• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse Berisha po e sulmon Amerikën më egër se Enver Hoxha?

by Kreshnik Spahiu
07/04/2022 17:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kreshnik Spahiu

Fryma anti-amerikane në Tiranë këto muaj ka rregjistruar kulimin e saj, krahasuar me 100 vitet e fundit.

Kurrë më parë nuk ka ekzistuar në një pjesë të popullit kaq urrejtje ndaj diplomacisë amerikane.

Ky mllef, kjo urrejtje, ky irritim, kjo pakënaqësi i ka rrënjët vetëm tek një njeri: Ai quhet Sali Berisha.

Lufta e tij kundër diplomacisë amerikane nuk ka fillimin dhe mbarimin gjatë mandatit të ambasadores Yuri Kim.

Sali Berisha ka 25 vjet përplasje dhe beteja me 7 ambasadorët amerikan: Mariza Lino, Jossef Lipreht, Jahmes Jeffry, John Wothers, Alexandër Arvizzu, Donald Lu, Yuri Kim.

Qindra akuza ndaj ambasadorve amerikanë dhe zero kundër ambasadorve rus.

Sulme dhe shpifje të strukturuara.

Intriga nga më të ndryshet duke i akuzuar:

– të korruptuar

– guvernator të emëruar

– kineze

– komunista

– sorosista

– Feminista

– duar të pista

Berisha kur akuzon amerikanët si të korruptuar nuk nxjerr asnjë provë, ndërsa kur ata e akuzojnë atë si të korruptuar i padit në Francë dhe u kërkon prova se ku bazohen që e quajnë familje e korruptuar. Dy standarde për të njëjtën akuzë.

Përplasja 25 vjeçare Berisha-SHBA ka kultivuar një mllef të thellë tek afro 30% e popullsisë kundër amerikanve të cilët besojnë që gjithë ambasadorët amerikan vijnë me valixhe bosh dhe ikin plot.

Kjo frymë anti-amerikane në popull nuk ka egzistuar as në kohën e Enver Hoxhës sepse ai ishte kundër gjithë botës dhe jo specifikisht kundër SHBA.

Artikulimet e Enver Hoxhës kundër Washingtonit ishin më të kujdesshme se Berisha.

Enver Hoxha akuzonte:

– Imperializmin amerikan, por edhe revizionizmin rus,

– dekadencën amerikane, por edhe degradimin sllav,

– Washingtonin, Moskën dhe Pekinin.

Gjatë sistemit komunist të Enver Hoxhës, Amerika ishte për popullin shqiptar toka e premtuar, ndërsa për demokratët e Berishës është toka e korruptuar.

Gjatë sistemit Enver Hoxhës kishim qeveri të izoluar dhe anti-perendimore por populli besonte më shumë Amerikën se Zotin, dhe Zëri Amerikës ishte si Bibla dhe Kurani.

Në 100 vite Amerika ishte shpresa e shqiptarve për liri, demokraci dhe ndryshim.

Sot mijëra shqiptar të frymzuar nga Sali Berisha e shohin Amerikën si “tutor” që po cënon sovranitetin.

SHBA duhet të këpus urgjent fijet e padukshme, që kanë ndezur fitilin e zjarrit anti-amerikan në Tiranë.

Mjafton të hapësh rrjetet sociale dhe të lexosh mijëra statuse “bardheblu” kundër Washingtonit dhe të kuptosh që s’jemi në Moskë dhe as në Pekin por në Tiranën opozitare e cila nuk ka prioritet të largoj nga pushteti Edi Ramën por të largoj nga Shqipëria ambasadoren amerikane.

Next Post
“Më shkatërroi jetën!”/ Burri padit të dashurin e gruas, kërkon 600 mijë euro dëmshpërblim

“Më shkatërroi jetën!”/ Burri padit të dashurin e gruas, kërkon 600 mijë euro dëmshpërblim

Comments 1

  1. Lili says:
    4 years ago

    Kur ishim të vegjël thonim kështu kur luanim.Ku do të shkosh? Përgjigja: Në Amerikë.Pse? Zbërthehen fjala: A + mer + ik=Tokë e bollëkut,e mirë,e lirisë,ku mund të bëje gjithçka e të ishe shumë çka.Sot e shikoj ndryshe.Nuk është ëndrra ime amerikane.Ajo vdiq në shpirtin tim më 1996.Mbase.e kuptova jetën ndryshe,që Amerika është e mirë për amerikanët dhe Shqipëria për ne shqiptarët.Guri i rëndë në vendin e vet.Asgjë s,kam me asnjë përfaqësues të huaj.Nuk i njoh analet e diplomacisë europiane ballkanase dhe amerikane.Por kaq shumë që kanë ndërhyrë ata në çështjet e brendshme edhe shuuume ordinere brenda partive s,do kishte shtet demokratik që mund t’a imagjinojë.Kujtoni seç u bë në Capitoll Hill në Janarin e 2020,Kjo është Amerika bashkë me luftrat e drejta psh.në Kosovë,ose të padrejta si në Irak Libi Siri, Tunizi Marok Afganistan, Vietnam, Hiroshima Nagasaki etj.Jepuni Cezarit atë që i takon dhe thoni të vërtetën rreth asaj që bëjnë ata.Motoja e tyre:Bëni si them unë por mos bëni si bëj unë.Popujt janë të pafajshëm.Të fajshme janë qeveritë e tyre që diktatin ekonomik e =me diktatin politik.Kush ka ekonominë e fortë pra =me para ka dhe politikat e saj shumë të forta gjeopolitike.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i jep ultimatum 10-ditor Iranit: Gjëra të këqija do të ndodhin nëse nuk arrijmë një marrëveshje

Trump i jep ultimatum 10-ditor Iranit: Gjëra të këqija do të ndodhin nëse nuk arrijmë një marrëveshje

February 19, 2026
Ndaje mendjen Sali: Delina me Sorosin, Palmeri se e shave nga gruaja serbe, apo McGonigali?

Rama ‘kokë më kokë’ me Trump, Berishës i ‘rifreskohet’ non grata

February 19, 2026
Bastet online/ Vetëm tre akte nënligjore për 2 vjet, Ministria e Financave nuk tregon kur do të nisë zbatimi i ligjit

Bastet online/ Vetëm tre akte nënligjore për 2 vjet, Ministria e Financave nuk tregon kur do të nisë zbatimi i ligjit

February 19, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pasojat politike të Rama-show në Washington

February 19, 2026
Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

February 19, 2026
Sigurim i detyrueshëm ndaj përmbytjeve edhe në bujqësi, modeli turk referencë për hartimin e skemës së re

Sigurim i detyrueshëm ndaj përmbytjeve edhe në bujqësi, modeli turk referencë për hartimin e skemës së re

February 19, 2026
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave ushtarake për sulme ndaj Iranit

Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave ushtarake për sulme ndaj Iranit

February 19, 2026
“Do jetë 2-fish më agresive se ajo e 10 shkurtit”, Nard Ndoka ‘zbulon’ skenarët e protestës së Berishës nesër

“Do jetë 2-fish më agresive se ajo e 10 shkurtit”, Nard Ndoka ‘zbulon’ skenarët e protestës së Berishës nesër

February 19, 2026
“Epsteini” ynë

Provokimi i Edi Ramës me Jack Smith, si një fjalim shumë shqiptar

February 19, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

Politika kërkon b*le, jo britma

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In