• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 8, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse disa individë kanë frikë për të qënë të lumtur?

by Rudina Koromani
28/01/2025 14:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Rudina Koromani

Secili prej nesh, ka ndjerë qoftë dhe njëherë të vetme frikën për të qenë shumë të lumtur nga frika se kjo ndjenjë mund të mos zgjasë dhe se përfundimisht mund të përballemi me zhgënjimin, por për disa individë një reagim i tillë është i përjetshëm, një stil jetese.

Disa trauma të së shkuarës, disa ngjarje të pakëndëshme që i kanë frikësuar shumë apo disa përvoja negative të ndodhura menjëherë pas disa ngjarjeve të gëzueshme – shkaktojnë tek disa individë një frikë psikologjike, një  shqetësim të tepruar deri në atë pikë sa kanë frikë të jenë të lumtur, të kenë frikë nga lumturia/gëzimi, duke i bërë të jetojnë një jetë  të PALUMTUR.

Edhe pse kanë gjithçka që kanë kërkuar e punuar fort, ata asnjëherë nuk arrijnë të jenë të lumtur duke jetuar çdo ditë të shqetësuar, të preokupuar, të stresuar se diçka e keqe do ndodhi. Kjo gjendje vigjilence – në pritje se diçka e keqe do u ndodhi pas çdo suksesi e gëzimi që përjetojnë, është një mekanizëm i njohur nga shkenca e psikologjisë, i cili ndodh kryesisht tek individët që i brendësojnë jo në mënyrën e duhur  ngjarjet e ndodhura duke penguar veten e tyre të GËZOJNË, të jenë të LUMTUR.  Përgjithësimi i shqetësimit i bën këta individë të priren t’i shohin momentet e qeta si një kërcënim duke i bërë të jetojnë me mendimin se lumturia ka një kohë të caktuar…dhe se kur kjo kohë mbaron …tragjedia vjen duke shkatërruar ato momentet e bukura.

Si rezultat përvetësojnë një reagim të alarmuar në çdo kohë duke krijuar një profil ANKTHIOZ…të shqetësuar e preokupuar për çdo gjë që bëjnë, duke harruar të shijojnë momentet e bukura që vinë spontanisht në çdo moment të ditës… por më keq akoma nuk arrijnë të gëzojnë arritjet e tyre dhe momentet e gëzimeve që festojnë.

Një reagim i tillë krijon një  rreth vicioz që përsëritet e përsëritet derisa personi thyhet… sepse të qënit vazhdimisht i shqetësuar dhe në alarm të merr energji, të lodh nga dita në ditë, trupi fillon dobësohet duke qënë vazhdimisht i alarmuar, sistemi imunitar bie, predispozitat për tu sëmurë rriten dhe fiziku dorëzohet…ato që reagojnë të parat janë vulnerabilitet tona fizike: tek dikush zemra, tek dikush stomaku, tek dikush një problematikë në zorrë, ekzema në lëkurë etj.

Përtej aspektit individual, në aspektin kulturor kjo çështje shihet në diferencat që shoqëri të ndryshme kanë ndaj lumturisë, si psh. në shumë kultura jo-perëndimore, rëndësia e lumturisë zë një pozicion inferior në krahasim me qëllimet e tjera shoqërore. Kjo mund të jetë pjesërisht për shkak të faktit se lumturia personale promovohet në kulturat individualiste dhe jo kolektiviste. Në shoqëritë individualiste si SHBA-ja dhe Evropa Perëndimore/Veriore, të drejtat, liria dhe preferencat personale të çdo individi theksohen mbi nevojat dhe pritshmëritë e një grupi si familja, grupet e bashkëmoshatarëve ose komuniteti. Në të kundërt, në shoqëritë kolektiviste si Azia Lindore dhe Amerika Qendrore/Jugore, nevojat dhe aspiratat e një grupi të rëndësishëm kanë përparësi mbi parimet e individit. Si e tillë, ndërsa lumturia personale mund të jetë qëllimi kryesor për perëndimorët, në kulturat e tjera si e jona (ende deri diku) i kushtohet më shumë vlerë përkatësisë dhe harmonisë sociale. Nga kjo rrjedh se nëse qëllimi kryesor i një kulture të caktuar janë marrëdhëniet shoqërore, lumturia personale mund të mos ketë aq rëndësi. Për më tepër, lumturia personale madje mund të perceptohet si e dëmshme për harmoninë sociale (Uchida, Norasakkunkit, & Kitayama, 2004).

 “Aman se s’dua të qesh shumë se thonë lot kthehen”, “Mos qesh shumë se do qash”, “E qeshura të del e qarë”- janë  këto disa shprehje në disa kultura ( dhe tonën) që theksojnë frikën ndaj emocioneve, në të cilën individët kanë ankth për gjendjet e forta emocionale sepse kanë frikë se do të humbasin kontrollin mbi emocionet e tyre (Melka, Lancaster, Bryant, Rodriguez , & Weston, 2011),

Përtej mendësive kulturore dhe disa besimeve se “ të tjerët po vuajnë , si mund të jem i lumtur,” apo “ ji sa më pak i lumtur se shohin të tjerët e ngjall zilinë/ të keqen tek ata”, janë dhe faktorë personaliteti që ndikojnë në përvojën e lumturisë dhe frikës ndaj saj, Neuroticizmi dhe Pranueshmëria duket se janë tipare që ndikojnë pozitivisht në rritjen e kësaj frike.

Por Çfarë është Lumturia ?

Të gjitha përkufizimet e studiuesve bien dakort se është: “Përvoja e gëzimit, kënaqësisë ose mirëqenies pozitive, e kombinuar me ndjenjën se jeta e dikujt është e mirë, kuptimplote dhe e vlefshme.” Përjetimi përfshin ndjenjat kalimtare që përjetojnë individët, të tilla si gëzimi, krenaria, mirënjohja dhe kënaqësia, të shkaktuara nga një përmbushje e thellë me një jetë të mirë.

Pa marrë parasysh prejardhjen kulturore të secilit prej nesh, çdokush meriton të jetojë një jetë të lumtur dhe të gëzuar. Ky nuk është një mendim perëndimor, por një kusht themelor që të gjithë banorët e tokës dëshirojnë ta arrijnë. Të gjithë duhet të jemi të kënaqur dhe të mbushur me përvoja që na sjellin kuptim, qëllim dhe sukses.

Psikoterapia është një nga mundësitë që ndihmon për të reflektuar mbi këto frikëra që perceptojmë por dhe vetë individi mund ta bëj një ndërgjegjësim të tillë. Disa teknika të thjeshta të vetëdijësimit për të mos penguar veten për të qënë i lumtur, të kujdesit ndaj vetes, identifikimit të modeleve joracionale të të menduarit, teknika të relaksimit dhe meditimeve që synojnë të ndërtojnë një vetëdije të vazhdueshme për të jetuar në të tashmen, të shkruarit,  ushtrimet fizike; mund të ndihmojnë për të eleminuar shqetësimet e tepruara që lidhen me frikën për të qënë të lumtur.

Mos lejo që frika e perceptuar të të pengojë të jetosh  mundësitë e mrekullueshme të jetës.

“Një nga zbulimet më të mëdha që bën një individ, për habi të tij,  është kur zbulon faktin se ai  mund të bëj atë që kishte frikë se nuk do të mund ta bënte kurrë” – Henri Ford

*Psikologe Klinike, 28 janar 2025

Next Post
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 29 Janar 2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E mitura mbeti e dëmtuar nga mbyllja e derës, procedohet shoferi i autobusit në Tiranë

E mitura mbeti e dëmtuar nga mbyllja e derës, procedohet shoferi i autobusit në Tiranë

December 8, 2025
Washingtoni kërkon paqe, Tel Avivi përgatitet për luftë në Liban. A do të përsëritet modeli i Sinait?

Washingtoni kërkon paqe, Tel Avivi përgatitet për luftë në Liban. A do të përsëritet modeli i Sinait?

December 8, 2025
Mogherini nën hetim: Mes email-eve, mesazheve dhe lidhjeve të dyshuara me mikun Sannino

Mogherini nën hetim: Mes email-eve, mesazheve dhe lidhjeve të dyshuara me mikun Sannino

December 8, 2025
Vrasja e Mondi Hykës, nën hetim edhe nipi i personazhit të njohur! Kishin konflikt për 700 mijë euro

Vrasja e Mondi Hykës, nën hetim edhe nipi i personazhit të njohur! Kishin konflikt për 700 mijë euro

December 8, 2025
Besniku i Putinit: Tani e izoluara është Europa, tre pikat e panegociueshme të planit të paqes

Besniku i Putinit: Tani e izoluara është Europa, tre pikat e panegociueshme të planit të paqes

December 8, 2025
“Prindërit të lirë, hetohet qeni”, detajet e reja të ngjarjes tragjike në Greqi me familjen shqiptare

“Prindërit të lirë, hetohet qeni”, detajet e reja të ngjarjes tragjike në Greqi me familjen shqiptare

December 8, 2025
Nga tanket te avionët, si krahasohen ushtritë e Kamboxhias dhe Tajlandës

Nga tanket te avionët, si krahasohen ushtritë e Kamboxhias dhe Tajlandës

December 8, 2025
Arrestimi i Nanos me bekimin e SHBA? Flet ish-ambasadori i parë amerikan: Ja e vërteta!

Arrestimi i Nanos me bekimin e SHBA? Flet ish-ambasadori i parë amerikan: Ja e vërteta!

December 8, 2025
Qeveria e re/ Konstatimi i Kadillit: Rama me të tjerë blen vota dhe me të tjerë qeveris

Kush e solli ndryshimin më 8 Dhjetor 1990

December 8, 2025
Ivanka Trump zbulon interesin për Shqipërinë, publikon librat që po lexon

Ivanka Trump zbulon interesin për Shqipërinë, publikon librat që po lexon

December 8, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In