• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 6, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse “detyrim paraqitje” ka mërzitur Sali Berishën?!

by Ylli Pata
04/01/2025 09:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

E gjitha kjo nuk është fare një qëndrim bazik mbi çështjen apo dosjen mbi të, përkatësisht doktoritn, por është një ide mbi atë që ai duhet të bazojë lëvizjen e përditshme.

Sali Berishës do t’i pëlqente siç i ka pëlqyer më shumë statusi i “arrestit mbi shtëpi”, pasi nga aty ka gatuar një lëvizje politike të përditshme përkatsisht me lidhje live, apo edhe të lirisë me takimet me gazetarët në PD, sesa para SPAK dy herë në javë kur duhet të përballet me gazetarët e kronikës.

Sali Berisha nuk e do detyrimin paraqitje, pasi në vend që të flasë për fantazitë e tij, për të larguar nga radari çështjet e tij penale, duhet të përgjigjet për atë që ndodhi në godinën e SPAK. Çdo të martë dhe të enjte të muajit. Që në të vërtetë nuk do të ndodhë asgjë, pasi Berisha thjesht do të firmosë dhe largohet. E sipas të gjitha gjasave nuk ka gjë të re të thotë. Nuk ka gjë të thotë nga ana e çështjes së tij, por ai kërkon ta thotë politikisht për të tjerët. Siç shpiku fake newset për Erion Velinë që nuk vjen në Tiranë, e sot askush nga ata që e kanë publikuar lajmin nuk thotë që “Fajin e ka Saliu”. Që në këtë rast Saliu thjesht është tallur me ta.

Megjithatë statusi i “detyrimirit në paraqitje”, pra që një i pandehur thjesht të shkojë pranë prokurorit dy herë në javë, është masa me e lehtë për çdo person që ka një çështje ndaj tij.

Pasi në fund të paraqitjes, apo çdo ditëve të javës mund të shkojë ku të dojë, brenda dhe jashtë vendit. Të gjithë personat që kanë një çështje me prokurorinë, e ëndërrojnë, madje janë gati të paguajnë ç’kanë, për të shkuar në detyrim paraqitje.

Në Perëndim, është masa e sigurisë më e përhapur. Ku përgjithësisht të akuzuarit japin një peng pasuror. Po pse atëherë anë mërzitur Sali Berisha dhe avokatët e tij?

Sepse ata nuk komunikojnë më me prokurorinë Speciale, GJKKO-në, sistemin e drejtësisë apo shtetin shqiptar.

Berisha komunikon vetëm me militantët e tij radikalë për t’i thënë se unë jam “Luan” dhe arrij të dal i lirë siç doli para një muaji. Ku në mënyrë skandaloze, shumica e mediave, e krahasoi këtë masë sigurie me pafajsinë e Sali Berishës.

Kur në realitet ishte thjesht një masë sigurie në gjendje të lirë. Sali Berisha është i pandehur zyrtar, Gjykata paraparake ka vendosur procesin e ne duhet të presim procesin. Një gjë proceduriale që nuk ndryshon asgjë thelbësore nga “Rasti Partizani”. Thjesht Sali Berisha nuk është në arrest shtëpiak, kur dihet që kjo ndodh prej statusit të tij të moshës, por edhe politik dreqi e mori. Është ish-President, ish-kryeministër dhe kreu i partisë më të madhe opozitare. Po sa kjo është në favor është edhe në disfavor. Sepse një lider i opozitës nuk shqetësohet se ka çështje ndaj tij, ai kërkon të fitojë zgjedhjet.

Krahasoheni pak këtë rast me Nelson Mandelën, i cili bëri burgun dhe në fund kur doli, pajtoi kombin për të sjellë një demokraci kundër apartaidit. Mandela, zboi dhe u nda me dashurinë e jetës së tij, gruan e dytë Winni, vetëm sepse u përplasën në mënyrën e konceptimit të demokracisë. Madela, kur doli nga burgu, nuk u e çau kokën për atë që do t’i ndodhte biznesit të fëmijëve dhe gruas, por vendit të tij.

Madje kur gruaja e akuzoi se po tregohet shumë i butë ndaj kundërshtarëve, ai nuk e quajti më bashkëpunëtore, por një personazh politik opozitar, e vazhdoi politikën e tij.

Berisha, nëse e ka mendjen tek PD dhe opozita, nuk duhet ta shqetësojë “çështa Partizani” edhë nëse Gjykata e dënon. Sepse në fund të fundit atij i intereson që ta besojnë demokratët. Të cilëve u ka thënë se e gjithë çështja është mashtrim i Edi Ramës, pasi dhëndrri i tij Jamarbri, ka marrë thjesht pronat e tij që i takonin. Berisha, nga ana e tij, thjesht ka marrë një vendim qeverie, ku klubin Partizani që ishte pronë shtetërore ja ka dhënë dhëndrrit sepse sipas tij i takonte. E në atë truall, u ndërtuan 19 kulla, që i sollën mbi 25 milionë euro fitim.

Po e besojnë këtë fabul demokratët? Natyrisht që jo, ndaj Sali Berisha frikësohet se detyrim paraqitja në SPAK do të jetë spektakli që do t’i rëzojë edhe atë pak fabul që politikisht arrin ta ngrejë bashkë me fake news-et tip garniture…

Next Post
Rama publikon pamje nga Unaza e Madhe, rrit ekonominë dhe ul trafikun

Rama publikon pamje nga Unaza e Madhe, rrit ekonominë dhe ul trafikun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lituania shpall “gjendje emergjence” për shkak të balonave nga Bjellorusia

Lituania shpall “gjendje emergjence” për shkak të balonave nga Bjellorusia

December 5, 2025
Po festonin një ditëlindje, shpërthen zjarri në një restorant, të paktën 10 viktima

Po festonin një ditëlindje, shpërthen zjarri në një restorant, të paktën 10 viktima

December 5, 2025
Alimehmeti ‘shigjeton’ lidershipin e PD: Nëse humbasim, përgjegjësitë shkojnë gjithmonë për lart

Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Për çfarë e përgëzova Doktorin

December 5, 2025
Zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë/ Nuk certifikohet nga KQZ, Lista Serbe

Serbët marrin komunat e Veriut, analisti: Do të jetë lexim pozitiv nga ana e Bashkimit Evropian

December 5, 2025
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Nuk bëhet analizë me Nokën”, Beqiri: Albana Vokshi, pronare e ish-Ekspozitës me dokumente false!

December 5, 2025
Përplasen dy automjete në Klos, plagosen pesë anëtarë të një familjeje

Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën një 38-vjeçar, detaje nga ngjarja e rëndë

December 5, 2025
Qytetarja porosit ilaç për veshët, nuk do e besoni se çfarë i erdhi në shishe

Qytetarja porosit ilaç për veshët, nuk do e besoni se çfarë i erdhi në shishe

December 5, 2025
Britania e Madhe akuzon Rusinë: Ka deportuar me forcë mijëra fëmijë, po kërkon të zhdukë identitetin ukrainas

Britania e Madhe akuzon Rusinë: Ka deportuar me forcë mijëra fëmijë, po kërkon të zhdukë identitetin ukrainas

December 5, 2025
Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

Kufizohen pagesat cash për qytetarët, eksperti: Bizneset duhet të kenë një mundësi për…

December 5, 2025
Franca heton raportimet për dronë mbi një bazë të nëndetëseve bërthamore

Franca heton raportimet për dronë mbi një bazë të nëndetëseve bërthamore

December 5, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In