• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse amerikanët shkuan tek Berisha dhe jo tek Lulzim Basha për dosjen ruse?

by Mero Baze
09/11/2022 19:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ka një pikëpyetje të madhe përse Edi Rama po përpiqet të mbajë gjallë temën e “rublave ruse” në adresë të opozitës katër vite më parë dhe pse kjo gjë nervozon më shumë Sali Berishën se sa Lulzim Bashën.

I vetmi fakt publik për interesin rus për Shqipërinë në atë kohë ka qenë shtypi rus, që është i kontrolluar nga qeveria.

Shqipëria ka përjetuar ngjarje të forta dramatike nga viti 1990 e këtej, sidomos në vitin 1997, por shtypi rus nuk e ka pas kurrë objekt lajmesh Shqipërinë.

Në atë kohë protestat e opozitës filluan të hapin lajmet e televizioneve më të mëdha ruse, si “RT” dhe disa korrespondentë të shtypit rus mbinë në Tiranë . Madje për një prej këtyre kontributoreve të shtypit rus, pati dhe debat publik, duke lidhur vonesat në rinovimin e lejes së qëndrimit të saj, me angazhimin për shtypin rus, çka nuk ishte e vërtetë.

Por e vërteta ishte se “Russia Today”, televizioni më i ndjekur rus në botën e jashtme dhe media tërësisht propaganduese ruse, si “Sputnik” etj, kishin në krye të faqeve lajme nga Tirana. Më së paku kjo tregonte një interes rus për trazirat politike në Shqipëri.

Sali Berisha tregon se në atë kohë, ish- ambasadori Donald Lu i pat shkuar në zyrë dhe i ka treguar dosjen e financimeve ruse për PD. Nga mënyra si e tregon Berisha, e vetmja gjë e qartë është se Berisha ka refuzuar ta pranojë atë dosje. Vet ambasadori Lu nuk ka folur publikisht për këtë çështje.

Por  pse amerikanët shkuan tek Berisha dhe jo tek Lulzim Basha për dosjen ruse?

Nga përgjigjia e kësaj pyetje mund të kuptohen më shumë gjëra për fushatën e Edi Ramës rreth “rublave ruse”.

Normalisht Berisha duhet të ndjehej i gëzuar nga kjo fushatë, dhe duhej të mbështeste fushatën e Ramës, por në fakt ai bëhet nervoz sa herë ai e përmend dhe pastaj thotë broçkulla të tipit “ti mbyllje dosjen e Bashës” etj.

Në fakt, amerikanët shkuan tek Berisha jo vetëm për shkak të bindjes, por dhe fakteve, se depërtimi rus në trazirat politike në Shqipëri lidhej me Sali Berishën. Lidhej me të jo vetëm për shkak të autoritetit që kishte si kryetar de facto i PD, por dhe informacioneve të tjera që ata kanë pasur.

Refuzimi i marrjes së dosjes nga Berisha dhe hedhja poshtë e saj në zyrën e tij para ambasadorit të SHBA, është prova më e fortë që pas asaj historie qëndronte ai.

Dhe është logjike që një ambasador, i cili njihte fuqinë e Berishës mbi PD dhe i shkonte atij për të sqaruar këtë pozicion të rëndë të partisë së tij, kur ndeshte këtë refuzim të prerë, të bindej se kishte para autorin e kësaj historie.

Akoma më shumë janë bindur për këtë, kur Berisha u përpoq që me këtë histori pastaj të mbante peng Lulzim Bashën, pasi nisi fushatën e tij anti-ameikane, çka nuk funksionoi.  Kjo natyrisht që ka rënduar pozitat e tij në arkivat e qeverisë amerikane.

Ndaj Berisha bëhet nervoz sa herë Edi Rama flet për rublat ruse. Në fakt, ai duhej të ishte i qetë dhe ti dilte në krah, pasi në pamje të parë duket si një sulm i përbashkët i të dyve kundër Lulzim Bashës.

Çuditërisht Basha është i qetë nga kjo histori, shkon e vjen në SHBA, ndërsa Berisha është sanksionuar familjarisht nga SHBA, dhe duket i dëshpëruar që dosja ruse i ka mbetur atij në derë, dhe jo Lulzim Bashës.

Dhe ngaqë e  di të vërtetën, duket që nuk gëzon dot, as kur Edi Rama përmend rublat ruse. E di për kë e ka.

Next Post
Ministrja britanike që i quajti emigrantët shqiptarë ‘pushtues’, vizitë urgjente në Shqipëri pas përplasjeve me Ramën?

Ministrja britanike që i quajti emigrantët shqiptarë 'pushtues', vizitë urgjente në Shqipëri pas përplasjeve me Ramën?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran në Oman mbyllen pa marrëveshje

Bisedimet SHBA–Iran në Oman mbyllen pa marrëveshje

February 6, 2026
ILD kërkon masë disiplinore ndaj gjyqtarit të Sarandës: Ti ulet rroga!

Zbatimi i amnistisë penale, ILD inspektim tematik te Gjykatat dhe Prokuroritë për përfitim të drejtë

February 6, 2026
Hapet aksi Librazhd – Prrenjas, ARRSH: Nuk ka rrezik për rrëshqitje në rrugë!

Hapet aksi Librazhd – Prrenjas, ARRSH: Nuk ka rrezik për rrëshqitje në rrugë!

February 6, 2026
Bashkëprodhimi kinematografik, arrihet marrëveshja mes Francës dhe Shqipërisë

Bashkëprodhimi kinematografik, arrihet marrëveshja mes Francës dhe Shqipërisë

February 6, 2026
Trump publikon videon që ngjall reagime të shumta: Barack Obama dhe Michelle Obama si majmunë

Trump publikon videon që ngjall reagime të shumta: Barack Obama dhe Michelle Obama si majmunë

February 6, 2026
Vajza 11 vjeç bën pyetje për rritjen e pagave

“As ‘Salizoti’ nuk mund ta bëjë më PD, është e dëmtuar në mënyrë të tmerrshme”, Çupi: Filozofia e Berishës është dhuna

February 6, 2026
Punonjësit e huajt kërcënim për punësimin vendas? Sondazhi SecuriMeter: 41% e shqiptarëve ndihen të rrezikuar!

Punonjësit e huajt kërcënim për punësimin vendas? Sondazhi SecuriMeter: 41% e shqiptarëve ndihen të rrezikuar!

February 6, 2026
Fshihte në banesë kallashnikov dhe municion luftarak, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë

Fshihte në banesë kallashnikov dhe municion luftarak, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë

February 6, 2026
“Fokusi im letërsia”, Ben Blushi: Nuk besoj se kthehem më në politikë

Si vidhen shkrimtarët nga botuesit prej silikoni

February 6, 2026
“Balluku”, n/Kryetarja e Kuvendit: Presim që GJK të vendosë një vijë ndarëse mes pushteteve

“Balluku”, n/Kryetarja e Kuvendit: Presim që GJK të vendosë një vijë ndarëse mes pushteteve

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In