• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse disa familje “tironse” e presin kompensimin e pronave vetëm nga Partia Demokratike?

by A R
15/02/2021 20:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Struktura e ‘Kompleksit Partizani’ e ndërtuar nga regjimi komunist ka qenë për 60 vite simboli i sportit shqiptar dhe kampionëve të tij të mëdhenj. Ajo përbëhej nga palestra, pishina, pista atletike, fusha vollejbolli dhe basketbolli për një sipërfaqe totale prej mbi 26 mijë metra katrorë.

Për vite me radhë, edhe pas rënies së regjimit, kjo ishte një nga qendrat e pakta sportive në kryeqytet, ku kaluan mijëra sportistë çdo vit.

Kështu shkruan sot Shqiptarja.com teksa komenton privatizimin e ‘Klubit Sportiv Partizani’, kur nën qeverisjen e Sali Berishës trualli i kompleksit u kthye në shesh ndërtimi.

“Struktura sportive ka mbetur gjithmonë e përfshirë në të ashtuquajturin ”plani i përhapjes” të ministrisë së Mbrojtjes dhe forcave të armatosura, domethënë një listë që përfshin pronat ushtarake që Presidenti i Republikes dhe gjeneralët i konsiderojnë strategjike. Kështu ka qenë për trembëdhjetë vitet pas rënies së regjimit,  derisa kur, Sali Berisha u kthye në pushtet ne vitin 2005″ – shkruan portali në fjalë.

Detaje vijnë edhe nga mënyra se si dhe kur pronat janë ‘rikthyer te i zoti’, por vetëm për ato familje pranë Sali Berishës:

Në vitin 1996, trashëgimtarët e familjes Begeja fitojnë kështu të drejtën për të kthyer pronat e konsideruara si të marra në mënyrë të paligjshme nga shteti, gjithmonë në zonën e kryeqytetit ku qëndronte dikur aeroporti i Tiranës, tek ish fusha aviacionit. Vendimi mban datën 25 Prill 1996, nënshkruar nga kryetari i komisionit pranë agjencisë së kthimit dhe kompensimit të pronave Lulzim Çollaku (emëruar nga Sali Berisha) i cili u njeh trashëgimtarëve Begeja të drejtën e dëmshpërblimit të vlerës së tokave ose kthimin e tyre me shtesë e drejta e parablerjes së ndërtesave shtetërore të ndërtuara në pronën e tyre. Një e drejtë e cila, megjithatë, mund të ushtrohet vetëm nëse shteti vendos të privatizojë.

Por çfarë është më interesantja, është konstatimi se:

Kjo është arsyeja pse nga prilli 1996 deri në vitin 2005 trashëgimtarët Begeja nuk kërkojnë asnjë dëmshpërblim: ata preferojnë të presin kthimin në pushtet të Partisë Demokratike (ndërkohë te kaluar në opozitë pas skandalit të piramidave) dhe kthimin në Shqipëri të Jamarber Malltezit, i cili së bashku me gruan e tij kishte shkuar për të punuar në Kosovë. Vlente të kishin pak durim, sepse sigurimi i privatizimit të Klubit Partizani vlente miliona euro. Në fakt, procesi i privatizimit filloi menjëherë në 14 nëntor 2005, vetëm dy muaj pasi qeveria e re Berisha mori detyrën, e cila dukshëm, nuk kishte përparësi të tjera për të bërë.

 /a.r

Next Post
Erion Veliaj duhet t’i kërkojë ndjesë Lulzim Bashës!

LDK ka nevojë të rithemelohet!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmet izraelite/ Media në Teheran: Goditet një shkollë në Minab, vdesin 5 nxënëse

Sulmet izraelite/ Media në Teheran: Goditet një shkollë në Minab, vdesin 5 nxënëse

February 28, 2026
Telefonata, SMS dhe internet në BE pa tarifa shtesë/ KE propozon shfuqizimin e roaming për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor

Telefonata, SMS dhe internet në BE pa tarifa shtesë/ KE propozon shfuqizimin e roaming për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor

February 28, 2026
Çfarë fshihet pas “ulërimës së luanit”? Përballja e Netanyahut me regjimin e dobësuar iranian

Çfarë fshihet pas “ulërimës së luanit”? Përballja e Netanyahut me regjimin e dobësuar iranian

February 28, 2026
U hodh në lumin Osum 10 ditë më parë, gjendet trupi i pajetë i 42-vjeçarit

U hodh në lumin Osum 10 ditë më parë, gjendet trupi i pajetë i 42-vjeçarit

February 28, 2026
Tregtonte veshje të kontrabanduara dhe me logo false, arrestohet 38-vjeçarja në Tiranë

Tregtonte veshje të kontrabanduara dhe me logo false, arrestohet 38-vjeçarja në Tiranë

February 28, 2026
Shpërthime nga brigjet e Dubait deri në Katar, Irani nis ofensivë të paprecedentë në Lindjen e Mesme

Shpërthime nga brigjet e Dubait deri në Katar, Irani nis ofensivë të paprecedentë në Lindjen e Mesme

February 28, 2026
Irani bombardon bazën amerikane në Bahrein, vritet një person në Emirate

Irani bombardon bazën amerikane në Bahrein, vritet një person në Emirate

February 28, 2026
U ekstradua nga Dubai, “i forti i Niklës” Durim Bami lihet në burg

U ekstradua nga Dubai, “i forti i Niklës” Durim Bami lihet në burg

February 28, 2026
Ministria e Jashtme e Iranit: E ligjshme të përgjigjemi ndaj sulmeve të SHBA dhe Izraelit

Ministria e Jashtme e Iranit: E ligjshme të përgjigjemi ndaj sulmeve të SHBA dhe Izraelit

February 28, 2026
“Mund të ketë dhunë”/ Policia njoftim zyrtar për protestën e opozitës: Nuk marrim përsipër garantimin e zhvillimit të tubimit

“Mund të ketë dhunë”/ Policia njoftim zyrtar për protestën e opozitës: Nuk marrim përsipër garantimin e zhvillimit të tubimit

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In