Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë, ditën e sotme, pasi presidenti Ilir Meta firmosi “live” zhdekretimin e datës së zgjedhjve.
Ai ka shpërndarë një postim të zëdhënëses së qeverisë, Elisa Spiropali, në të cilën shkruhet:
Ilir Meta ka vërtetë hallin e shpërthimit të dhunës dhe konfliktit civil në Shqipëri? Po e kishte dhe e ka shumë të thjeshtë:
Le të bindë Monikën të mos hakërrehet dhe Saliun të mos ndërseje Lulin rrugëve deri në 30 qershor e ja ku e shpëtoi Shqipërinë!
Bashkangjitur këtij postimi, kreu i qeverisë shkruan “Sigurisht”.
/a.r