Jose Mourinho do të rikthehet të shtunën në Itali te Interi, por vetëm për ta parë nga afër ndeshjen me Sampdorian.
Këtë lajm e ka bërë të ditur presidenti Massimo Moratti, njeriu i cili e emëroi Mourinhon te Interi në viti 2008.
Sipas Morattit, ish trajneri i Real Madridit dhe Chelseat, që ishte pjesë e Interit në triumfin historik të viti 2010, ka shprehur dëshirën për të parë nga afër një ndeshje të zikaltwrve.
“Mendoj se Mourinho do të jetë në San Siro të shtunën mbrëma. “Një dhuratë për tifozët? Është ai që dëshiron të vijë në Milano. Ai është pjesë e historisë së Nerazzurrëve”.
“Bëmë një drekë së bashku me të në Londër dhe shprehi dëshirën që të jetë në stadium për ndeshjen me Sampdorian”, ka thënë Moratti.