• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PS synon surprizën në Kukës me Safet Gjicin i cili renditet i dyti në listë

by Java News
13/06/2017 10:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qarku i Kukësit ka numrin më të vogël të deputetëve në Shqipëri dhe gara në të nuk ka prodhuar pothuajse kurrë një surprizë. Partia Socialiste ka fituar vetëm një deputet më 2009 dhe 2013 ndërsa PD ka fituar të tjerët. Por kandidatët në garën e këtij viti dukshëm sugjerojnë se socialistët nuk i kanë humbur shpresat të luftojnë për mandatin e dytë.

Nga Gjergj Erebara

Qarku i Kukësit ka pasur përgjatë njëzet viteve të fundit një rezultat të qartë dhe lehtësisht të parashikueshëm. Partia Demokratike ka fituar shumicën e deputetëve të saj. Në vitin 2001, biznesmeni i naftës Shyqyri Duraku fitoi në balotazh një mandat për Partinë Socialiste, një mandat që në atë kohë u tha se qe një kompromis i heshtur mes PS dhe PD për të shmangur përshtypjen që Shqipëria qe ndarë efektivisht në jugun socialist dhe veriun demokrat. (PD mori një mandat në balotazh në jug të vendit).

Qarku i Kukësit pati 43 mijë vota të hedhura më 2009 nga të cilat, e djathta fitoi 65 për qind. Në zgjedhjet e vitit 2013, në Kukës u hodhën 47 mijë vota, nga të cilat, e djathta fitoi 60 për qind dhe e majta, 40 për qind.

Me sistemin zgjedhor të vitit 2008, votat e Kukësit u ndanë afro dy të tretat për demokratët dhe një e treta për socialistët, duke i ndarë të katër mandatet 3 me 1 për demokratët. Kjo ndodhi si në zgjedhjet e vitit 2009 ashtu edhe në zgjedhjet e vitit 2013.

Por në zgjedhjet e vitit 2017, Kukësi nuk do të ketë më katër deputetë por tre. Kukësit iu zbrit një deputet për shkak të zvogëlimit të popullsisë së këtij qarku, deputet që u shtua në Tiranë. Rezultati i pritshëm, në rast se nuk do të ketë ndryshime rrënjësore në vota, do të jetë 2 mandate PD dhe 1 mandat PS.

Megjithatë, koalicioni i majtë luftoi ashpër në vitin 2013 si dhe në zgjedhjet për pushtetin vendor 2015. Partia Socialiste ka kandiduar në vend të dytë në listën e saj biznesmenin Safet Gjici, [Link CV] i cili njihet si president i skuadrës së futbollit Kukësi si dhe ish-kandidat për kryetar bashkie për socialistët në Bashkinë Kamëz në vitin 2015. Gjici vjen në garën për Kukësin pasi skuadra e Kukësit arriti të fitojë për herë të parë në histori kampionatin shqiptar këtë vit ndërkohë që ai me të vërtetë i humbi zgjedhjet për Kamzën në vitin 2015, por rezultati i humbjes qe më i ngushti për socialistët në këtë zonë në shumë kohë.

Përballë tij garojnë ish-ministri i brendshëm i demokratëve Flamur Noka [Link CV] dhe ish-sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme Isuf Celaj [Link CV] Celaj aktualisht punon në kompaninë Gener 2. Gjici mundet gjithsesi të bëhet deputet pasi e para në listën e Kukësit është Mimi Kodheli, aktualisht ministre e Mbrojtjes. Në rast të fitores elektorale të socialistëve dhe në rast se socialistët vijojnë praktikën e detyrimit të ministrave të tyre të heqin dorë nga mandati i deputetit në shkëmbim të postit të ministrit, Gjici ka shanse të hyjë në parlament në vend të Kodhelit.

Partitë e tjera duket se nuk janë në garë në Kukës, ku nevojiten mbi 30 për qind të votave për të marrë një mandat deputeti, por Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, (PDIU) ka kandiduar të parin në listën e saj për Kukësin ish-deputetin demokrat Fatos Hoxha [Link CV]. Votat e Hoxhës mund të ndikojnë në balancën e votave PD-PS por gjasat për ndryshim rezultati janë të vogla.

BIRN

 

Next Post
Çfarë po ndodh në Gjermani? Disa të plagosur me armë në një metro (FOTO)

Çfarë po ndodh në Gjermani? Disa të plagosur me armë në një metro (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

February 16, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

February 16, 2026
Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

February 16, 2026
Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

February 16, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

Neni 242/2 mes interpretimit kushtetues dhe rrezikut të antikushtetutshmërisë

February 16, 2026
Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

February 16, 2026
Albin Kurti u godit pas shpine, Kushtetuta e thotë qartë çfarë duhet bërë

“Ligji po ndryshohet për interesat e PS”, Nano: Rama gaboi që refuzoi dorëheqjet e Ballukut

February 16, 2026
Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

February 16, 2026
Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

February 16, 2026
“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS, Gogu: Në rastin e Ballukut pezullohet shteti! S’është mbrojtje personale

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In