• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse bota ka disa opozita, por në Shqipëri është “tokë e xanun” nga Berisha?

by Kreshnik Spahiu
18/04/2019 19:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kreshnik Spahiu/

Dje kisha një bisedë telefonike me “Leon”, një jurist 24 vjeçar, anëtarë i Partisë Demokratike.

Ishte shumë i gëzuar sepse kishte gjetur punë dhe më njoftoi që do hiqte dorë nga masteri në Berlin.

E pyeta: Çfarë pune gjete o “Leo”?

Më tha: “Kreshnik kam filluar punë në zyrat e PD. Më paguajnë 340 euro në të zezë pa letra, mua dhe 120 të rinjve nga FRPD në zyrën e blogjeve”

-Ç’është kjo zyrë, i thashë?

-Po ja mo Kreshnik, futemi dhe komentojmë në rrjete sociale me profile fallco, p.sh unë, tha, kam 20 profile fallco me emra femrash ose pleqsh, dhe kam si detyrë që gjithë muajin prill të sulmojmë, ose të shajmë Rudina Hajdarin, Myslym Murrizin dhe çdo tradhtar tjetër.

Kryesisht ne kemi detyrë të krijojmë opinionin, që këta janë blerë nga PS dhe kanë marrë lekët nga Taulant Balla!

Nejse, e urova “Leon” për punën e re dhe nuk u habita sepse Berisha kishte 30 vjet që e bënte këtë punë. Fillimisht te “Zëri i Popullit” kur ishte sekretar i PPSH dhe pastaj me disa gazeta si ajo e Fahri Balliut.

Vetëm teknologjia ka ndryshuar, por jo strategjia. Berisha nuk e ka patur kurrë luftën me socialistët, por me rivalët dhe alternativat brenda llojit.

Tashmë, lëvizjet e Berishës janë të lexueshme, dhe nëse e njeh sado pak, mund ta parashikosh lehtë lëvizjen e tij të radhës. Taktika e tij është metodë e konsumuar 1 shekull përpara, por në terrenin e izoluar shqiptar ende zë hapësira manipulimi tek 20% e popullsisë:

– Berisha ka privatizuar logon e partisë familjarisht dhe ka prerë të gjitha fidanet apo degët që mund të rriteshin për të shmangur rivalitetin.

– Berisha ka centralizuar suksesin tek vetja, dhe ka emëruar një manekin fiktivisht në krye të partisë që ti faturojë dështimet,

– Berisha mekanizmin autoritar dhe varrosjen e demokracisë e ka nënshkruar gjithmonë me kundërshtarët dhe asnjëherë me aleatët.

1- Ai bëri marrëveshje me Ramiz Alinë për një pluralizëm fallco.

2- Ai bëri pazar me Fatos Nanon dhe me Ilir Metën.

3- Ai bëri pazar me Ramëm në 2008, por edhe në 2017, e detyroi Bashën të bënin marrëveshje me PS kundër Vetingut dhe Shqipërisë, duke mos lejuar regjistrimin e partive opozitare në zgjedhje me qëllim zyrtarizimin e oligopolit PS-PD

– Berisha s’lufton Partinë Socialiste sepse pret t’i vijë radha, jo si alternativa më e mirë, por me variantin si e keqja më e vogël e Shqipërisë

– Ai nuk lejon alternativa të reja opozitare. Madje është agresiv dhe fut frymën: “Kush kritikon Bashën, çon ujë tek mullixhiu Rama”.

– Berisha dhe Basha mund bëjnë marrëveshje me Ramëm, por kjo sipas tyre nuk quhet tradhti. Çdokush tjetër s’duhet të guxojë as të ulet dhe aq më pak të komunikojë. Varianti: “Bëni çfarë themi ne, por mos bëni si bëjmë ne”

– Berisha lufton më shumë Rudinën 28 vjeçare se Gramoz Ruçin 68 vjeçar, sepse rreziku i vjen nga Rudina, dhe jo nga Gramozi.

E gjitha bota ka disa opozita dhe kjo është e shëndetshme për demokracinë. Disa opozita ka Gjermania, Franca, Greqia, madje edhe Kosova.

Populli militant e ka të vështirë ta kuptojë që sa më shumë opozita kundër qeverisë, aq më shpejt vjen ndryshimi. Në të kundërt, me vetëm me Aleancëm e Qelbēsirave të Berishës rrezikojnë t’u thinjen flokët duke ngrënë fara lule-dielli në Bulevard çdo datë 16.

Eh dikush do thotë që edhe ne kemi disa parti opozitare. Po po kemi, por me një ndryshim: Nëse nuk je në çadrën e Berishës, të nesërmen konsiderohesh armik. Për Berishën nuk quhet armik Edi Rama, përkundarzi i është mirnjohës që nuk e arrestoi si çdo ish-kryeministër në Ballkan, por armiku i është çdo kush që tenton të krijojë opozitë të Re, sepse ajo është “tokë e xanun” nga Sali Berisha.

Sipas tij, i duhet thjesht të presë, sepse populli do lodhet me Ramën dhe vota “anti-Rama” mund ta rikthejë për herë të 4 në pushtet.

Deri atëherë duhet të mbajë peng opozitën dhe mos të lejojë askënd të hyjë “pa radhë”. Në të kundërt ai do jetë i pamëshirshëm, brenda dhe jashtë çadrës duhet të ngulë shumë thika pas krahëve.

Por ai e ka besë-prerjen genetike dhe ju gatuan zakonisht gjellë të ftohtë  (ar)miqve të tij.

Në rastin më të mirë do të baltosen si Rudina, në të kundërt do të përfundojnë si Hajdari…

Next Post
Bota, me sytë nga Parisi! Shkrumbohet nga flakët katedralja “Notre Dame”

Rindërtimi i Katedrales së Parisit, mund të duhen 4 dekada

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Spahiu: Dosja ‘Balluku’ po provon që socialistët nuk kontrollojnë as gjykatat dhe as prokurorinë

February 12, 2026
Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

February 12, 2026
Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

February 12, 2026
Nis takimi me shqiptarët në Athinë, Balla: Marrëveshja për pensionet mbyllet brenda mandatit të ardhshëm

Balla: Drejtësia nuk mund të sfidojë pushtetet e tjera. Kushtetuesja? Fjeti gjumë!

February 12, 2026
“Vizioni i PS, Shqipëria 2030″/ Klosi për listat e PS: Askujt nuk i pengohet e drejta për të kandiduar, për sa kohë nuk është dënuar

“Kur vjen orari për imunitetin e Ballukut?”, Blendi Klosi shpjegon kërkesën e deputetëve

February 12, 2026
VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

February 12, 2026
Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

February 12, 2026
Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

February 12, 2026
Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Balla: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA! Ultimatumi për opozitën: Keni kohë deri javës tjetër për..

“Kam besim se do veprojë”, Balla: Testi më i madh i drejtësisë së re është dosja e 21 janarit

February 12, 2026
Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In