• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse Berisha e quajti shpallje lufte ndaljen e sherrit nga Rama?

by Ylli Pata
18/09/2025 20:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata 

Sot, në ditën më të rëndësishme të inagurimit të qeverisë Rama 4 pamë shpalljen e dy vijave të kuqe nga mazhoranca dhe opozita. 

Mazhoranca e tha dhe e bëri. Ndaloi dhe deklaroi se do të ndalojë teatralitetin verbal dhe sherrin trupor në sallën e Parlamentit shqiptar. Dhe e bëri në ditën e parë të nisjes zyrtare të legjislaturës së re. “Çdo veprim sin ë të shkuarën, do të bëjë që seanca do të zgjasë sa një process votimi”, tha Rama. 

Dhe ndodhi. Pas kësaj, ku pati disa hedhje broshurash e ndonjë shishe ujë, kishim dy qëndrime të Sali Berishës. i pari “a caldo”, ku e konsideroi Edi Ramën një kryehorr. Pra një qëndrim i fortë, siç di të bëjë Sali Berisha. i dyti, që ishte ai zyrtari në selinë e PD-së ishte më i qartë: Vendimin e Edi Ramës e konsiderojmë shpallje lufte”. 

Pas kësaj presim nisjen e konfliktit të përmasave që një luftë i ka brenda: nga ajo frontale, deri tek lufta guerile, ajo hibride dhe sabotimet”. 

Një qëndrim i fortë, që nëse Berisha i qëndron, kjo ka të bëjë me një varg masash që nuk kanë të bëjnë më me një marrëdhënie normale pozitë opozitë. Por me një stinë konflikte të egër, ku palët herë do sulmojnë e herë do mbrohen, me mjete që sot, teknologjia e re i ka sjellë me shumicë. 

Edi Rama, e zbatoi atë që tha, tani uhet pritur Sali Berishën që të marrë hapin e tij. Por nga ana tjetër, natyrshëm vjen pyetja; përse Sali Berisha e quajti shpallje lufte kërkesën ultimative të mazhorancës që duhet t’i jepet fund obstruksionit verbal në Kuvend? 

Gjasat janë që të ketë disa arsye për këtë, ku natyrshëm duket se opozita e Berishës nuk ishte e përgatitur me ndryshimin e strategjisë së mazhorancës, ndaj kishte bërë gati vendosjen e pllakës së vjetër, që Rama e ka quajtur shpesh “La Voce del Padrone”. 

Më pas, arsyeja kryesore e qasjes se Rama i ka shpallur luftë, është pikërisht “e drejta e qytetarisë” që opozita mendon se i takon ta prishë çdo seancë, duke e kthyer në një “fight club”. 

Në realitet kemi të bëjmë me një logjikë të salduar, ku siç ka treguar eksperienca Sali Berisha është “konservator” dhe nuk e ndryshon sjelljen e tij. Që do të thotë se ndoshta opozita, përkatësisht PD nuk ka një plan rezervë përveç asaj që di të bëjë më mirë dhe është stërvitur këto 13 vjet. 

Megjithatë, duket se kemi të bëjmë me një zhvillim të ri. Edi Rama sot ka kaluar në një hap të ri, duke i hedhur dorashkën e një sfide Sali Berishës. Në formë të përgjithshme, i ka lënë të kuptojë, se duhet ta lësh këtë lojë bajate shpik ndonjë gjë të re, pasi nuk kam ndërmend të vij pas avazit. 

Por ka shumë gjasa që kjo të kuptohet edhe ndryshe. Përkatësisht i ka bërë të ditur se nuk do të lejojmë më një lojë hibride të një opozite as mish as peshk. O një opozitë normale që respekton lojën arlamentare, o “merr malet”, pra kalo në një pozicion radikal. Nëse është kjo e fundit, kemi të bëjmë me një provokacion të shkallës së lartë, që gjasat janë që edhe Sali Berisha e ka kuptuar kështu. 

Nëse ndodh “faza finale e revolucionit”, atëherë nuk ka rrugë e mundësi për fazë të mesme: përkatësisht “o sot o kurrë” duhet bërë ose vdis. E kjo është realisht një lojë e rëndë. Për mazhorancën nuk ka shumë gjasa, edhe pse nuk është komode, por për opozitën është si thyerja e gurit në skeçin e estradës së Lushnjës. 

 

Next Post
Balliu: Bëhuni gati për mosbindje civile! Do bllokojmë akset kryesore të rrugëve

Klevis Balliu rrëfen prapaskenat e sherrit në Parlament: Rama na provokoi keq me robotin Diella

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

March 2, 2026
Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

March 2, 2026
“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

March 2, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Muxhahedinët në Manzë janë të stërvitur për luftë”, Hoxha: Shqipëria e rrezikuar nga Irani

March 2, 2026
Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

March 2, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

“Shqipëria, Mali i Zi dhe…”, Marta Kos: Katër shtete në pararojë të procesit të zgjerimit

March 2, 2026
“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

March 2, 2026
Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In