• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PS zyrtarizon kërkesën drejtuar Llallës: Verifikoni formularin e Flamur Nokës

by Java News
01/06/2016 17:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

IMG-20160601-WA0002IMG-20160601-WA0004Një grup deputetësh të Partisë Socialiste i kërkojnë zyrtarisht Prokurorisë së Përgjithshme të verifikojë të dhënat e deklaruara nga deputeti demokrat Flamur Noka në formularin për procesin e dekriminalizimit.

Më shumë se një e dhjeta e deputetëve, anëtarë të grupit parlamentar socialist, kërkojnë verifikimin e të dhënave të deklaruara nga deputeti demokrat Flamur Noka.

Në kërkesën zyrtare drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme, deputetët socialistë thonë se kolegu i tyre demokrat nuk ka treguar se është ndaluar, i është vendosur një masë sigurie personale dhe është dëbuar nga një shtet i huaj.

Ligji për dekriminalizimin parashikon ndërprerjen e mandatit, shkarkimin dhe ndjekjen penale për të zgjedhurit nëse ai fsheh të dhënat dhe verifikimin e kryen Prokuroria e Përgjithshme. Bazuar në këto fakte prej disa ditësh socialstët kërkojnë hetim për deputetin Noka.

“Ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka akuzohet si spiun i shërbimeve sekrete serbe. Ai ka qenë i ndaluar dhe ka gënjyer në formularin që ka plotësuar vetë për dekriminalizimin. Në të njëjtën mënyrë duhet të veprohet për Alban Zenelin, deputetin e dënuar me burg, por edhe për Arben Ristanin, numrin dy të Partisë Demokratike, i dënuar gjithashtu me burg. Partia Socialiste i bën thirrje Prokurorisë së Përgjithshme që të përfshihet në hetimin e Flamur Nokës, Arben Ristanit, Alban Zenelit e të çdokujt tjetër që përfaqëson këtë parti dhe që ka probleme me dekriminalizimin”, deklaroi deputeti Alfred Peza.

Flamur Noka është përmendur më herët në media e më pas zyrtarisht nga Partia Socialiste se ka fshehur arrestimin e tij në vitin 1991 nga organet e sigurisë së ish-Jugosllavisë.

Në dokumentat e asaj periudhe, të botuara në media, thuhet se zyrtarë të shërbimit sekret jugosllav UDB i bënë atij një ofertë për bashkëpunim, duke i ofruar edhe një punë, ndërsa Noka dha informacion në lidhje me themelimin e PD, ngjarjet në Shkollën e Bashkuar, rrëzimin e monumentit të Enver Hoxhës. Më pas ai u deportua në Shqipëri.TCh/ a.k

Next Post

Takimi Rama Basha/ Data 6 qershor në Pallatin e Kongreseve dhe ndërmjetësimi i Lu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kemi arritur qëllimet tona ushtarake”, Vance: Të bindur se Teherani do përgjigjet para afatit të caktuar nga Trump

“Kemi arritur qëllimet tona ushtarake”, Vance: Të bindur se Teherani do përgjigjet para afatit të caktuar nga Trump

April 7, 2026
Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!

Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!

April 7, 2026
Në kërkim prej tre vitesh nga Italia, arrestohet në Gjermani trafikanti shqiptar i kokainës

Në kërkim prej tre vitesh nga Italia, arrestohet në Gjermani trafikanti shqiptar i kokainës

April 7, 2026
“Kriza e naftës, më e keqja në histori”, Agjencia e energjisë jep alarmin: Do të preken më shumë vendet në zhvillim

“Kriza e naftës, më e keqja në histori”, Agjencia e energjisë jep alarmin: Do të preken më shumë vendet në zhvillim

April 7, 2026
Balla komenton çështjet e nxehta në PS, nga mungesa e Spiropalit në votimin për Ballukun në Kuvend, te Braçe kandidat i PS për bashkinë e Tiranës

Balla komenton çështjet e nxehta në PS, nga mungesa e Spiropalit në votimin për Ballukun në Kuvend, te Braçe kandidat i PS për bashkinë e Tiranës

April 7, 2026
“Ekonomia shqiptare, mollë e kalbur nga brenda”, Tabaku: Korrupsioni është bërë sistem

“Më shumë para, më pak autonomi dhe investime,” Tabaku në Komisionin e Reformës Territoriale: Modeli i centralizuar ka dështuar

April 7, 2026
“Nuk e mbrojta dot vajzën”, pitbulli i kafshoi mbesën, gjyshja tregon ngjarjen e rëndë

“Nuk e mbrojta dot vajzën”, pitbulli i kafshoi mbesën, gjyshja tregon ngjarjen e rëndë

April 7, 2026
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Argita Malltezit

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Argita Malltezit

April 7, 2026
Përplasjet në seancën e fundit plenare, Noka përjashtohet me 20 ditë, Hoti 10

Përplasjet në seancën e fundit plenare, Noka përjashtohet me 20 ditë, Hoti 10

April 7, 2026
“Një civilizim i tërë do të vdesë sonte!”, Trump kërcënon Iranin!

“Një civilizim i tërë do të vdesë sonte!”, Trump kërcënon Iranin!

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In