• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse Anthony Blinken do ta shpërfillë gjykatën franceze dhe padinë e Berishës

by Java News
30/10/2021 22:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha njoftoi të martën nga “Foltorja” e Kavajës se Gjykata Korrektuese e Parisit i kishte pranuar padinë. Deklarata shkaktoi ovacione e duartrokitje në sallë nga mbështetësit e ish-presidentit, ish-kryeministrit dhe ish-kreut të PD-së, i shpallur “non grata” nga Departamenti i Shtetit.

Ai nuk dha më shumë hollësi në atë takim, ku gjithashtu njoftoi edhe kandidaturën për ta rimarrë Partinë Demokratike. Por, një ditë më vonë, përmes një njoftimi të shpërndarë në Facebook në shqip dhe anglisht, Sali Berisha jep më shumë detaje.

“Zyra e avokatit tim, Jean Yves Le Borgne është njoftuar se gjykatësi i Gjykatës Korrektuese të Parisit ka pranuar shqyrtimin padisë time ndaj Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken për shpifje. Unë ngrita këtë padi pasi Sekretari i Shtetit me datën 19 Maj 2021 njoftoi vendimin e tij për shpalljen time dhe familjarëve të mi “non grata” për “korrupsion madhor”. Ky vendim është i bazuar në keqinformimin nga lobimi korruptiv i Kryeministrit Edi Rama dhe protektori i tij George Soros me të cilin unë kam pasur kundërshti të mëdha”, deklaroi Berisha.

Berisha e mbyll mesazhin e shkurtër duke shprehur besimin te vendimmarrja e drejtë e gjykatës franceze dhe fton Sekretarin e Shtetit që të paraqesë në gjykatë çdo provë, fakt, apo dokument për të provuar akuzat mbi të cilat ai ka bazuar vendimin e tij, që ish-Kryeministri e quan “sine materia”, apo pa asnjë bazë materiale.

Por a mund të detyrohet Sekretari Blinken që të paraqesë provat, apo paraqitet personalisht për të dëshmuar në këtë gjykatë? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje duhet më parë që të sqarohet juridiksioni dhe kompetencat e gjykatave korrektuese franceze.

Sa i takon lëndës, shpifja bën pjesë te akuzat që këto gjykata shqyrtojnë, por debati mund të shtrihet në kompetencën territoriale. Padia e ngritur nga avokati i Sali Berishës, sipas ekspertëve të kontaktuar nga Gazetasi.al bazohet në faktin që Sekretari Antony Blinken “ka shpifur botërisht” përmes postimit të bërë në rrjetet sociale.

Kjo do të thotë se, sipas padisë, vepra penale është konsumuar edhe në territorin që mbulon Gjykata Korrektuese në Paris, pra që postimi i Sekretarit të Shtetit është lexuar dhe lexohet brenda juridiksionit territorial të kësaj gjykate nga njerëz që kanë akses në internet.

Megjithatë, ekspertët e kontaktuar nga Gazetasi.al pohojnë se mundësitë që Sekretari Blinken të paraqesë provat janë zero.

“Kjo do të vendoste një precedent të pazakontë, që do të legjitimonte që zyrtarë të caktuar të shteteve të ndryshme të detyrohen, që për deklaratat dhe vendimet që marrin në vendin e tyre të japin llogari para gjykatave të vendeve të tjera. Si shembuj, ministri i Jashtëm francez të paditej për shpifje në një gjykatë në Malajzi, e ministri i Jashtëm kinez të paditej për shpifje në Tiranë”, thonë ekspertët, që për shkak të ndjeshmërisë së çështjes preferojnë që të ruajnë anonimatin.

Për këtë arsye, edhe nëse gjykata do të vendosë që të vazhdojë përpara me procesin gjyqësor dhe ta shqyrtojë padinë e ngritur nga Berisha, Sekretari Blinken nuk pritet që t’i japë llogari. Në rastin më ekstrem, që ekspertët thonë se është skenar i pamundur, gjykata mund të marrë një vendim dhe zyrtari i DASH ta kalojë në heshtje atë.

Padia e Berishës është e pashoqe në këtë drejtim, sipas ekspertëve, që ngrenë disa pikëpyetje. “Padia është vërtet personale ndaj Sekretarit, por çështja është a mund të ndahet Sekretari nga detyra e tij, sepse i njëjti njoftim për shpalljen “non grata” është publikuar edhe në faqen zyrtare të Departamentit? Si do ta interpretojë gjykata këtë?”, thonë ata.

E shpjeguar më thjeshtë, ekspertët thonë se vendimi nuk mund të quhet personal i Blinken. Ai thjesht ka ushtruar detyrën e tij si Sekretar i Shtetit në bazë të legjislacionit amerikan dhe hera e fundit që e bëri këtë ishte vetëm një ditë më parë, kur njoftoi shpalljen “non grata” të dy zyrtarëve libanezë.

Nëse gjyqi i nisur nga Berisha do “të njihej” nga Departamenti i Shtetit, përmes paraqitjes së provave në të, atëherë kjo do të krijonte precedentin, që pas Berishës Sekretari i Shtetit të paditej edhe nga Adriatik Llalla, apo oligarkët rusë të shpallur ‘non grata’ nga SHBA. Kjo do të vendoste në pikëpyetje të gjithë këtë mekanizëm që SHBA ka vendosur për të luftuar terrorizmin, korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Të gjitha këto përjashtojnë mundësinë që Blinken të paraqitet në gjykatën franceze, qoftë përmes provave, pavarësisht rezultatit që mund të ketë ky proces për të shmangur krijimin e një precedenti që do ta fuste DASh në një proces të pambarimtë.

Ndërkohë, padi identike si e Berishës nuk ka, por gjatë shqyrtimit në 2018 të një akuze për shpifje me anë të një postimi në Twitter ndaj një aktivisti të të drejtave të njeriut, gjykatat korrektuese franceze e dënuan atë me 1500 euro gjobë. Vendimi u apelua në Gjykatën e Kasacionit, që është gjykata më e lartë në Francë, që e rrëzoi atë./m.j

Next Post
Elbasan/ Digjet një makinë, ishte parkuar në oborrin e një shtëpie. Dyshimet e para

Elbasan/ Digjet një makinë, ishte parkuar në oborrin e një shtëpie. Dyshimet e para

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“SPAK shpik vetë subjektet që duhet të hetojë”, Ilir Beqaj i shkruan ILD-së: Aty ku heshtni ju, lulëzon prepotenca, shkelet Kushtetuta dhe ligji

“Drejtësia e vonuar humbet funksionin e saj”/ Ilir Beqaj letër Gjykatës Kushtetuese

January 31, 2026
Iu ndërpre fjala në Strasburg, Berisha: Në 2 minuta kohë, pjesën pikante ia rezervova Ramës, te kamera kërkova qeveri teknike!

Iu ndërpre fjala në Strasburg, Berisha: Në 2 minuta kohë, pjesën pikante ia rezervova Ramës, te kamera kërkova qeveri teknike!

January 31, 2026
“Rama ka pushtuar parlamentin dhe..’/ Berisha thirrje qytetarëve: Duhet të ngriheni, shpëtoni Shqipërinë

Protesta e 10 shkurtit-Berisha flet për skenarin: Qëndrimi në shesh gjersa të largojmë regjimin? Jemi drejt kësaj rruge! Porosia për drejtuesit e PD

January 31, 2026
‘Pazaret’ e Jeffrey Epstein/ E reja nga Tirana u kërkoi punë: Jam e interesuar, por nuk jetoj në SHBA…’ndërmjetësi’ i kërkon video

‘Pazaret’ e Jeffrey Epstein/ E reja nga Tirana u kërkoi punë: Jam e interesuar, por nuk jetoj në SHBA…’ndërmjetësi’ i kërkon video

January 31, 2026
Tregtarët e tregut industrial përplasen me ministren Spiropali: T’iu vijë turp që vini në Vlorë

Tregtarët e tregut industrial përplasen me ministren Spiropali: T’iu vijë turp që vini në Vlorë

January 31, 2026
Venezuela bën amnisti për të gjithë të burgosurit politikë, mund të preken dhe shqiptarë

Venezuela bën amnisti për të gjithë të burgosurit politikë, mund të preken dhe shqiptarë

January 31, 2026
Zbulohet emaili që ish-zyrtari i KiE i shkroi Epstein pas vizitës në Tiranë: Vajza të mrekullueshme

Zbulohet emaili që ish-zyrtari i KiE i shkroi Epstein pas vizitës në Tiranë: Vajza të mrekullueshme

January 31, 2026
Kosovë, KQZ shpall rezultatet përfundimtare – Nuk miratohet përbërja e Listës Serbe

Kosovë, KQZ shpall rezultatet përfundimtare – Nuk miratohet përbërja e Listës Serbe

January 31, 2026
Pasuria e familjes iu sekuestrua/ Kush është ‘dentisti’, shqiptari që u dënua me 22 vite burg në SHBA për mbështetje të ISIS. Mashtrimi me…

Pasuria e familjes iu sekuestrua/ Kush është ‘dentisti’, shqiptari që u dënua me 22 vite burg në SHBA për mbështetje të ISIS. Mashtrimi me…

January 31, 2026
“Shigjeton” Salianjin, Paloka: Burg kam bërë edhe unë, por s’e përdor si “flamur”

“Shigjeton” Salianjin, Paloka: Burg kam bërë edhe unë, por s’e përdor si “flamur”

January 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In