• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Pse Arabia Saudite synon të ndërmjetësojë marrëveshje SHBA-Iran?

by A M
23/02/2025 18:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas lehtësimit të bisedimeve të para të nivelit të lartë mes zyrtarëve amerikanë dhe atyre rusë, që nga nisja e luftës në Ukrainë, Arabia Saudite po raportohet se është duke u pozicionuar si ndërmjetësuese për bisedime tjera të rëndësishme – mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

Rrjeti televiziv amerikan, CNN, i cili ka raportuar i pari për këto zhvillime, ka thënë se mbetet e paqartë nëse sauditët janë ofruar zyrtarisht për ndërmjetësim.

Megjithatë, analistët sugjerojnë se Riadi ka shanse të shumta për t’i ndërmjetësuar bisedimet, dhe mund të jetë i pozicionuar më mirë sesa ndërmjetësit tradicionalë për t’i ulur SHBA-në dhe Iranin në tavolinën negociuese.

“Riadi është në kërkim të një mënyre për t’i adresuar shqetësimet rreth programit bërthamor të Iranit, ashtu sikurse aktivitetet rajonale të këtij vendi dhe mbështetjen që gëzon prej grupeve tjera”, ka thënë Gregory Brew, analist i lartë në Grupin për Euroazinë, që vepron në SHBA.

“Duke marrë parasysh interesin e Riadit në shmangien e përshkallëzimit në rajonin e Gjirit, sauditët me siguri e shohin diplomacinë si mjet më efektiv për adresimin e këtyre çështjeve, për dallim prej ndonjë veprimi ushtarak”, ka thënë ai.

Sauditët në kërkim të stabilitetit rajonal

Arabia Saudite i ka ndërprerë marrëdhëniet me Iranin më 2016, pasi misionet e saj diplomatike janë sulmuar nga protestuesit e zemëruar lidhur me ekzekutimin e një kleriku shiit me nam nga autoritetet saudite.

Dy vjet më vonë, kur presidenti amerikan, Donald Trump është tërhequr nga marrëveshja bërthamore, e nënshkruar më 2015, mes Iranit dhe fuqive botërore, sauditët kanë qenë mes armiqve të Iranit që e kanë festuar këtë hap.

Më 2019, rebelët Huthi të Jemenit, të përkrahur nga Irani, patën nisur sulm të madh me dronë me raketa kundër rafinerive saudite të naftës, duke dëmtuar rëndë procesin e prodhimit të naftës.

Megjithatë, shumëçka ka ndryshuar prej atëherë, falë një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Kina, në mars të vitit 2023, që ka çuar në përmirësimin e marrëdhënieve mes Teheranit dhe Riadit.

Princi saudit, Muhammed bin Salman, ka kohë që synon të pozicionojë shtetin e tij si qendër ekonomike dhe diplomatike globale, dhe për këtë e ka hartuar edhe planin e ashtuquajtur “Vision 2030”, përmes të cilit synon të diversifikojë ekonominë e mbretërisë dhe të ulë varësinë ndaj naftës.

Mirëpo, për ta arritur këtë, Arabia Saudite ka nevojë për stabilitet në Lindjen e Mesme.

“Gatishmëria e Arabisë Saudite për të ndërmjetësuar mes Teheranit dhe Uashingtonit nuk ka dalë prej një vakumi politik”, ka thënë Behnam Taleblu, analist për Iranin në Fondacionin për Mbrojtje të Demokracive, me seli në Uashington.

“Duke e akomoduar Teheranin nëpërmjet normalizimit diplomatik, mirëpo duke qëndruar në orbitën e Perëndimit, Riadi po shpreson të mos njihet si vend ku gjykohet ndonjë konflikt më i madh rajonal, që përfshin Iranin”.

Ndonëse Republika Islamike insiston se nuk është duke krijuar armë bërthamore, shqetësimet sa shkojnë e rriten për kthimin e programit bërthamor në armë – sidomos pasi grupet miqësore të Teheranit në rajon – të cilat konsiderohen si mbrojtja e parë e vendit kundër Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara – janë përballur me humbje të konsiderueshme.

Abdulaziz Sager, udhëheqës i Qendrës për Studime të Gjirit, me bazë në Arabinë Saudite, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se Riadi e thotë bindshëm që i përket Iranit të vendosë nëse dëshiron të mbajë programin e tij paqësor bërthamor.

Megjithatë, sipas tij, zgjerimi i programit bërthamor iranian, pas largimit të SHBA-së nga marrëveshja bërthamore, “nuk ofron garanci” që do të mbetet paqësor.

Qëndrimi i Iranit

Një muaj më parë, lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, e ka hedhur poshtë idenë e bisedimeve direkte me Trumpin për një marrëveshje të re bërthamore, duke insistuar që nuk mund t’i zihet besë presidentit amerikan.

Ekspertët besojnë se pikërisht këtu Arabia Saudite mund të luajë rolin e vet.

Në letër, sauditët mund t’iu ofrojnë iranianëve atë që ndërmjetësuesit tradicionalë, sikurse Omani dhe Katari, nuk do të munden, vlerëson Brew.

Arabia Saudite besohet të ketë përfituar më shumë sesa Irani nga marrëveshja e vitit 2023 për normalizim marrëdhëniesh, dhe shumë persona ankohen në Iran që Tehereni ka përfituar pak ekonomikisht nga përmirësimi i lidhjeve me sauditët.

“Irani është duke analizuar mundësi për t’u siguruar se do të ketë përfitime ekonomike nga marrëveshja, dhe Arabia Saudite mund të ofrojë këtë, duke marrë parasysh që sauditët mund të zotohen për investime, tregti dhe përfitime tjera”, ka thënë Brew.

Një tjetër motiv për iranianët që të përfshihen në bisedime, me ndërmjetësim të sauditëve, është sepse as ish-presidenti amerikan, Barack Obama nuk ka mundur të garantojë që administrata Trump do të vazhdojë të jetë pjesë e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, dhe kështu, as Trump nuk mund t’i zbusë shqetësimet iraniane për administratën e ardhshme.

“Në anën tjetër, [Muhammad bin Salman] do të përzihet në këto tema për një kohë, dhe ka mundësi që oferta e sauditëve të sheqerosë marrëveshjen”, ka thënë Brew.

Më 2013, Irani dhe SHBA-ja kanë nisur bisedime sekrete, dhe shumë më vonë ato janë bërë publike, dhe kanë rezultuar me nënshkrim të marrëveshje bërthamore më 2015.

“Irani ka mundësi të angazhohet, sidomos nëse bisedimet do të jenë private, dhe mund t’i durojë koncesionet vetëm sa për të qëndruar në tavolinë të diskutimeve, ose do t’i braktisë disa aktivitete që lehtësisht mund t’i aktivizojë kur të ketë qejf”, ka vlerësuar Tabeblu./REL

Next Post
SHBA miraton qeset e nikotinës ZYN. Revolucion në reduktimin e dëmit te duhanpirësit

SHBA miraton qeset e nikotinës ZYN. Revolucion në reduktimin e dëmit te duhanpirësit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

February 7, 2026
Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

February 7, 2026
Irani dhe SHBA bien dakord për bisedime të reja, Kushner dhe Witkoff vizitojnë aeroplanmbajtësen Lincoln

Irani dhe SHBA bien dakord për bisedime të reja, Kushner dhe Witkoff vizitojnë aeroplanmbajtësen Lincoln

February 7, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 8 shkurt 2026

February 7, 2026
Nga fotot me AI, te hetimet për vizitën në qeli/ Valë teorish konspirative për vdekjen e Jeffrey Epstein

Nga fotot me AI, te hetimet për vizitën në qeli/ Valë teorish konspirative për vdekjen e Jeffrey Epstein

February 7, 2026
Luan Rama i “shkel syrin” mazhorancës?/ Ish-nënkryetari i LSI: PS është shtëpia ime dhe nuk i marr leje askujt se çfarë do bëj

Integriteti dhe autoriteti i Gjykatës Kushtetuese

February 7, 2026
“Fonde të hedhura dëm, nuk po sjell përfitime ekonomike”, Milano proteston kundër Lojërave Olimpike Dimërore 2026

“Fonde të hedhura dëm, nuk po sjell përfitime ekonomike”, Milano proteston kundër Lojërave Olimpike Dimërore 2026

February 7, 2026
“Vota juaj u shndërrua në treg të zi, procesi zgjedhor është farsë!”, akuzat e Berishës nga foltorja në Kamzë

“Vota juaj u shndërrua në treg të zi, procesi zgjedhor është farsë!”, akuzat e Berishës nga foltorja në Kamzë

February 7, 2026
Shpalosur Flamuri kombëtar 800 metra katrorë në Myzeqe

Flamuri jetim…

February 7, 2026
Bisedimet për paqe Ukrainë-Rusi, Zelensky: Macron kërkon dialog alternativ me Rusinë për t’i dhënë fund luftës

Bisedimet për paqe Ukrainë-Rusi, Zelensky: Macron kërkon dialog alternativ me Rusinë për t’i dhënë fund luftës

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In