• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PS thirrje opozitës: Mjaft më bojkotit të Kuvendit, të votojmë reformën zgjedhore

by Java News
07/10/2018 12:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Këtu nga Saranda i them opozitës mjaft më bojkotit të Kuvendit dhe të votojmë reformën zgjedhore. Vëmëndja jonë është për njerëzit, Luli e ka mendjen tek kasetat dhe e ktheu PD në kinostudio babalesh”

Kështu deklaroi Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla  në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste të Sarandës.

Në fjalën e tij Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla u shpreh se opozita duhet të kuptojë që e vetmja rrugë për të qenë funksionale në demokraci është të marë pjesë në Kuvend, të ndërpresë bojkotin e të votojë reformën zgjedhore.

“Dua ti them nga Saranda opozitës, meqë javën e ardhshme kemi njoftuar thirrjen e një tryeze politike të të gjitha partive parlamentare dhe jo parlamentare në funksion të përfundimit të reformës zgjedhore, për adresimin e të të gjithë rekomandimeve të OSBE/ODHIR të transpozuara në amendamente të kodit zgjedhorë. Opozita duhet të kuptojë që e vetmja rrugë për të qenë funksionale në demokraci është të marësh pjesë në Kuvend, të ndërpresë bojkotin dhe të gjithë së bashku të votojmë reformën zgjedhore, si një detyrim ky që ka Shqipëria sot edhe në rrugën europiane.

Të gjitha ndryshimet që kemi bërë në Kodin Zgjedhor janë fjalë për fjalë gjithçka ka kërkuar opozita dhe sigurisht janë të gjitha rekomandimet e OSBE/ODHIR. Ne jemi të gatshëm të pilotojmë në 200 qendra votimi edhe metodat e elektronike, qoftë të identifikimit, qoftë të numërimit me qëllim që nëse 200 qendrat e votimit nga 5500 që kemi afërsisht në të gjithë Shqipërinë na rezulton se ky model funksionin, pastaj do të eksplorojmë të gjitha mundësitë e tjera për të testuar në shkallë më të gjërë në 2021”, deklaroi Balla.

Përsa i përket reformës në drejtësi, Balla theksoi se Partia Socialiste për reformën në drejtësi nuk negocion me opozitën asnjë hap mbrapsht, sepse ajo ka hyrë tashmë në drejtimin e pakthyeshëm.

Duke folur për aksionet politike të PS-së, Balla nënvizoi se Kryetarja e Bashkisë, antarët e këshillit bashkiak të Sarandës duhet të shkojnë në çdo lagje, në çdo fshat, në çdo komunitet për të komunikuar, sepse ka plot çështje që mund të zgjidhen, duke qenë prezent.

“Ne duhet të fokusohemi tek dy aksione të rëndësishmë politike që kemi marrë e që kanë të bëjnë me llogaridhënien e pushtetit vendor, jo siç bëmë përsa i përket llogaridhënies së qeverisjes qedrore në çdo njësi administrative. Kryetari i bashkisë, antarët e këshillit bashkiak të Sarandës do të shkojnë në çdo lagje, në çdo fshat, në çdo komunitet për të komunikuar, sepse ka plot çështje që mund të zgjidhen, mjafton që ne të jemi prezent. Vëmendja jonë është vetëm për njerëzit, nuk kemi kohë për të humbur për të pasur vëmendjen tek kasetat e Lulit. Luli e ka shndërruar PD-në në një minikinostudio, e cila mund të prodhojë vetëm kaseta. Sapo ka filluar shbërja e “babale1”, “babale 2” u zhbë pa filluar akoma“, tha Balla.

a.ç

Next Post
Makina del nga rruga, tre të plagosur në Vlorë

Aksident në Përrenjas, plagosen 4 gjyqtarë futbolli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

January 2, 2026
Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

January 2, 2026
“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

January 2, 2026
Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

January 2, 2026
Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

January 2, 2026
Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

January 2, 2026
Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

January 2, 2026
Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

January 2, 2026
Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

January 2, 2026
Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com