• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse Berisha dhe Meta zyrtarizuan “Shtëpinë e Lirisë” numër 2?

by Ylli Pata
27/10/2022 17:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Ngutja e Sali Berishës dhe Ilir Metës për të firmosur krijimin e polit politik të tyre i ka dhënë një goditje shpresës së opozitës për tu bashkuar përpara zgjedhjeve lokale.

Kjo pasi, ngritja nga lart i një subjekti politik të përbashkët, në kohën kur janë në akt negociata për bashkimin, apo diskutime për kandidaturat për kryetar është veçse vendosja para “faktit të kryer”, i logjikës se çdo kandidaturë për kryetar bashkie apo këshilltarë për zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm, do të duhet të vuloset nga çifti politik Berisha-Meta.

I ashtuquajturi “proces i primareve” është vrarë që në fillim, nëse vërtetë ka pasur ndonjë shpresë për një përzgjedhje demokratike të kandidatëve të opozitës.

Ndërkaq, imponimi krejt të vetëm që të shpallen si autoritetet më të larta politike, duke përjashtuar të gjithë faktorë të tjerë opozitarë, thjesht e ka thelluar edhe më tej ndarjen në arqipelagun e dallgëzuar opozitar.

Sot në mjedisin e opozitës nuk ka vetëm Sali Berishë dhe Ilir Meta, por siç dihet ka një numër forcash politike të vjetra e më pak të vjetra, të cilat kanë qenë gjithmonë pjesë e aleancave apo betejave elektorale të kësaj pjese të politikës.

Ilir Meta, deri më 6 mars të këtij viti, nuk kishte garuar së bashku me PD-në që prej vitit 2011, ndërkohë që faktorë të ndryshëm opozitarë kanë qenë pjesë e influencës të përfaqësuar kryesisht në këshillat bashkiakë.

Përse Berisha dhe Meta nuk ftuan në aleancën e tyre: Fatmir Mediun, Agron Dukën, Dashamir Shehi, partitë e Ballit Kombëtar apo të Legalitetit? Sepse ata me këtë veprim duan tu thone të gjithë të tjerëve se çdo gjë do të kalojë nga “Shtëpia e Lirisë numër 2”. Kushdo t’i ndjekë mirë, përndryshe do të quhen tradhëtarë apo shërbëtorë të Edi Ramës.

Si Berisha, ashtu edhe Meta, fare mirë mundë prisnin nisjen e jë diskutimi të gjerë në Tiranë, apo në bashkitë e tjera, të të gjithë faktorëve opozitarë, për mënyrën e përzgjedhjes së kandidaturave, e më pas të niste procesi i daljes apo nxjerrjes së emrave. E pastaj, mund t’i bashkëngjiteshin këtij procesi, kun ë krye do të qëndronin kandidatët e përbashkët për kryetarë bashkie.

Por nëse ndodhte kjo, atëherë ne do të kishim një trupë të re politike në vend, e cila edhe nëse nuk do të fitonte në një bashki të caktuar, do të ishte pjesë e skuadrës politike të opozitës së përbashkët.

Meta e Berisha, janë politikanë të tranzicionit 30 vjeçarë, ku çdo zgjidhje politike nuk ka ardhur si process, por si imponim i një realiteti, të nxitur nga ta.

Primaret që do të zhvillohen brenda “Shtëpisë së Lirisë” nisin të paragjykuara dhe të komanduara nga dyshja, e cila, siç e tha edhe Ilir Meta dje, i kanë në kokë jo vetëm kandidatët për kryetarë, por edhe për kryetarë të këshillit bashkiak.

Nga ana tjetër, “marrëveshja e firmosur” me një ceremoni pompoze, ishte edhe një sinjal i qarte politik, ndaj grupit të Enkelejd Alibeajt, për ta linçuar që nga sot si “shërbëtorë të Edi Ramës.

Cifti i “Shtëpisë së Lirisë 2” duan të pengojnë faktorin politik të Partisë Demokratike në bazë, e cila nuk i është bashkëngjitur foltores. Problemet që kanë pasur protestat e thirrura nga Berisha me pjesëmarrjen, është një handicap i pastër organizativ, i ardhur si pasojë e mos kontrollit të degëve të Partisë Demokratike.

Ata duan ta atrofizojnë këtë forcë të rëndësishme në territory me operacione të tilla si ky i sotme, që si më 6 mars e përdorën për të mundur Lulzim Bashën, por jo Edi Ramën.

Nuk është synim i “Shtëpisë së Lirisë numër 2” që të mundë Edi Ramën, edhe nëse e kanë e kanë për një afat më të gjatë. Si Berisha, ashtu edhe Meta duan të kenë një mbulesë politike, për ta përdorur si fortesë si me drejtësinë e re, ashtu edhe me ndërkombëtarët. Ata, pra Meeta e Berisha, armikun më të madh kanë pikërisht Partinë Demokratike reale, që si bazë ka grupin parlamentar, si dhe struturat e saj në degë.

Kryetari i Partisë Demokratike të Shkodrës, Xhevdet Amuli, deklaroi qartësisht se nëse nuk dnalohet procsi farsë i “primarev” nuk do të ketë bashkim. E sipas të gjitha gjasave nuk do të ketë jo vetëm bashkim, por pritet të përjetojmë një garë aggressive mes opozitës.

Garë, e cila ndoshta edhe mund të jetë pozitive, nëse zhvillohet në mënyrë normale.

Në zonat bastione të së djathtës, si përshembull në Shkodër, do të kemi një duel të ri, por më të madh edhe më të ridimensionuar mes “Shtëpisë sëe Lirisëe 2” dhe Partisë Demokratike. Gjasat janë që kandidati i PS-së, do të shikohet një ndikues i kësaj gare, në votat që mund t’i heqë kandidatit të Berisha-Meta apo atij të Partisë Demokratike.

E gjasat janë se kjo garë, nuk do të zhvillohet në një kuadër kaosi e hutimi si më 6 mars, pasi palët e njohin mirë njëri-tjetrin. Janë dy palë në pozicione të forta të tyre, e që kanë parë edhe një model siç është bashkia Shkodrës. Model, që më shumë se me socialistët, është përplasur  me Paertinë Demokratike, mbështetësit e së cilës i ka larguar nga puna. Ndërsa në zona të tjera ku PS ka një mbështetje politike primare, palët do të ndahen si më 6 mars.

E do të ndodhë si pas kësaj date që mbështetësit e foltores do të bëjnë llogari se kush ka më shumë e kush më pak nga pjesa e humbjes. Pasi Meta e Berisha, i intereson një territor politik për të ushtruar pushtetin e tyre, jo një consensus i gjerë për të fituar zgjedhjet.

Next Post
Berisha: Marrëveshje ime me Metën është historike, do mbështesim nismat e referendumeve!

VIDEO/ Çfarë s’u dëgjua nga tryeza! Berisha: Për 700 mijë euro dhe dorëheqjen herën e parë. Meta: Jo mo e thashë për Shkëlzenin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

PD kërkesë Kuvendit: Procedurë të përshpejtuar për propozimin që ul çmimin e naftës

April 8, 2026
Vengu në Komisionin e Burimeve Natyrore: Eksportuesit nuk do të jenë më të vetmuar përballë…

Vengu në Komisionin e Burimeve Natyrore: Eksportuesit nuk do të jenë më të vetmuar përballë…

April 8, 2026
Popullsia në Greqi drejt plakjes, Mitsotakis njofton paketën e re prej 1,6 milionë eurosh

Masa drastike në Greqi: kufizohet përdorimi i rrjeteve sociale për të miturit

April 8, 2026
SHBA-Iran me qëndrime të ndryshme, Trump: Negociatorët iranianë kanë frikë se do të vriten

Nga kërcënimi për shkatërrimin e Iranit te armëpushimi 2-javor, si e ndryshoi Trump kursin brenda një dite

April 8, 2026
“Mezi pres të tregoj…” Bill Gates do të dëshmojë në kongres për dosjen Epstein

“Mezi pres të tregoj…” Bill Gates do të dëshmojë në kongres për dosjen Epstein

April 8, 2026
I dehur në timon aksidenton fëmijën 2 vjeçar në Sarandë, i mituri dërgohet me urgjencë në spital

I dehur në timon aksidenton fëmijën 2 vjeçar në Sarandë, i mituri dërgohet me urgjencë në spital

April 8, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 9 Prill 2026

April 8, 2026
Papa Leoni XIV: E mirëpres armëpushimin, vetëm me negociata arrihet fundi i luftës

Papa Leoni XIV: E mirëpres armëpushimin, vetëm me negociata arrihet fundi i luftës

April 8, 2026
The New York Times: Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin? Zbardhen bisedat, ja kush ishte kundër

The New York Times: Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin? Zbardhen bisedat, ja kush ishte kundër

April 8, 2026
Armëpushimi SHBA-Iran, si reaguan udhëheqësit evropianë

Armëpushimi SHBA-Iran, si reaguan udhëheqësit evropianë

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In