe të gjithë do të shkojmë se është një tigër prej letre.

Akoma më malinje është qasja e prokurorëve që thonë se SHBA ose Britania e Madhe të na dërgojnë faktet. Nëse këtu nis një hetim dhe prokurorët kërkojnë ndihmën e SHBA për fakte natyrisht që do ta kenë, por nëse këtu prokurorët kërkojnë që FBI të bëjë akuzën me fakte dhe këta të firmosin, këta nuk duan të ndëshkojnë Berishën, por të bëjnë qesharake SHBA.

SHBA e ka bërë ekspertizën për Gërdecin. E ka të qartë, e ka në dosjen e prokurorisë, e cila nuk guxoi ta thërrasë Shkëlzen Berishën, as si person në dijeni pasi ka folur orë të tëra me pronarin fiktiv të fabrikës. SHBA e ka bërë ekspertizën e videos Ilir Metës, por gjykata jonë e ka hedhur poshtë dhe ka pranuar ekspertizen e njërit që kishte fushë drush në Gjirokastër me LSI.

SHBA e ka bërë ekspertizën e 21 janarit dhe provon që serveri është fshirë në natën mes 21 dhe 22 janarit në orën 1.30 të natës duke zhdukur gjithë provat, por Berisha nuk është thirrur as për të pirë kafe në Prokurori, pasi ka vrarë dhe është mburrur që ka vrarë katër vetë.

Më tej akoma dosja angleze e “non gratës” së Berishës e turpëron akoma më shumë prokurorinë dhe SPAK. Ajo ka akuza konkrete, ka listë emrash konkret, ka veprimtari kriminale konkrete.

Dosja flet për veprimtarinë kriminale të familjes Berisha lidhur me Damri Fazliç. Çështja ka të bëjë me pastrim paresh të vajzës së Sali Berishës. U hap në Gjykatën e Tiranës më 2008 pas denoncimeve të shtypit kritik me Berishën, dhe u mbyll se “nuk erdhi letra nga Qiproja”. Dosja provon qartë se Argita Berisha dhe studjoja e saj janë “de facto” menaxherë dhe pronare të kompanive guaskë të maskuara në Qipro që operojnë në Shqipëri me filiale në emër të Damir Fazliç. Hollësitë i keni në dosje dhe faktet ende në terren nga Portoromano deri tek regjistrat e OSHE e tenderat e energjisë.

Lista anglezë ka po ashtu 10 emra konkret kriminelësh shqiptarë me veprimtari në Angli në fushën e drogës dhe pasurive të palujtëshme, njërit prej të cilit i kanë djegur dhe letrat angleze me këtë rast. Janë rreth i ngushtë i Sali Berishës dhe mbartës emri për pronat e tyre. I kishit në oborin e SHQUP më 8 Janar, i keni pronarë të rëndësishëm në Tiranë dhe elementë të botës kriminale. Lidhjet shkojnë tek i biri i Sali Berishës, tek lidhjet e tij me industrinë e zezë të lojrave të fatit, dhe botës kriminale që vërtitet rreth tij dhe familjes së tij.

Sali Berisha përveç Damir Fazliçit nuk lexoi emra të tjerë, se nuk do t’i tremben banditët që vazhdojnë t’i shkojnë pas. Por SPAK nuk ka pse trembet nga Sali Berisha. Listën angleze të botës kriminale të Sali Berishës mund ta marrë zyrtarisht kur të dëshirojë përmes shërbimeve, jo se nuk i njeh, por që t’i dalë frika që dhe ata njerëz mund të ndëshkohen.

Në fund, edhe diçka për autoritetin e titullarit të SPAK, i cili lidhet me besueshmërinë e atij institucioni. Kur nuk keni dëshirë të flisni, apo të përballeni me probleme, është më mirë të mos shfaqeni në media. Ashtu së paku, dikush mund të besojë se jeni duke bërë ndonjë punë. Kur flisni, ju njohin dhe kujtohen që Berisha “u ka rrahur që kulish” dhe nuk bëheni dot.

Next Post
Rrethuar nga të katër anët: Të jetosh “normalisht” mes stërvitjeve ushtarake

Rrethuar nga të katër anët: Të jetosh "normalisht" mes stërvitjeve ushtarake

Comments 1

  1. PRoShi says:
    4 years ago

    Saktë Mero!
    Janë të rrahur që këlyshë buçeje. Nuk bëhen për asgjë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Fjalimi i Edi Ramës, një kërcim i guximshëm në errësirë

February 19, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

Deklarata e fortë e Vengut: Rama e përdori Bordin e Paqes si platformë për interesat e shqiptarëve në rajon

February 19, 2026
Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

February 19, 2026
I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

February 19, 2026
Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

February 19, 2026
Bonusi i fundvitit për pensionistët, ndryshon sasia dhe mënyra e ndarjes! Ja kush kategori do të marrë më shumë

Ata që jetojnë në fshat mund “të blejnë” vite pune për pension deri më 31 dhjetor 2026

February 19, 2026
Mbledhja e Këshillit, Salianji zbulon arsyen pse nuk ka marrë pjesë! Ja si përgjigjet ai

Premtoi “rrëmbimin” e Ramës si Maduro; Salianji: Berisha ka vetë marrëdhënie të krisura me SHBA

February 19, 2026
53-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në banesën e tij, çfarë zbuluan autoritetet italiane

53-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në banesën e tij, çfarë zbuluan autoritetet italiane

February 19, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

Bordi i Paqes/ Ish-ambasadori: Për Shqipërinë, një ndër ditët më të mira! Meritë e Ramës..

February 19, 2026
“Ndëshkoni krimin e këtij kafshe”, Braçe reagon ashpër pasi burri dogji gruan me benzinë

Akuza e fortë e Braçes në Kuvend: Prodhuesit e mëdhenj të birrave kanë korruptuar ministra e zyrtarë tatimesh!

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In