• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse Berisha zgjodhi të bllokojë rrugët para Krishtlindjeve?

by Ylli Pata
21/12/2024 19:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Një parti politike, sidomos parti opozitare zgjedh data të rëndësishme kombëtare por edhe politike për të zhvilluar tubimet e saj politike.

Ku shpaloset protesta, kundërshtimi, inati me qeverinë, si dhe jepen mendimet e rrugët për të bërë thirrje për një ndryshim politik.

Kur përplasja është e madhe, siç mund të ndodhë në një pushtim, apo në një diktaturë zgjidhet festa kombëtare për të treguar një model alternativ të përkujtimit të festës, apo modelit të bashkimit sa më të madh të njerëzve.

Në historinë politike europiane, nuk njihen protesta partish që bllokojnë rrugët, edhe pse ka pasur në histori protesta mjaft të forta në lidhje me kundërshtimin e vendimeve apo ligjeve të mazhorancës.

Opozita e Sali Berishës nuk është se ka një kundërshtim apo protestë ndaj një ligji të mazhorancës, edhe pse thënë të drejtën në lidhje me buxhetin pati një narracion ndryshe nga vitet e tjera ku u shpalos qëndrimi kundër.

Bindën apo jo argumentet apo propozimet e opozitës së Berishës, kjo vlen për tu debatuar, çka realisht nuk ka ndodhur kur ishte ligji i buxhetit. Gjithsesi, Sali Berisha e ka mbajtur një tur në lidhje me temën më të ndjeshme që mazhoranca i kushtoi rëndësi atë të pensioneve, Ku ka deklaruar se ai jo vetëm është për t’i rritur pensionet, por nëse vjen në pushtet do ta bëjë këtë. Shumë bukur, sikur opozita më e rëndësishme në vend të kishte mbajtur një tubim të madh kombëtar, ku tema e pensioneve të ishte bazë e mesazhit publik. Që sipas gjasave do të kishte reflektimin e tij në media, rrjete edhe në debatin publik.

Por, PD ka vendosur që të bëjë një gjest përsëritës siç është bllokimi i rrugëve kryesore në Tiranë më 23 dhjetor. Një RPT e dy bllokimeve të tjera, që kanë zgjatur rreth 60 minuta, por që efekti i tyre në publik ka qenë mjaft i gjatë si pasojë e bllokimit të trafikut në kryeqytet. Ku përgjithësisht njerëzit dalin nga puna, marrin fëmijët nga shkolla dhe shkojnë drejt banesave.

Protesta e së martës, bëhet në një kohë kur si zakonisht, trafiku i Tiranës është në kulmin e tij, pasi vijnë emigrantët, njerëzit dalin për të shijuar ditët e pushimit me familjen, në prag krishtlindjeve. 10 ditët e fundit të dhjetorit, prej shumë vitesh tashmë janë një ferr në kryeqytet.

Të martën, PD ka vendosur që ta bllokojë këtë trafik për një orë, ç’ka mund të çakordisë edhe më tej komunikimin në rrugë.

Ky bllokim bëhet me një risi, pasi Sali Berisha është i lirë, e sipas gjasave, ai do të drejtojë një korte të tijin ndër rrugët kryesore. Ku do të ketë stres e pakënaqësi nga shumë njerëz, por në fund, pas një farë kohe, po s’pati eksese do të mbyllet pa një efekt.

Efekti i vetëm është, demonstrimi i faktit që PD e Sali Berishës është këtu, edhe pse shoqëria e refuzon apo nuk e do. Madje është e gatshme tu bllokojë rrugët si një shantazh, por që ndonjë ditë mund të bëjë edhe një gjë edhe më të madhe.

Identik një akt parapolitik që e përdorimin përgjithësisht shoqatat e dhunshme apo edhe terroriste. Siç e ka bërë në Gjermani një person, i cili sipas të gjitha gjasave është një sinjal ekstremist për të ndikuar në zgjedhjet parlamentare që të favorizojë partitë e ekstremit të djathtë, përkatësisht neonazistët.

PD e Berishës nuk se e ka të re krijimin e kushteve, apo ndikimin, deri organizimin e përkrahjen e veprimeve të dhunshme. Në të shkuarën kanë kryer pengmarrje zyrtarësh të lartë, siç është ajo e Perfektit të Shkodrës Gëzim Podgorica në shkurt në vitit 1998, ku Jozefina Topalli ishte homologia e një kreu të ISIS apo HAMAS ku bënte negociatat për lirimin e pengut.

Kanë hedhur në erë shtylla të tensionit të lartë, kanë bllokuar rrugën për në Shkodër që të ndalojnë hyrjen e zyrtarëve të partë apo policisë për të hyrë në qytet. Por në fund, ky veprim ekstrem dhe dhunshëm konsiderohej si veprim i krahut të armatosur të partisë politike më “demokratike” në Shqipëri, ku çdo gjë ishte e lirë dhe kërkonin një shoqëri demokratike.

Krahu politik i “krahut të armatosur” që ishte i njëjti njeri, arriti të bëjë pakt për Presidentin, pakt për zgjedhjet, pakt për të ndarë pushtetin, madje edhe pakt me ndërkombëtarët.

Edhe sot, Berisha ka bërë e bën pakte, sidomos me Edi Ramën, pore dhe me segmente të tjera të pushtetit. Por vetëm me SHBA e Britaninë e Madhe nuk ja ka dalë dot, madje ja përsëritën tre herë brenda javësh se nuk ka të ardhme në politikë.

Gjithsesi doktori e ka shpresën se Trump do ja heqë njollën dhe veten e krahason me kreun e rebelëve ish Al Nusra të Sirisë, Ahmed al Shara (al Jolani). i cili ka qenë në të shkuarën një kapiten i terroristëve më të famshëm si Al Bagdadi e Al-Zavahiri. Kurse Sali Berisha ka qenë President, kryeministër dhe i vetmi që ka hyrë dy herë në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë. /TEMA/

Next Post
I dënuar me 25 vite burg për përdhunim, rrëmbim dhe grabitje, kush është shqiptari “problematik” që u ekstradua nga Anglia

I dënuar me 25 vite burg për përdhunim, rrëmbim dhe grabitje, kush është shqiptari "problematik" që u ekstradua nga Anglia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: Shërbimet sociale, në nivel vendor! Gonzato: Po investojmë më shumë se 100 mln €

Rama: Shërbimet sociale, në nivel vendor! Gonzato: Po investojmë më shumë se 100 mln €

February 11, 2026
Sesioni i ri parlamentar, Basha-Berisha shkëmbejnë akuza: Aleanca Rama-Doshi-Brava është realiteti i ri

Po Berisha, a i mban mend protestat e Bashës?

February 11, 2026
Nis procesi gjyqësor kundër Arben Ahmetajt, për çështjen “Buka”

Nis procesi gjyqësor kundër Arben Ahmetajt, për çështjen “Buka”

February 11, 2026
Rama ndan foton: Ja bombat e partisë që i shkon mbrapa një 80 e kusur vjeçari të lajthitur e damkosur! Drejtësia të veprojë…

Rama ndan foton: Ja bombat e partisë që i shkon mbrapa një 80 e kusur vjeçari të lajthitur e damkosur! Drejtësia të veprojë…

February 11, 2026
“Epstein”/ Nga ish-CEO i Victoria’s Secret te një biznesmen, 6 emrat që u fshehën lexohen me zë të lartë në Kongres

“Epstein”/ Nga ish-CEO i Victoria’s Secret te një biznesmen, 6 emrat që u fshehën lexohen me zë të lartë në Kongres

February 11, 2026
Bilanci i protestës: Katër deputetë të PD-së nën hetim, 8 të mitur të ndaluar dhe 19 efektivë të plagosur

Bilanci i protestës: Katër deputetë të PD-së nën hetim, 8 të mitur të ndaluar dhe 19 efektivë të plagosur

February 11, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

Imuniteti funksional, imuniteti fizik dhe zhurma mediatike

February 11, 2026
FOTOLAJM / Molotovë me shishe plastike dhe kapsolla, çfarë iu kap militantëve të Berishës

FOTOLAJM / Molotovë me shishe plastike dhe kapsolla, çfarë iu kap militantëve të Berishës

February 11, 2026
Kadastra digjitale, tashmë edhe vendimet e legalizimit mbërrijnë në e-Albania

Kadastra digjitale, tashmë edhe vendimet e legalizimit mbërrijnë në e-Albania

February 11, 2026
Reshjet e dendura përmbytin disa zona në Lezhë, probleme edhe me energjinë elektrike

Reshjet e dendura përmbytin disa zona në Lezhë, probleme edhe me energjinë elektrike

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In