• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse Berisha është braktisur nga deputetët e Veriut të Shqipërisë?

by Mero Baze
19/10/2021 19:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Deputetët e Partisë Demokratike në veriun e Shqipërisë kanë braktisur në shumicë foltoren e Sali Berishës. Ai nuk ka mundur të marrë dot asnjë deputetë në foltoren e  tij në Kukës, Shkodër dhe sot në Dibër, ashtu siç nuk pritet të marrë në Lezhë, pasi shumice e tyre janë shprehur publikisht.

Katër qarqet e veriut përfaqësojnë në fakt shumicën e deputetëve të Partisë Demokratike në grupin parlamentar kanë refuzuar foltoren, ndryshe nga Vlora, Gjirokastra Fieri dhe Tirana që kanë pasur nga një deputet.

Por si lexohet kjo braktisje e Berishës në veri të vendit?

Nga pikëpamja politike ky është një dështim dyfish i Berishës, pasi Veriu i Shqipërisë është zemra e Partisë Demokratike. Kur të refuzon pjesa më vitale e Partisë Demokratike, do të thotë që ke një problem me ata që e mbajnë në këmbë Partinë Demokratike dhe jo me disa militant të degraduar që mendojnë se tani u ka ardhur radha të duken të rëndësishëm.

Duke injoruar një foltore e cila ka startuar ditën që Berisha u ndje I braktisur nga Lulzim Basha, pjesa më vitale e PD e ndjen se me Berishën nuk ka të ardhme as në zgjedhje dhe as në raport me ndërkombëtarët dhe praktikisht e kanë injoruara të

Në ndryshim nga Veriu, jugu i Shqipërisë në vetvete e ka braktisur PD dhe aty PD është thjesht për arsye gjeografike. Duke qenë pakicë, ata ndjehen më të përfaqësuar nga Berisha, pasi janë një pakicë që nuk kanë njohur kurrë ndjesinë e fitores dhe i vetmi që u duket përfaqësues i tyre është Berisha.

Por ata janë të parëndësishëm si brenda PD, ashtu dhe për komunitetin e tyre.

Duke u injoruar në Veri, Sali Berisha është duke u injoruar nga forca kryesore, nga motori që vë në lëvizje Partinë Demokratike dhe siguron mbijetesën e saj politike. Ata më shumë se kushdo tjetër e njohin Berishën, dhe e kuptojnë më mirë se të tjerët hallin e tij që nuk ka lidhej me hallin e tyre.

Ata janë keqpërdorur disa herë në jetën e tyre politike nga Sali Berisha sa herë ai futet në krizë të pushtetit të tij personal. Rasti më ekstrem ka qenë Viti 1997, kur pas prishjes me SHBA dhe përpjekjes për të mbajtur pushtetin me dhunë, ai mobilizoi Veriun kundër Jugut të Shqipërisë në emër të karriges së vet.

Por Veriu nuk ka braktisur vetëm fizikisht Berishën, por dhe përpjekjen e Berishës për ndarje Jug Veri. Foltorja e tij në fakt është kthyer në një megafon përçarës jo vetëm për PD, por dhe kombin shqiptar. Në çdo foltore ai flet për diskriminim të Veriut dhe për një nevojë të revanshit të Veriut mbi Jugun.

Të vetmit që e kanë kuptuar këtë sens përçarës janë pikërisht veriorët ata që e kanë vuajtur sensin krahinorist të qeverisjes Berishës, dhe po e lënë atë të flas me vete, apo me të ngjashmit e tij, në salla të braktisur nga përfaqësues të PD dhe deputetë të PD.

Kjo natyrisht që e bën Berishën të ndjehet keq, kur mendon se si Basha e ka izoluar në veri. Aq keq, sa është I tërbuar pse Basha paska thënë që ka një origjinë nga fisi Hoti. A thua se I ngeli vetëm një nga 12 fiset e Veriut pa marrë. Ai I ka humbur të 12. Madje dhe Mziun.

Next Post
VIDEO/ E lë në stol tek Roma, ja si Mourinho “tallet” me Kumbullën që bëri “kaps” Lewandowskin

VIDEO/ E lë në stol tek Roma, ja si Mourinho “tallet” me Kumbullën që bëri "kaps" Lewandowskin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mungesa e Spiropalit në seancën për Ballukun, Balla: Do të marr një vendim në konsultim me grupin parlamentar

Mungesa e Spiropalit në seancën për Ballukun, Balla: Do të marr një vendim në konsultim me grupin parlamentar

March 24, 2026
Sherr mes nxënësve në Durrës, njëri prej tyre goditet me thikë në qafë

Fier/ Krim në familje, burri vret gruan dhe më pas veten

March 24, 2026
Nafta rrit çmimin e zarzavateve, shtrenjtohen deri në 30 lekë për kilogram

Nafta rrit çmimin e zarzavateve, shtrenjtohen deri në 30 lekë për kilogram

March 24, 2026
“M’u mohua e drejta e mbrojtjes”, Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

Mbahet seanca ndaj Veliajt! Kryebashkiaku ndryshon avokat, merr mbrojtës ligjor ish-deputetin socialist

March 24, 2026
27 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

27 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

March 24, 2026
Mbreti i Panairit

Jam Enver

March 24, 2026
Paqe në Islamabad? JD Vance propozohet si kryenegociator për bisedimet me Iranin

Paqe në Islamabad? JD Vance propozohet si kryenegociator për bisedimet me Iranin

March 24, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla: Mos na qani hallet për afatet! “Shqipëria 2030” mision i Ramës dhe PS

March 24, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

PD bie sërish në sondazhe, Frrok Çupi: Shqiptarët janë të lodhur nga dhuna!

March 24, 2026
130-vjetori i “Pajtores së Shqipërisë”, Kisha Katolike Shqiptare fton për vizitë Papa Leonin XIV

130-vjetori i “Pajtores së Shqipërisë”, Kisha Katolike Shqiptare fton për vizitë Papa Leonin XIV

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In