• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse Berisha mendon se tërbimi i tij ndaj SHBA, frymëzon shqiptarët?

by Mero Baze
10/02/2023 19:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Zakonisht është në traditën e PD që një ditë para protestave të lajmëruara përpiqet të mos i trembë njerëzit e vet. D.m.th heq dorë nga thirrjet për dhunë dhe fokusohet më shumë tek objektivi i protestës.

Zakonisht objektivi gjithmonë ka qenë i lidhur me kryeministrin, dhe turmat frymëzoheshin nën sloganin  “të shporrim Fatos Nanon”, “të shporrim Ilir Metën”, “të shporrim Edi Ramën”.

Kjo është hera e parë që frymëzuesi i protestës, Sali Berisha, mbajti një ore fjalim kundër  ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim, si dhe  ambasadorit të Mbretërisë së Britanisë së Madhe, Alastair King-Smith. Të dy i akuzoi si të korruptuar, premtoi se ka video seksuale kundër tyre me njerëz të qeverisë dhe gjithë marrëzitë e tjera.

Më pas vazhdoi sulmin ndaj Sorosit dhe përsëriti kërkesat për sekretarin Blinken që t’i kërkojë ndjesë që e ka shpallur atë hajdut, gruan hajdute, vajzën hajdute dhe djalin hajdut.

I vendosur gjithë ku sulm dhe në kontekstin e hetimit ndaj ish- zyrtarit të FBI, McGonigal, i gjithë objektivi i protestës të së shtunës mbetet sulmi ndaj SHBA dhe Perëndimit në tërësi.

Eksitimi i Sali Berishës kundër SHBA ka shpjegim. Përveçse e kanë turpëruar në pleqëri, atë dhe gruan e tij, si hajdutë, i kanë prerë shpresat që të trashëgojë PD tek fëmijët e vet, pasi dhe ata i ka dizajnuar si hajdutë.

Në Shqipëri këta janë njerëzit e certifikuar si hajdutë nga institucioni më i besueshëm në botë për standardet e demokracisë, Departamenti i Shtetit.

Pra ka një shpjegim pse Sali Berisha është kaq agresiv dhe kaq i ekzaltuar kundër SHBA. Çdo njeri mund të ishte aq i zemëruar po ta turpëronin, siç kanë bërë me të.

Por ajo që nuk kuptohet, është pse Sali Berisha mendon që zemërimi i tij ndaj SHBA dhe Britanisë së Madhe, është frymëzues për çdo qytetar shqiptar që është i pakënaqur me Qeverinë.

Pakënaqësia ndaj Qeverisë rritet dhe bëhet e dobishme për ndryshim, kur ti ke shpresë se në vend të atij që do të heqësh, do të vijë dikush që e pranon Perëndimi dhe është i pakorruptuar.

Të bësh protestë kundër Qeverisë shqiptare dhe të akuzosh më shumë qeverinë e SHBA dhe Britaninë e Madhe se sa Edi Ramën, dhe të shpresosh pastaj që ti do përmbysësh Qeverinë për të sjellë në pushtet një hajdut të certifikuar familjarisht , as budallai më i degraduar i Foltores nuk e pranon.

Përkundrazi, protesta të tilla dëshpërojnë opozitën, jo për shkak të numrave apo pasojave, por për shkak të mungesës së shpresës që ato sjellin.

Nëse ka një mënyrë që Edi Rama të zhysë në depresion opozitën, është pikërisht ta nxisë të bëjë protesta me Sali Berishën dhe Ilir Metën në tribunë. Kështu së paku do harxhojnë ca para nga ato që kanë vjedhur dhe pas çdo proteste, njerëzit do shtrëngojnë dhëmbët duke kuptuar që “mundohen kot me këta dy hajdutë”.

Këto janë të vetmet protesta në botë që rrisin depresionin e opozitës sa herë bëhen, pasi aq herë ua kujton të gjithëve, se betejat e tyre po shpërdorohen për hallin e një njeriu kundër Perëndimit.

Dhe të nisesh për të mundur Edi Ramën dhe të të thonë që në fillim do mundim SHBA e Britaninë e Madhe, pastaj atë, natyrisht që çmendesh dhe sikur të jesh në rregull nga trutë. Përveç atyre të Foltores, që nuk kanë tru.

Next Post
Ngjela i kthehet Berishës: Prishe kontratën me mua, në Angli të vrasin!

Protestë e dhunshme? Ngjela: Berisha e ka me Amerikën. U bë gazi i botës. Revolucion që trembet nga gazi lotsjellës...!

Comments 1

  1. L.Xh. says:
    3 years ago

    …….Sali Berisha dhe Ilir Metaj, i kanë thënë të gjitha të zezat kunder SHBA dhe Kunder Anglisë, por, kanë mbetur pa thënë ato që thoshte shoku Enver Hoxha, në librin “RREZIKU ANGLO-AMERIKAN PËR SHQIPËRINË”.
    Se larg qoftë thonë ndonjë fjalë nga ai libër, dhe pastaj….do themi U NGJALL SHOKU ENVER, dhe do të bërtasim si njlherë e një kohe, PARTI ENVER JEMI GATI KURDOHERË, por duke e aktualizuar do të degjojmë ILIR SALI JEMI GATI ME NA PRI……
    Dikush duhet ti thotë zonjës Kim që DERRI DO PLUMBIN BALLIT. (Me shpresë që përkthyesit e ambasadës të dijnë tja spiegojnë kuptimin në shqip të kësajë shprehjeje shqiptare)

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In