Dan Buettner është eksplorues i ‘National Geographic’ dhe autor i librit “The blue Zones of Happiness: Lessons from the World’s Happiest People”.
Ai kësaj radhe ka shpjeguar se përse Danimarka vazhdimisht futet në listën e shteteve më të lumtura në botë.
Fillimisht duhet të kemi parasysh se danezët janë të lumtur sepse kanë pritshmëri të vogla. E asgjë s’mund të jetë më e vërtetë se kjo.
Çdo danez, prej momentit që kanë lindur, presin kujdes shëndetësor falas dhe edukim falas.
Kur shkojnë në universitet, ata presin të paguhen për të shkuar në shkollë.
Nëse kanë fëmijë, ata presin t’i kenë 10 muaj pushim me pagesë – që të dy prindërit. Dhe ata presin të dalin në pension pa pasur probleme financiare për tërë jetën e tyre.
“Çfarë i bën danezët të lumtur, unë besoj është fakti që qeveria kujdeset për të gjitha nevojat e tyre jetësore – asgjë s’mund të shkojë shumë gabuar në jetët e tyre – ata janë të lirë të ndjekin një punë që vërtet i flet pasionet e tyre”, thotë Dan.
a.ç