• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse “Der Spiegel” është kundër ushtrisë kosovare

by Enver Robelli
05/01/2019 13:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Revistën nga Hamburgu e pengon shumë fakti se Kosova po themelon ushtri dhe kryeministrit të Kosovës i referohet si kontrabandist droge dhe armësh. Çuditërisht «Der Spiegel» nuk raporton kur politikanët serbë mbajnë lidhje të ngushta me dilerë të mëdhenj droge, as nuk alarmon opinionin ndërkombëtar kur Rusia armatos Serbinë.

 

Nga Enver Robelli

«Kosova nën armë» – ky është titulli i komentit të «Der Spiegel» botuar në numrin e së shtunës. Autor i komentit është korrespondenti nga Roma, i cili prej vitesh shkruan për zhvillimet në Ballkan – shpeshherë me tendencë proserbe. Si të ishte gazetar i mediave proqeveritare të Beogradit edhe ky autor i «Der Spiegel» që në krye të herës nënvizon se, sipas rezolutës 1244, «krahina e banuar me shumicë shqiptare» është pjesë e Serbisë. 20 vjet pas shporrjes së administratës terroriste serbe nga Kosova dhe 10 vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, «Der Spiegel» e konsideron Kosovën ende «krahinë serbe».

 

Sipas «Der Spiegel» ushtria e Kosovës pritet të themelohet me ndihmën amerikane. Presidenti Donald Trump mendon se ky është hap i duhur dhe për këtë ai duartrokitet nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj. Pasi nënvizon se Haradinaj më 2012 është liruar nga Tribunali i Hagës në mungesë provash se ka kryer krime lufte, «Der Spiegel» shkruan se sipas një raporti të Shërbimit Sekret Gjerman (BND) Haradinaj është pjesë e rrjetit të një klani të tregtarëve të armëve dhe drogës.

«Megjithatë, qeveritarët e Kosovës gëzojnë edhe më tutje mbështetjen europiane dhe simpatinë e kancelares gjermane. Por, tendenca e Angela Merkelit që nën hijen e SHBA-ve të përdorë kartën kosovare, është delikate. Më 17 janar presidenti rus Vladimir Putin dëshiron të udhëtojë në Beograd – ky është takimi i tretë me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq brenda tetë muajve. Ndërkohë Beogradi e konsideron intervenimin ushtarak si një nga ‘opsionet e mundshme’. Ky do të duhej të ishte paralajmërim për lobistët e Kosovës në Ëashington dhe Berlin: në Ballkan edhe ndërhyrjet më të vogla mund të shkaktojnë shumë dëm».

«Der Spiegel» mendon se themelimi i ushtrisë së Kosovës është hap i rrezikshëm. Por, çuditërisht «Der Spiegel» nuk alarmon opinionin ndërkombëtar kur Rusia armatos Serbinë, kur i dhuron avionë ushtarakë, kur zgjeron aktivitetet në «qendrën humanitare ruso-serbe» në Nish, e cila, sipas ekspertëve të sigurisë të NATO-s, më shumë është qendër spiunazhi ushtarak. Sipas logjikës së «Der Spiegel» janë vetëm shqiptarët e Kosovës ata që po rrezikuakan sigurinë në Ballkan, ndërsa serbët të armatosur deri në dhëmbë – jo. Kjo qasje e «Der Spiegel» nuk është gazetari, por propagandë. Rusia ka paralajmëruar furnizimin e Serbisë me sistemin raketor «S300». Por, këto plane «Der Spiegel» nuk i sheh. Sepse është në njërin sy i verbër.

Sigurisht që kryeministri i Kosovës nuk është engjëll, por e habitshme është që për karrierën e errët të politikanëve serbë «Der Spiegel» nuk raporton gati kurrë. Për shembull: do të mund të njoftohej opinioni gjerman se politikanët serbë mbajnë lidhje të ngushta me dilerë të mëdhenj droge. Në shkurt të vitit 2013 shtypi zviceran njoftonte se Prokuroria kundër krimit të organizuar në Beograd ka filluar hetimet për shkak te dyshimit se zyrtarë të lartë të shtetit kanë mbajtur lidhje me dilerin e madh të drogës Rodolub Radulloviq. Më parë kryeministri dhe ministri i Brendshëm Ivica Daçiq kishte pranuar se «para katër vitesh» (2009) kishte ngrënë drekë në një restorant me Radulloviqin. Daçiq, i cili në vitet ’90 ka qenë zëdhënës i diktatorit Sllobodan Millosheviq, ishte arsyetuar se nuk kishte ditur për zanatin e Radulloviqit dhe kishte rënë në një kurth. Atëbotë Daçiq ishte ministër i Brendshëm i Serbisë.

Për Aleksandar Vuçiqin «Der Spiegel» do të mund të shkruante me kilometra mbi karrierën e tij – prej propagandistit në një radio të serbëve të Bosnjës në Pale afër Sarajevës, aty ku gjendej «shtabi i luftës» i Radovan Karagjiqit, Ratko Mlladiqit, Momçillo Krajishnikut, Nikolla Koleviqit, Biljana Pllavshiqit deri te përkujtimi i faktit se ndërsa në Srebrenicë ushtarët e paramilitarët serbë kryenin gjenocidin e parë në Europë pas Luftës së Dytë Botërore, Vuçiq në parlamentin serb kërcënonte me vrasjen e 100 myslimanëve nëse ndokush vret një serb.

Nuk është hera e parë viteve të fundit që «Der Spiegel» si shkaktarë të problemeve në Ballkan i sheh vetëm shqiptarët. Themelimi i ushtrisë së Kosovës do të kërkojë së paku 10 vjet dhe forcat e armatosura të Kosovës tani për tani s’kanë kapacitet të rrezikojnë askënd. Por, Kosova gjithsesi nuk e ka ndërmend të marrë leje nga redaksia e «Der Spiegel» nëse duhet të krijojë kapacitete vetëmbrojtëse që të mos jetë duarthatë në rast rreziku nga çdokush.(dp)

Next Post
Ngjarja e Ballshit/Vrasësi i gruas dhe kunatës merr ‘arrest me burg’

Ngjarja e Ballshit/Vrasësi i gruas dhe kunatës merr ‘arrest me burg’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

February 9, 2026
“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

February 9, 2026
Viktimat në Ukrainë nga lufta, raporti i OKB: Më shumë se 2,500 civilë të vrarë vetëm në 2025-ën, shkak përdorimi i armëve me..

Lufta në Ukrainë/ Koloneli: Kolapsi ekonomik mund ta ulë Rusinë në negociata

February 9, 2026
Vendimi për vulën e PD/Minxhozi: Sot Lulzim Basha nuk ka më asnjë vlerë politike

Minxhozi: Rama nuk është drejtues podcasti por kryeministër, reforma ndodhet në vdekje klinike!

February 9, 2026
Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

Dënojeni me vdekje lirinë!

February 9, 2026
Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

February 9, 2026
Juristi: Kushtetuesja nuk i dha zgjidhje mosmarrëveshjes së kompetencave mes dy pushteteve, duhej të pyeste “Venecian”

Juristi: Kushtetuesja nuk i dha zgjidhje mosmarrëveshjes së kompetencave mes dy pushteteve, duhej të pyeste “Venecian”

February 9, 2026
“Pas 10 vitesh Reforma duhet të rishikohet”, Manjani zbulon nenin që do ndryshojë Rama

“Pas 10 vitesh Reforma duhet të rishikohet”, Manjani zbulon nenin që do ndryshojë Rama

February 9, 2026
Pezullimi i Ballukut, Rama: Një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë në errësirë! Çfarë thonë “Venecia” e “Strasburgu”

“Rama është korrekt”/ Eksperti ligjor: I hynë në territorin e tij dhe shkoi në Gjykatë Kushtetuese!

February 9, 2026

Një drejtësi që funksionon keq nuk duhet të monitorohet, por të korrigjohet

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In