• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse Berisha flet përditë për vdekjen e tij?

by Mero Baze
27/11/2021 19:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Është totalisht sjellja e një njeriu paranojak, që jeton me vdekjen natë e ditë. Me vdekjen e kundërshtarit, me vdekjen e atyre që ka përcjellë në atë botë duke vrarë apo urdhëruar vrasjen e tyre dhe natyrisht, dhe me vdekjen e tij.

Në më pak se një orë, pasi deklaroi nga “Foltorja” e Kurbinit se do të ishte në tribunë deri 95 vjeç, Zoti i dha një shenjë. Eskorta e Sali Berishës u përfshi në një aksident masiv banal, ku së paku tre makina u përplasën me njëra- tjerën.

Reagimi i parë i shtypit të familjes Berisha ishte paranojak. Sipas tyre, një veturë me targa të Kosovës kishte hyrë në drejtim të kundërt në autostradë për t’u përplasur me makinën e Sali  Berishës, por e kishte shpëtuar eskorta.

Më pas vijuan njoftimet e modifikuara, që i referoheshin një prej truprojeve të tij në makinën e goditur, i cili thoshte se shoferi nga Kosova kishte hyrë kundravajtje. Kundravajtje dhe drejitm i kundërt nuk janë e njëjta gjë, por shtypi vazhdon t’i referohet fjalës kundravajtje, si ecje në drejtim të kundërt.

Më në fund hetimi dhe sqarimi zyrtar i policisë bënë me dije se një djalë 24- vjeçar nga Kosova ka ecur jashtë normave në korsinë e shpejtësisë, në të njëjtin drejtim me eskortën e Berishës, dhe është përplasur me të. Pra është një aksident banal, që mund t’i ndodhë kujtëdo, sidomos në Laç.

Po pse Berisha është i fiksuar kaq shumë nga paranoja se dikush do ta vrasë?

Së pari, më shumë se sa e dëshiron, e mendon realisht që atë dikush duhet ta vrasë. I kapluar nga paranoja e njeriut që ka plot gjynahe për të larë, ai mendon se vërtet dikush në këtë vend, e dëshiron vdekjen e tij.

Këtu nuk është se gabon shumë, pasi ka mijëra vetë që e duan të vdekur, por problemi është se të gjithëve atyre që u ka bërë keq, mendojnë se tani ndaj tij po vendoset drejtësia, duke filluar nga damkosja e përjetshme si hajdut familjarisht, dhe epitafi si minues i demokracisë dhe drejtësisë në vend. Çdo dënim tjetër, përfshi dhe vdekjen, është më i lehtë për të, se sa ky.

Së dyti, në kulmin e aksionit të tij shantazhues ndaj SHBA, për të dëshmuar që ka mbështetje popullore kundër SHBA, ai ka shumë dëshirë të zgjojë fantazinë tek trushpëlarët  e vet, se dikush po mendon dhe për ta hequr qafe fizikisht. Kjo e viktimizon dhe e bën të duket një “Allende shqiptar”, që po vdes me automatik në dorë kundër “Juntës amerikane”. Pasi u sigurua se çdo gjë ishte banale, ai po ngulmonte pikërisht tek ky version.

Së treti, po përpiqet të shfaqë dhe një element heroizmi që i ka shpëtuar vdekjes, nga zotësia e eskortës. Kjo i duhet patjetër për të ilustruar dhe idenë e mbiheroit që fluturon mes vdekjes dhe ajo nuk e prek.

Është totalisht sjellja e një njeriu paranojak, që jeton me vdekjen natë e ditë. Me vdekjen e kundërshtarit, me vdekjen e atyre që ka përcjellë në atë botë duke vrarë apo urdhëruar vrasjen e tyre dhe natyrisht, dhe me vdekjen e tij.

Ajo që i ka ndodhur atij, duke u damkosur nga SHBA me një epitaf të gatshëm mbi pllakën e varrit, është ajo që e tremb më shumë.

Prej 19 majit 2021, Sali Berisha jeton me përfytyrimin e pllakës së varrit të tij dhe atë që do të shkruhet sipër saj. Por jo fizikisht mbi atë pllakë, por për atë që ai do hyjë në histori.

Dhe në fakt epitafi i varrit të tij është pikërisht fraza, “Minues i demokracisë, përvetësues i fondeve publike për shkak të pushtetit dhe minues i sistemit të drejtësisë”. Ky epitaf tashmë nuk është mbi një pllakë varri konkret, por në eter, në dosje, në libra, në gazeta, në portale, në ekrane televizionesh dhe nuk zhduket më. Nuk është një pllakë varri që mund ta thyesh e të shpëtosh. Është një frazë që ta hap varrin kudo që të shkosh e të fshihesh. Madje edhe në “Foltore”.

Ndaj Sali Berisha e ka kaq të fortë fiksimin me vdekjen dhe atë që ndodh përtej vdekjes me të. Është ky epitafi që vjen vërdallë nëpër botë dhe pret ditën e fundit të tij. Qoftë dhe moshën 95 vjeç. Sado që ta shtyjë, ai e pret, nuk ikën.

Next Post
Investigimi/ SKANDALI me bankën: Publikon llogaritë personale të klientëve, të dhënat rrjedhin nga Komisioni Hetimor

Investigimi/ SKANDALI me bankën: Publikon llogaritë personale të klientëve, të dhënat rrjedhin nga Komisioni Hetimor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

March 2, 2026
Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

March 2, 2026
“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

March 2, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Muxhahedinët në Manzë janë të stërvitur për luftë”, Hoxha: Shqipëria e rrezikuar nga Irani

March 2, 2026
Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

March 2, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

“Shqipëria, Mali i Zi dhe…”, Marta Kos: Katër shtete në pararojë të procesit të zgjerimit

March 2, 2026
“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

March 2, 2026
Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In