• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse disa e vuajnë COVID-in më shumë se të tjerë? Epidemiologu: Geni OAS1, rol kyç, merret dhe si…

by Java News
09/03/2021 08:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mirëqenia dhe shëndeti i njeriut në përgjithësi e veçanërisht në situatën pandemike në të cilën ndodhemi përcakton ose definon qasjen e Covid ndaj nesh. Por baza kryesore e shëndetit është gjenetika, e cila luan rol kyç dhe u përgjigjet shumë pikëpyetjeve të ngritura mbi të panjohurën.

Kush ka riskun më të lartë për t’u shtruar në spital? Kush ka riskun më të lartë për të pësuar forma të rënda të Covid-19? Kush ka riskun më të lartë për të humbur jetën? Rasti i familjes që u shua javën e kaluar nuk kaloi pa tërhequr vëmendjen e tronditur jo pak njerëz.

Më përpara saj janë njohur fatalitete të shumta brenda të njëjtit gjen familjar. Shpesh babë e bir apo dy vëllezër. Pra, dikush e ka kaluar më lehtë infeksionin e të tjerë e kanë vuajtur shumëfish më rëndë. Përgjigja kërkohet te baza gjenetike.

Teksa ngjarjet tronditëse kapërcenin çdo kufi, studiues të shumtë u përpoqën t’i arsyetonin. Epidemiologu Ilir Alimehmeti sjell në vëmendje dhe shqipëron studime të tilla.

Një ndër to është ai në Universitetin McGill në Kanada, ekipi i të cilëve mori në studim mbi 1.2 milionë persona, te të cilët konkluduan në fund se gjeni OAS1 është tejet i rëndësishëm për t’u mbrojtur nga Covid-19. “OAS1 është një gjen i njohur për aktivitetin e tij antiviral duke luajtur rol: në përgjigjen e lindur qelizore antivirale, procese qelizore si apoptoza, rritja qelizore, diferencimin dhe rregullimin gjenik.

OAS1 sintetizon oligomerë më të lartë të 2′-5′-oligoadenilazës (2-5A) nga ATP (adenozinë trifosfatit), e cila më pas lidhet me format inaktive monomerike të ribonukleazës L, duke çuar drejt dimerizimit dhe aktivizimit pasues. Aktivizimi i ribonukleazës L çon drejt degradimit të qelizës, si edhe të ARN-së virale, duke shkaktuar kështu inhibimin e sintezës proteinike dhe, si rrjedhojë, duke bllokuar repklikimin viral. OAS1 mund të ndërmjetësojë efektet antivirale përmes rrugës klasike ARNazë Lvartëse ose nëpërmjet rrugës antivirale alternative”, sqaron eksperti i shëndetit publik, duke dhënë bashkë me të edhe lajmin e mirë se ky gjen, për ata që nuk e kanë, mund të aktivizohet përmes medikamenteve, te të cilat mund të fokusohet zhvillimi farmaceutik.

Nga studimi u pa se ata që kishin OAS1 në nivel të kënaqshëm, për çdo rritje të deviatit, kishin 46% gjasa për ulje të vdekshmërisë, 39% gjasë për t’u shtruar në spital dhe 22% mundësi për t’u infektuar. Studime paralele nga institucione elitare në Gjermani, Suedi e Japoni gjithashtu janë në të njëjtën linjë.

“Dy gjetjet kryesore të studimit në organin zyrtar të Akademisë së Shkencave të SHBA-së: 1. 22% ulje për shtrim në terapi intensive për çdo kopje të haplotipit neandertal. 2. 25-30% e popullatës së Euro-Azisë e ka këtë haplotip në gjene. Përqindja e popullatës ballkanike që e ka këtë gjen mbrojtës është rreth 45%. Kjo përqindje është rritur me kalimin e kohës, gjë që konfirmon avantazhin mbrojtës të formuar prej tij”, përmbledh Alimehmeti, referuar studimeve më të fundit mbi rolin e gjeneve në përballimin e Covid-19.

g.kosovari

Next Post
Personat e vaksinuar mund të takohen edhe pa maskë/ Kur njerëzit konsiderohen të mbrojtur plotësisht ndaj Covid

Personat e vaksinuar mund të takohen edhe pa maskë/ Kur njerëzit konsiderohen të mbrojtur plotësisht ndaj Covid

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Na ka mundur 9 herë në dy javë”, kryeparlamentari iranian ironizon presidentin Trump: Sa qesharak!

“Na ka mundur 9 herë në dy javë”, kryeparlamentari iranian ironizon presidentin Trump: Sa qesharak!

March 15, 2026
Sezoni veror 2026/ Ministri Gonxhja: Sot është afati i fundit për aplikimet e stacioneve të plazhit

Sezoni veror 2026/ Ministri Gonxhja: Sot është afati i fundit për aplikimet e stacioneve të plazhit

March 15, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, Papa Leo bën hirrje për armëpushim: Le të rihapen shtigjet e dialogut!

Lufta në Lindjen e Mesme, Papa Leo bën hirrje për armëpushim: Le të rihapen shtigjet e dialogut!

March 15, 2026
Me skenarë sulmi dhe shpëtimi pengjesh, forcat speciale të Shqipërisë dhe Greqisë stërviten në Tiranë

Me skenarë sulmi dhe shpëtimi pengjesh, forcat speciale të Shqipërisë dhe Greqisë stërviten në Tiranë

March 15, 2026
“E papranueshme”/ Oganizatat ndërkombëtare: Dënojmë deklaratën e Taulant Ballës ndaj Albana Vokshit në Kuvend

“E papranueshme”/ Oganizatat ndërkombëtare: Dënojmë deklaratën e Taulant Ballës ndaj Albana Vokshit në Kuvend

March 15, 2026
Trump u kërkoi të dërgojnë anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit, Koreja e Jugut: Do ta “vlerësojmë me kujdes”

Trump u kërkoi të dërgojnë anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit, Koreja e Jugut: Do ta “vlerësojmë me kujdes”

March 15, 2026
Kriza politike, analisti amerikan: Po dëmtohet imazhi i Kosovës! Kush e dëgjon një vend që nuk gjen president?

Kriza politike, analisti amerikan: Po dëmtohet imazhi i Kosovës! Kush e dëgjon një vend që nuk gjen president?

March 15, 2026
U zunë në rrjete sociale, si degradoi sherri në gjimnaz, u përleshën 8 adoleshentë

Sherr mes dy të rinjve në Durrës, plagoset me thikë 26-vjeçari! Policia në kërkim të autorit

March 15, 2026
Infektohen me norovirus mbi 150 persona në një anije turistike që udhëtonte nëpër Karaibe

Infektohen me norovirus mbi 150 persona në një anije turistike që udhëtonte nëpër Karaibe

March 15, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe kapin 4 raketa balistike dhe 6 dronë, raketa edhe në Tel Aviv

Emiratet e Bashkuara Arabe kapin 4 raketa balistike dhe 6 dronë, raketa edhe në Tel Aviv

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In