• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse berishanët në rrugën “Mustafa Matohiti” ecin me kokën nën asfalt?

by Alba Malltezi
28/04/2023 15:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alba Malltezi

Eshtë për të qeshur e për të qarë historia e politikanti Sali Berisha. Për të qeshur, sepse edhe sot vazhdon të shajë majtas e djathtas, të akuzojë, të përbetohet, të akuzojë për korrupsion e favorizime oligarkësh, kur është ai i pari që jeton vetë dhe familjarisht në një nga kullat e para të ngritura nga një oligark i privilegjuar mbi rrënojat e një vile, në rrugën rezidenziale “Mustafa Matohiti” në Tiranë. Është për të qeshur kur sheh ata pak që i kanë mbetur të bërtasin më shumë se ai vetë për oligarkë, korrupsion e favorizime, kur nuk i kanë bërë as pyetjen më të thjeshtë vetes: Si u mblodhën Berishët të gjithë një pallat te rruga “Mustafa Matohiti” , në kullën ngritur mbi rrënojat e një vile, ndërtuar nga oligarku që vazhdon e ndërton? Dhe më pas një pyetje tjetër më të thjeshtë: Çfarë i dha dhe me se e sa e favorizoi Berisha, mu në mes të pushtetit të tij, oligarkun që i populloi kullën me gjithë familjarët e më pas i mori dhe zyrën në katin e lartë të kullës me pamje gjithë Tiranën në horizont?

Eshtë për të qarë sepse Sali Berisha është i vetmi politikan, i bindur në pandëshkueshmërinë e tij dhe të afërmëve e bashkëpunëtorëve që e rrethojnë, që jeton e punon në kullë oligarkësh në lagjet më të bukura dhe privilegjuara të Tiranës dhe për arsye misterioze, asnjë nga të tijët këtë fakt as e sheh as e dëgjon. E sikur të ishin të gjithë bashkë, më të drejtët, më parimorët, më të vlefshmit për vendin tonë, guxojnë të bëjnë moral.

Njerëzit me të vërtetë të punës dhe të fjalës dallohen nga një karakteristikë e përbashkët: Arrijnë të dallojnë njeriun vetëm nga veprat që ai ka bërë. Asnjëherë nga premtimet apo fjalët. Veprimet janë shumë domethënëse për të gjithë ne. Pesha jonë e vërtetë përbëhet prej veprimeve, punëve që kemi bërë dhe ata më intiuitivët dhe inteligjentët arrijnë të përllogarisin, bazuar mbi punët e veprimet e secilit, se çfarë, cilido, është në gjëndje të ofrojë edhe për të ardhmen për vendin dhe të tjerët.

Eshtë për të qeshur dhe për të qarë sepse disa shqiptarë sot, kur ofrojnë dhe riofrojnë dhe riofrojnë për në pushtet Sali Berishën dhe të tijët, anulojnë pikërisht këtë: Dukshmërinë e punës dhe të veprimeve. Berisha dhe të tijët vazhdojnë të jenë të gjithë aty: Në kullën e ndërtuar mbi një vilë të rrënuar në një nga lagjet rezidenciale më të bukura të Tiranës dhe intrigat dhe strategjithë, bashkë me takimet, lideri suprem i bën pikërisht në zyrën që ndodhet në të parat kulla që u lartësuan në Tiranë nga i njëjti, i dashur oligark. Por të tijët, kur kalojnë aty, nuk guxojnë ta ngrenë kokën lart e të logjikojnë. Të gjithë berishanët në rrugën “Mustafa Matohiti” ecin me kokën nën asfalt, ndërsa kur ngjiten në zyrën e tij, me ashensorin antiplumb e në luksin e kullës përballë RTSH-së, mbyllin sy, veshë e gojë bashkë.

Dua vërtetë të shoh e të dëgjoj një prej tyre që mallkon të gjitha kullat e kryeqytetit veç ato dy ku jeton e punon lideri suprem. A ka për të qeshur me ta më shumë se kaq?

Next Post
Ndryshojnë çmimet e karburanteve! Nafta dhe benzina pësojnë rënie, shtrenjtohet gazi

Bordi ul me 3 lekë naftën, shitet me 174 lekë/litri, benzina bie me 1 lekë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Dy praktika që nuk kanë lidhje me procesin e rregullt ligjor

December 24, 2025
“Ku jeni ju ambasadorë?” Boçi pas dënimit të Salianjit: Heshtja juaj po mbështet regjimin e Ramës

“Lapaj duhet të mësojë…”, Boçi: Për Salianjin nuk ka vendim për përjashtim!

December 24, 2025
“Ka marrë fund epoka e terroristëve me imunitet”, Netanyahu: Sulmet ndaj Hamasit do të çojë në fundin e luftës në Gaza

“Nuk do largohemi kurrë nga Gaza”, Izraeli ndryshon planin e Trump për paqen

December 24, 2025

‘Shpërthen’ ish-deputetja e PD: Ka emra aktivë të opozitës, që sot janë miliarderë!

December 24, 2025
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

Prapë po mblidhen ‘gjithë qelbësirat’?!

December 24, 2025
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Është çelësi i sigurisë…”, Bimo: SHBA ka anashkaluar sovranitetin danez për Groenlandën

December 24, 2025
FMN arrin marrëveshje me Ukrainën për programin prej 15.6 miliardë Dollarë

FMN: Shqipëria një nga ekonomitë më të shpejta në Evropë, por…

December 24, 2025
Zelensky: Agresioni rus na ka shkaktuar 800 mld dollarë dëme. SHBA dhe BE të na ndihmojnë

Zelensky: Agresioni rus na ka shkaktuar 800 mld dollarë dëme. SHBA dhe BE të na ndihmojnë

December 24, 2025
SHBA nuk i jep vizë ish-komisionierit europian

SHBA nuk i jep vizë ish-komisionierit europian

December 24, 2025
EMRAT/ 10 deputetë morën lekë edhe për kuponin e pasaportave, 13 të tjerëve ia paguan qiratë shteti

EMRAT/ 10 deputetë morën lekë edhe për kuponin e pasaportave, 13 të tjerëve ia paguan qiratë shteti

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com