• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse deputetët e listave janë të lirë nga Basha dhe Kryemadhi

by S M
01/03/2019 18:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim para afro 10 ditësh morën vendimin që 57 deputetët e tyre të lënë mandatet e deputetëve, që në bazë të Kodit Zgjedhor, plotësohen me emrat që pasojnë në listat respektive të partive.

Basha dhe Kryemadhi për t’i paraprirë dhe mos lejuar pranimin e mandateve nga pasardhësit e listave të tyre, krijuan brenda selive të partive të tyre një listë të tyren pa asnjë vlerë ligjore, ku pothuajse të gjithë firmosën se nuk do ta pranojnë mandatin e deputetit kur t’iu vinte radha.

Por, këto firma dhe kjo listë nuk ka asnjë vlerë ligjore dhe kushtetuese ndaj nuk pengon asnjërin/en nga ata që pasojnë në listë që të pranojnë mandatin e deputetit.

Por, pse është e pavlefshme dhe tërësisht nul firma e lëshuar në listat e partive nga kandidatët që pasojnë e që iu takon mandati?

Së pari, të gjithë ata që ishin deputetë, firmosën me emër të përveçëm se heqin dorë nga mandati që kishin dhe nuk firmosën një listë emërore në bllok. Sepse, vetëm duke firmosur tek e tek e dërguar pranë Kuvendit ose KQZ-së, shkresa merr vlerë ligjore

Së dyti, të gjithë ata që pasojnë në listë dhe iu takon mandatii i deputetit, nuk mund të firmosin që lënë mandatin kur akoma nuk e kanë marrë atë. Për ta bërë këtë, ata duhet të shkojnë pranë KQZ-së dhe jo nga zyrat e partive, pasi kjo nuk do të kishte dhe nuk ka asnjë vlerë juridike dhe ligjore.

Pra, sot që flasim, të gjithë ata që kanë firmosur një fletë që jua ka dhënë PD apo LSI për lënien e mandatit, duhet ta kenë parasysh se ajo firmë është nul, pa asnjë vlerë ligjore, pasi e vetmja mënyrë për të refuzuar apo pranuar mandatin, është të shkosh vetë në KQZ dhe të deklarosh me shkrim këtë gjë. Pra, edhe pse ata kanë firmosur në listën e partisë për lënie mandati, ajo nuk ka asnjë vlerë, pasi vetëm në KQZ merret vendimi ligjor nëse e pranon apo jo mandatin. Çdo rrugë tjetër është e pavlefshme dhe nul nga ana ligjore.

Thënë këtë, të gjithë ata që sot janë në listat e PD-LSI, kanë mundësinë të shkojnë e të marrin mandatin e deputetit ose ta refuzojnë atë në KQZ. Çdo firmë në shkresa të tjera është e pavlerë.

Ndoshta ky ka qenë një truk i PD-LSI për të detyruar moralisht (ose trajtuar si të paditur) pasardhësit në lista që të mos merrnin mandatet, ama, nga ana ligjore dhe kushtetuese, secili/a prej tyre mund të shkojë që nesër në KQZ dhe të bëhet zyrtarisht deputet i Kuvendit të Shqipërisë!

A.Krosi

Next Post
PD akuzon sërish: Rama po gjobit portalet që gjejnë aferat korruptive

Letra e policisë për bizneset, PD: Ndjesa hipokrizi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Diplomacia ul çmimin e naftës, Omani ndërhyn si ndërmjetës, Trump pezullon sulmet ndaj Iranit

Diplomacia ul çmimin e naftës, Omani ndërhyn si ndërmjetës, Trump pezullon sulmet ndaj Iranit

March 23, 2026
Referendumi për reformën gjyqësore në Ital, pjesëmarrja tejkalon pritshmëritë

Referendumi për reformën gjyqësore në Ital, pjesëmarrja tejkalon pritshmëritë

March 23, 2026
Trump “shpërthen” edhe për Krishtlindje: Gëzuar edhe fundërrinës së të majtës radikale

“Pa logjikë të qartë”, analiza që zbërthen veprimet dhe fjalët e Trump

March 23, 2026
Reshjet e dendura të shiut në Tiranë, Veliaj apel qytetarëve: Të evitojmë lëvizje të panevojshme!

Marsi mbyllet me mot të paqëndrueshëm! Sinoptikanët parashikojnë reshje shiu gjatë kësaj jave

March 23, 2026
The Washington Post: Mojtaba Khamenei i plagosur dhe i izoluar, nuk u përgjigjet mesazheve

The Washington Post: Mojtaba Khamenei i plagosur dhe i izoluar, nuk u përgjigjet mesazheve

March 23, 2026
“Ndalo, ndalo, ndalo…”, publikohet audio nga LaGuardia Airport në momentin e përplasjes së avionit

“Ndalo, ndalo, ndalo…”, publikohet audio nga LaGuardia Airport në momentin e përplasjes së avionit

March 23, 2026
Projektligji i ri për transparencën, rregulla të forta për kompanitë në bursë dhe raportim digjital

Projektligji i ri për transparencën, rregulla të forta për kompanitë në bursë dhe raportim digjital

March 23, 2026
Braçe i përgjigjet PD-së: Vratë 4 protestues me plumb në ballë, sot vini e thoni na keni gjuajtur me ujë!

Reagimi i Ambasadës, Braçe: Dekori i zjarrit paska qenë me flamuj gjermanë, por Gjermania qenka kundër

March 23, 2026
Rritja e çmimeve të karburanteve, Mitsotakis shpall paketën 300 milionë euro me masa lehtësuese

Rritja e çmimeve të karburanteve, Mitsotakis shpall paketën 300 milionë euro me masa lehtësuese

March 23, 2026
Ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare ish-deputeti i Partisë Socialiste, Hamit Kosta

Ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare ish-deputeti i Partisë Socialiste, Hamit Kosta

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In