• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PS takim me emigrantët në Athinë, Gjiknuri: Të vendosur për të materializuar të drejtën e votës së diasporës!

by
11/07/2022 19:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I gjendur në Athinë ku dega e PS në Greqi zhvilloi Asamblenë e zgjeruar dhe dëgjesën me kandidatët për kryetarin e ri të kësaj dege, Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri, u bëri thirrje emigrantëve të regjistrohen për t’u bërë pjesë e procesit zgjedhor në vendin tonë.
Gjiknuri theksoi vullnetin e Partisë Socialiste për implementimin e ligjit për të drejtën e votimit për emigrantët. Ai tha se Partia Socialiste dëshiron që emigrantët të votojnë dhe të bëhen pjesë e procesit.
“Ne si Parti Socialiste po i kushtojmë një vëmendje shumë të madhe votës së diasporës. Të gjitha çështjet sesi do ta materializojmë votën e emigrantëve do të bëhen realitet falë edhe detajeve të fundit që do të zhvillohen në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Jo më kot qeveria zgjodhi një zv.ministër për të mbuluar çështjet e diasporës. Me futjen e votës dhe implementimin e saj, ju bëheni faktorë shumë të rëndësishëm. Por duhet ta ushtroni, duhet të regjistroni adresat tuaja. Ne kemi mundësi që në këto zgjedhje në të gjitha bashkitë, emigrantët të vijnë dhe të kontribuojnë me votën e tyre. Me futjen e votës në Kodin Zgjedhor me mekanizmat përkatës, vota e diasporës sonë në Greqi do jetë fondamentale”, deklaroi Gjiknuri.

Sipas numrit 2 të Partisë Socialiste, janë forca të errëta të së kaluarës që janë rikthyer sërish,të cilat nuk dëshirojnë që emigracioni të bëhet pjesë e procesit. “Janë disa forca që duan ta kthejnë mbrapsht. Unë ju them me bindje, ka një shumicë të heshtur që e kupton, e vlerëson punën e qeverisë. Është shumicë e heshtur që është e kënaqur me gjërat sesi po shkojnë në Shqipëri. Patjetër që mund të ketë gjëra për t’u riparë dhe s’duhet të kalojmë në vetëkënaqësi. Partia Socialiste mund të jetë hapësira më e madhe e debatit edhe për ta ndryshuar qeverisjen, edhe për të ndryshuar gjërat që nuk shkojnë mirë. Unë them se sa më shumë njerëz të angazhojmë, sa më shumë të hapur ta bëjmë debatin mes nesh, aq më e fortë do bëhet Partia Socialiste. Një parti që shikon mbrapa, vetëkorrigjohet në kohë i ka të gjitha mundësitë të qëndrojë gjatë në pushtet. Unë them socialistët e kanë merituar. Kanë një kryeministër të mençur që ka ditur ta navigojë Shqipërinë si duhet në dallgën e politikës ndërkombëtare dhe halleve që e zunë këtë vend”, tha Gjiknuri.
Më tej Damian Gjiknuri tha se sfida e ardhshme e PS janë zgjedhje lokale,ku sipas tij Partia Socialiste do te zbresë në terren me kandidatura të fuqishme të cilat do të bëjnë diferencën në këto zgjedhje.

Teksa vlerësoi arritjet nga kjo mazhorancë, Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri shprehu bindjen se Shqipëria do të avancojë drejt negociatave me Bashkimin Europian. “Ju e keni parë që kundërshtarët tanë janë kthyer në llogoret e vjetra. Ne menduam se historia kishte mbaruar punë me disa individë, por fatkeqësisht disa njerëz dhe rikthehen dhe duan ta çojnë Shqipërinë mbrapa. Jam i bindur që nuk do t’ia dalin dot. Partia Socialiste mandatin e tretë e ka merituar. Ka ardhur falë punës së të gjithëve, por mbi të gjitha falë arritjeve të qeverisë. Shqipëria është në një pozicion shumë të mirë historik. Shumë e avancuar dhe në procesin e integrimit, por që fatkeqësisht po mbahet peng nga ato aktorë që ju i dini. Pra, nuk është se varen nga Shqipëria, por janë marrëdhëniet e Bullgarisë me Maqedoninë e Veriut. Por jam i bindur që ky proces do të zhbllokohet shumë shpejt dhe Shqipëria do të avancojë drejt negociatave me Bashkimin Europian”, nënvizoi Gjiknuri.

Ai theksoi se PS dhe kryeministri Edi Rama kanë treguar se dinë të mbrojnë të drejtat e shqiptarëve kudo ku ata janë. ““Edi Rama shquhet për njeriun që di t’i mbrojë me forcë të drejtat e shqiptarëve. E ka ngritur gjërin kudo edhe me kryeministrat e Greqisë për shumë gjëra që ju e keni ndjerë dhe që janë realizuar një pjesë e tyre. Ka çështje që meritojnë shumë vëmendje, siç është çështja e pensioneve dhe të tjerave që u ngritën këtu, por që janë çështje financiare që varen nga shteti grek”, shtoi më tej Sekretari i Përgjithshëm i PS.

Ai u shpreh se komuniteti shqiptar që punon dhe jeton në Greqi, i ka të gjithë kapacitetet e nevojshme që zërin e tij ta çojë tashmë edhe në parlamentin grek. “Po të organizohemi kaq shumë sa jemi me ata qindra mijëra shqiptarë që kanë shtetësi greke, me partitë që janë, të përqendrohet vota atje ku duhet, ne kemi mundësi të kemi përfaqësues në parlamentin grek. S’dua të keqkuptohemi, as të krijojmë parti me fokus nacionalist. Përkundrazi, brenda politikës greke të mbroni interesat tuaja. Mundësitë janë të mëdha, mjafton të që keni një organizim shumë të mirë. Unë them që PS e ka këtë mundësi këtu për ta bërë këtë strategji në bashkëpunim me aktorët lokalë duke filluar nga këshillat komunalë apo njësitë vendore për çështjet që ju takojnë deri në nivel Parlamenti. Besoj që shumë shpejt mbase ne do kemi në Parlamentin grek edhe deputetë me origjinë shqiptare. Atëherë do kemi dhe zërin tonë aty”, deklaroi Gjiknuri.

Ndërkaq, katër kandidatët e përzgjedhur për fazën finale Besim Mero, Jani Haxhiraj, Arminda Plangarica, Oltiana Hodo, Zamir Sade,Mirela Hoxha Gentiana Tena paraqitën para Asamblesë së Zgjeruar të PS-së, Dega Athinë platformat e tyre të kandidimit. Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri shoqërohej nga një pjese e Sekretariatit, Blerina Gjylameti, Laert Duraj, Eridian Salianji, Mirela Kumbaron dhe një pjesë e bashkiakëve të qarkut Gjirokastër dhe Vlorë.

/e.d

Next Post
Vdes tragjikisht shqiptari në Gjermani, bie nga skela ku po punonte (Emri)

Vdes tragjikisht shqiptari në Gjermani, bie nga skela ku po punonte (Emri)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për President, flet Albin Kurti

Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për President, flet Albin Kurti

February 28, 2026
Protesta e opozitës, reagon Koçiu: Don Kishoti e ka kthyer partinë në repart zjarrvënësish

Protesta e opozitës, reagon Koçiu: Don Kishoti e ka kthyer partinë në repart zjarrvënësish

February 28, 2026
“Ngriu” marrëdhëniet tregtare me Izraelin, Erdogan: E dimë që Perëndimi do na sulmojë për këtë vendim

Sulmi ndaj Iranit, reagon ashpër Erdogan: U shkel sovraniteti, rajoni rrezikon të marrë zjarr

February 28, 2026
“Partia që lindi nga idealet e dhjetorit ‘90 ka përfunduar të ketë ideal djegien e kazanëve”

“Partia që lindi nga idealet e dhjetorit ‘90 ka përfunduar të ketë ideal djegien e kazanëve”

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In