• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse Bashën e shqetëson më shumë Ibsen Elezi se Eduard Selami

by Alfred Peza
02/05/2018 10:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza/

Diskutimet e ish kryetarit të degës së Kukësit, Ibsen Elezi dhe ish Kryetarit të PD Eduard Selami, vazhdojnë të kenë ende jehonë edhe pas përfundimit të Kuvendit Kombëtar të së dielës, duke e eklipsuar fjalimin 60 minutësh të Lulzim Bashësh. Si rrallëherë në evente të tilla të rëndësishme për një parti politike, ka ndodhur një fenomen interesant. I cili nëse shoqërohet me raste të tjera, pritet që ta ndryshojë njëherë e mire monotoninë vrastare ku ishte zhytur deri më sot, kultura e debatit politik në Shqipëri.

Ibsen Elezi deri dje i panjohur jashtë qytetit të tij, është bërë një fenomen i rrjeteve sociale, një star mediatik dhe një prishës i qetësisë së liderëve politikë. Aq sa PD më shumë e shqetësuar duket për tezat e fjalës së një ish kryetari dege në një qark që “prodhon” vetëm tri vende në Parlament, sesa për fjalimin fshikullues të njërit prej ish Krytarëve të vet. Më shumë duken të preokupuar ndaj një personazhi deri dje të panjohur publikisht në Shqipëri, sesa ndaj një politikani që ka qenë e me sa duket do të mbetet gjithmonë në skenë, që nga dita e parë e lëvizjes së dhjetorit ’90.

Çfarë ka ndodhur?

Pasi Ibsen Elezi dhe Eduard Selami mbaruan diskutimet e tyre, pavarësisht reagimeve nga të deleguarit në sallën e Kuvendit Kombëtar të PD, mediat i dhanë një vëmendje më të shtuar se të tjerave. Arësyeja është e thjeshtë; zërat ndryshe janë gjithmonë më interesantë dhe më të ndjekur nga publiku. Deri këtu, gjithçka është brenda normalitetit të një raporti media- opinion publik, i cili shoqëron aktivitetet me rëndësi politike.

Fjalimet e tyre ishin kundër mënyrës sesi kryetari aktual Basha po e drejton PD, kundër mënyrës sesi po bëheshin ndryshimet në Statutin e kësaj partie, mënyrës sesi po funksion demokracia e brendshme dhe kritika të tjera të kësaj natyre.

Ibsen Elezi mbajti një fjalë zemre, të pa shkruar gjëkundi dhe siç tha vetë më vonë, duke qenë i papërgatitur paraprakisht për të artikuluar ato që ai i renditi si 4-5 problemet kryesore që ka sot PD. Ndërsa Eduard Selami ishte jo vetëm i përgatitur, por edhe i strukturuar. Duke hedhur teza që i shkonin staturës dhe historisë së tij politike, në raport me veten dhe me PD.

Pavarësisht këtyre dy kontrasteve, fjala e Ibsen Elezit nisi të merte më shumë vëmendje, duke krijuar më shumë shqetësim për Lulzim Bashën dhe njerëzit e tij. Ishte kjo arësyeja se përse disa nga figurat kryesore të kësaj partie, por edhe analistë të njohur, u morën pothuajse vetëm me tezat e Ibsen Elezit duke e lënë mënjanë ose duke i kaluar tangent, ato të Eduard Selamit.

Çështja dukej aq serioze, sa Nr. 2 i PD në një stil që nuk duket edhe aq shumë i tij, e sulmoi Ibsen Elezin deri edhe për “tradhëti” e flirtime me PS dhe me figurat politike të saj në Kukës.

Pse po ndodh?

Pyetja që shtrohet pas kësaj është: Pse po ndodh e gjitha kjo? Përgjigja është e thjeshtë: Sepse Ibsen Elezi është një fenomen që e shqetëson elitën politike, klasën politike në tërësi dhe liderët politikë e sidomos atë të PD në veçanti në këtë rast, sepse ai përfaqëson thelbin e konfliktit të sotëm të sistemit.

Sepse Ibesn Elezi përfaqëson palcën e një partie politike. Përfaqëson memorien, koshiencën, vlerën morale dhe gjithçka tjetër të vërtetë që një forcë e madhe e me histori të gjatë, ka në historinë politike të një vendi. Ai përfaqëson masën, syrin dhe veshin e shoqërisë, arsyen dhe ndërgjegjen, shpirtin dhe koshiencën e anëtarëve të PD dhe të qytetarëve si qenie politike, në përgjithësi.

Tezat e Ibsen Elezit përfaqësojnë gjithçka që do duhej të kishte lidershipi i një partie politike, të cilat ajo i ka humbur rrugës përgjatë 27 viteve të qëndrimit sa në opozitë, e sa në pushtet. Ai përfaqëson gjithçka i është dashur drejtuesve të partive për të lënë rrugës, që të arrinin në majën që kanë pushtuar sot. Ata do të jepnin gjithçka sot, për të qenë edhe në postet që mbajnë por edhe të kishin njëkohësisht lirinë e moralin publik e politik të Ibsen Elezit.

Ibsen Elezi sulmohet, sepse ai është pasqyra që kur i del përballë lidershipit politik të partisë së tij, arrin që tia tregojë gjithë botës me besnikërinë më të madhe, defektet, shëmtinë, rrudhat dhe operacionet plastike që i është dashur të bëjnë për 27 vjet me radhë.

Por më shumë sesa kaq, ata i tremben si djalli temjanit, një zgjimi të të gjithë “Ibsen Elezëve” të heshtur të këtij vendi. Ndaj vrapojnë që ta godasin që në embrion, për ta larguar sa më parë nga skena dhe vëmendja publike, fenomenin që i ka lënë tri netë pa gjumë.

Next Post
Bashkim Kopliku: Po tentojnë t’më denigrojnë në prag të gjyqit me Nishanin

"Karrige thyerit" dhe lutjet e pështirshme të Berishës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paralizohet qarkullimi në autostradën Tiranë-Elbasan! Trafik i rënduar në ditën e parë të vitit

Paralizohet qarkullimi në autostradën Tiranë-Elbasan! Trafik i rënduar në ditën e parë të vitit

January 1, 2026
Nga zgjedhjet e 11 majit dhe fitorja e PS me 83 mandate te protestat e Berishës/ Ngjarjet kryesore që dominuan skenën politike në 2025

Nga zgjedhjet e 11 majit dhe fitorja e PS me 83 mandate te protestat e Berishës/ Ngjarjet kryesore që dominuan skenën politike në 2025

January 1, 2026
Zotin e zëvendëson vetëm një qenie, nëna!

2026! Në këtë vend ndryshon gjithçka që të mbetemi njësoj!

January 1, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e premte 2 janar 2026

January 1, 2026
Aksidenti që ‘përgjaku’ nisjen e Vitit të Ri/ Mes viktimave, instrumentisti Klejdi Myftari

Aksidenti që ‘përgjaku’ nisjen e Vitit të Ri/ Mes viktimave, instrumentisti Klejdi Myftari

January 1, 2026
Aksidenti tragjik me 3 viktima në Tepelenë/ Del foto e 27-vjeçarit, i riu djali i shefit të komisariatit

Aksidenti tragjik me 3 viktima në Tepelenë/ Del foto e 27-vjeçarit, i riu djali i shefit të komisariatit

January 1, 2026
Ukraina sulmoi rezidencën e Putinit? CIA mohon pretendimet dhe deklaratat e Kremlinit

Ukraina sulmoi rezidencën e Putinit? CIA mohon pretendimet dhe deklaratat e Kremlinit

January 1, 2026
‘Më vjen gjynah’/ Kritik i ashpër për sigurinë ushqimore, Braçe: Nuk ha asnjëherë gjel, ja pse

‘Më vjen gjynah’/ Kritik i ashpër për sigurinë ushqimore, Braçe: Nuk ha asnjëherë gjel, ja pse

January 1, 2026
Hyn në fuqi sot rritja e pensioneve çdo muaj, ja sa përfitohet sipas kategorive

Hyn në fuqi sot rritja e pensioneve çdo muaj, ja sa përfitohet sipas kategorive

January 1, 2026
Detaje te reja/ Aksidenti me 3 viktima në Tepelenë, 19-vjeçarja në gjendje të rëndë tek Trauma

Detaje te reja/ Aksidenti me 3 viktima në Tepelenë, 19-vjeçarja në gjendje të rëndë tek Trauma

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com