• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse Arben Kraja nuk duhet të heshtë sot!

by Bajram Peçi
25/08/2022 10:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bajram Peçi

“Meqenëse spurdhjaku i partisë ka vendosur t’i shërbejë hapur mafies së inceneratorëve në panik ju lutem njihuni edhe me një kërkesë tjetër serioze për karagjozët më të mëdhenj të Ramaformës. Shtatori po vjen dhe Drejtësia e Popullit nuk do ndalet më! Ramoviçin asgjë nuk e shpëton dot më!” Është ky komenti i Ilir Metës, që shoqëron botimin e shkresës-thirrje të prokurorit.

Fyerjet “Spurdhjak”, “…i shërbejnë hapur mafies”, “…karagjozët më të mëdhenj”, të shprehura e të shkruara në tre radhë, i drejtohen drejtuesit të prokurorisë, z. Arben Kraja. Kjo gjuhë (e njohur) ka qenë e pranishme dhe konstante në shumicën e kohëve kur ka qenë sidomos në opozitë me pushtetin. Shpesh, prej tij, jemi ndeshur me shprehi të tila që është vështirë të dallohen nga rrugaçëria.

Por tani, shfaqja e kësaj dhunë verbale, nuk bëhet ndaj kundërshtarit politik, që kur ndodh, rëndom kalohet nga pala tjetër sikur nuk është vënë re; nuk është debat mes LSI-së, tani PL-së (Parti e Lirisë), por rasti përfshinë përfaqësues të një institucioni të lartë të drejtësisë. Populli, lexuesi, të mësuar me gjuhën politike të përdorur, si në parlament, në konferenca shtypi, në debate televizive, është mësuar tashmë me rastet ekstreme të etiketimit të kundërshtarit si dhe sulmet personale.

Sulmet e djeshme të Ilir Metës (Metaj), në përpjekje të mbrohet pa dhënë argument, por duke sharë, duke fyer, me shpresën se përmes tyre ai do përligjë bindjen e tij se drejtësia në vend, reforma e saj, nuk ekziston! Madje, ai e di se nuk mbrohet dot kështu, por është kaq i përkëdhelur sa nuk ka aftësinë mendore të frenojë emocionet.

Edhe sikur ndaj tij, për rastin e kontratave të lobimit me shuma të mëdha parash, që do hetohet, nuk do provohet fajësi, do mjaftonin vetëm këto tre rreshtat e bëra publike, ku janë ngjeshur dhunshëm perifrazime që shfaqin dyshimin për shëndetin mendor të dëmtuar, që të merrej i pandehur me akuzën për fyerje publike të Institucionit.

Ligji shqiptar është shprehur qartë për të drejtën e lirisë së shprehjes, për lirinë e mendimit, për lirinë për të marrë ose për të dhënë informacione, të cilën Ilir Meta nuk e përdori për t’i kërkuar autoritetit publik dosjen e tij (të cilin gjithashtu e ka fyer publikisht). Por ushtrimi i këtyre lirive përmban detyrime dhe përgjegjësi. Janë formuluar ligjërisht kushte, kufizime ose sanksioneve, të nevojshme për një shoqëri demokratike dhe në interes të sigurisë kombëtare.

Ti, or zotëri, mund të mos kesh respekt për institucionin, nuk do ose nuk e do mbrojtjen e dinjitetit të institucionit, por ligji të detyron ta respektosh autoritetin, institucionin, sidomos në rastin tuaj, atë të drejtësisë; ligji të detyron të pranosh paanshmërinë e pushtetit gjyqësor?! Ndryshe do provosh njëanshmërinë e saj përmes provave, por vetëm para trupit të prokurorisë e gjykatës. Dhe këtu nuk është fjala t’i provosh prokurorit se ështe spurdhjak, ose karagjoz, por sidomos t’i japësh prova, t’i vërtetosh se “…i shërbejnë hapur mafies”,

Kuvendi, krahas ligjit për lirinë e shprehjes, ka nxjerrë prej kohësh edhe një ligj që mbron zyrtarët, që mbron simbolet si dhe parashikon, përmes Kodit Penal, mbrojtje të veçantë, ku përfshihen gjyqtarët e prokurorët. Ish- presidenti duhet ta dijë patjetër se konsiderohen si vepra penale “Fyerja e qëllimshme, që i bëhet punonjësit që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik, për shkak të veprimtarisë së tij shtetërore ose të shërbimit”.

Në rastin konkret prokurori Arben Kraja ose ndihmësit e tij, nuk duhet të heshtin, por të hapin një çështje penale të veçantë, në këtë rast për Ilir Meta (Metaj) e në raste të tjera për çdo gangster tjetër politik që bën të fortin me ligjin. Do ishte shumë e dobishme për dinjitetin e institucioneve tona, besueshmërinë e tyre, nëse e bëjnë këtë! Mjaft më!

Next Post
FOTO/ Zyrtarët fotografuan trupat e viktimave, e veja e Kobe Bryant fiton dëmshpërblim 16 mln $

FOTO/ Zyrtarët fotografuan trupat e viktimave, e veja e Kobe Bryant fiton dëmshpërblim 16 mln $

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tabaku sulmon Ramën: Bëri “show me powerpoint” për mbetjet, me zgjidhjen që dha PD para 12 vitesh

Tabaku sulmon Marta Kos: Korrupsioni kulturë e socialistëve, jo e shqiptarëve

March 27, 2026
Arsimi profesional/ Gonxhja publikon shifrat: Mbi 4700 nxënës të regjistruar, 11% më shumë se një vit më parë

Nga rritja e vizitave në institucione kulturore tek restaurimet, Gonxhja tregon strategjitë e Ministrisë së Kulturës

March 27, 2026
Trafik emigrantësh kundrejt pagesës, në pranga 26-vjeçari turk në Tiranë

Trafik emigrantësh kundrejt pagesës, në pranga 26-vjeçari turk në Tiranë

March 27, 2026
I shpallur në kërkim, arrestohet 23-vjeçari që qëlloi me armë gjatë një konflikti

I shpallur në kërkim, arrestohet 23-vjeçari që qëlloi me armë gjatë një konflikti

March 27, 2026
VIDEO dramatike, avioni luftarak amerikan F-18 gati rrëzohet nga raketa iraniane

VIDEO dramatike, avioni luftarak amerikan F-18 gati rrëzohet nga raketa iraniane

March 27, 2026
Reshje dëbore dhe në Qafën e Llogarasë, zbardhet rruga, borëpastrueset në terren

Reshje dëbore dhe në Qafën e Llogarasë, zbardhet rruga, borëpastrueset në terren

March 27, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 28 Mars 2026

March 27, 2026
Parlamenti Europian miraton dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në qendra jashtë BE-së

Parlamenti Europian miraton dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në qendra jashtë BE-së

March 27, 2026
“E kreva punën”, detaje të reja tronditëse nga vrasja e Liridonës

“E kreva punën”, detaje të reja tronditëse nga vrasja e Liridonës

March 27, 2026
Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In