• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“PS synon 7 mandate në Korçë”, Peleshi: Nuk hyjmë në garë për barazim! Opozita, shumë e dobët

by E S
16/03/2025 17:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë takimit prezantues në Devoll, Niko Peleshi ka thënë se Partia Socialiste në Korçë synon 7 mandate.

Peleshi bëri prezantimin e parë të dy prej kandidatëve për deputete të listës me 13 kandidatë, 3 në pjesën e mbyllur dhe 10 në pjesën e hapur.

Ai shtoi se PS nuk ka hyrë ndonjëherë në garë për barazim, por vetëm për fitore.

Në lidhje me kundërshtarin politik, Peleshi tha se opozita është shumë e dobët.

“Së pari unë sot në Devoll do të bëj prezantimin e parë të dy prej kandidatëve për deputet të listës tonë me 13 kandidatë, 3 në pjesën e mbyllur dhe 10 në pjesën e hapur. Dy djem të shkëlqyer të Devollit janë një në listën e mbyllur dhe një në listën e hapur. Kur më pyesni se pse kam zgjedhur që Devollit ti japim dy kandidatë, ka shumë simbolika brenda. Devolli është një zonë me shumë vlera për qarkun tonë, mbase krahina më punëtore në Shqipëri. Ka njerëz të shkëlqyer, ka histori e traditë dhe meriton që ti ngrihet koka në kuptimin të vlerësohet përmes dy figurave, dy djem të rinj që e kanë treguar veten e vet, njëri në punën politike prej disa fushatash dhe tjetri në punën profesionale dhe në kontaktet me njerëzit, janë njerëz të mirë të Devollit që gëzojnë respekt dhe reputacion për të gjithë dhe padyshim do japin rezultat e në këto zgjedhje. E filloj nga Devolli sepse Devolli është një histori suksesi. PS nga fushata në fushatë dhe në zgjedhje ka shënuar rritje dhe ne këtu kemi fituar për herë të dytë bashkinë e Devollit. Natyrisht që do jemi fitimtarë edhe në Maj jo vetëm në të mirë të gjithë votave që do mbledhim në qarkun e Korçës për të arritur objektivin tonë për 7 deputetë, sot jemi 6 e synojmë të rritemi, për hir të qytetarëve të Devollit dhe të fshatit që meritojnë të përfaqësohen nga figura dinjitoze”, tha Peleshi.

Si e shihni listën e kundërshtarëve dhe cilin do doje ta fitonte mandatin nga lista e hapur e PD?

Peleshi: Edhe pyetjen e parë ma bëtë lidhur me kundërshtarët por nuk kam pse të ndjek se si shkojnë zhvillimet mes tyre e as nuk kam pse të komentoj listën e hapur e listën e mbyllur. Këtë nuk e them vetëm për mungesë modestie por e them për hir të së vërtetës që ne nuk matemi me hijen e kundërshtarit, matemi me objektivin tonë dhe me qëllimet tona. Padyshim që e vlerësoj shumë të dobët opozitën por ky s’është një lajm shumë fantastik dhe i gëzueshëm. Unë do doja të kishim një opozitë të fortë, sepse të bën më të mirë, të bën të zbulosh më shumë potencial brenda vetes. Siç e thashë nuk merremi me opozitën, nuk jam marrë edhe në të kaluarën, edhe gjatë fushatës, edhe kur temperaturat e tonet politike rriten, ajo faza e akuzave, sulmeve, shpifjeve etj jam munduar që të shikojmë përpara. Edhe këtu në Devoll nuk do shikojmë majtas djathtas, do merremi me sfidat, problemet dhe angazhimet që këta djem të Devollit do marrin para qytetarëve në qytet e në fshat për ti mbajtur e për ti bërë realitet më pas pasi të fitojmë mandatin e katërt.

Do shkoni për 7 mandate, mendoni se do ia arrini objektivit?

Peleshi: Ne sot jemi 6 deputetë, në garë të paktën unë por, edhe PS nuk kemi hyrë ndonjëherë për barazim. 6 është barazim, 7 është fitore. Padyshim fitore jo e lehtë, është një diferencë prej 4 mandatesh me opozitën por ne do ta synojmë dhe do të punojmë me këtë objektiv, duke marrë parasysh edhe faktin që këtë herë për herë të parë kemi dhe votën e Diasporës ku jam i bindur që kur të hapen kutitë ne do të kemi një avantazh të konsiderueshëm.

Lidhur me deklaratën e Ivi Kasos për aspektin fetar në listat e PS dhe përdorimin e aseteve publike për fushatë?

Peleshi: Ja kështu ndodh kur në partitë politike pavarësisht se çfarë krahu, kemi importe që s’kanë lidhje me Korçën fare, sepse të prekësh këtë pjesë në Korçën tonë të qytetëruar dhe emancipuar, kaq harmonike e që kurrë nuk kemi patur probleme të tilla, do të thotë të mos kuptosh asgjë. Do të thotë të bësh një autogol. Mua ma kanë thënë këtë, nuk e kam besuar në momentin e parë, e kam menduar fake news, por derisa e thoni edhe ju qenka e vërtetë. Është e turpshme si luhet dhe gërmohet në këtë mënyrë në emrin apo mbiemrin, edhe atë gërmim nuk e kanë bërë mirë sepse po ta kishin bërë mirë, do rezultonte edhe ai i pasaktë ai status. Është skandaloz, nuk ka bërë vaki, nuk e kam hasur ndonjëherë një deklaratë politike publike sidomos, që të jetë përdorur ose nxitur përçarje fetare ndërmjet nesh. Ne jemi të gjithë shqiptarë pavarësisht se si jemi ndarë në kampet socialistë apo demokratë, në fund fare fushata është fushatë, pas saj i shtrëngojmë dorën njëri tjetrit dhe punojmë për Shqipërinë e për shqiptarët, nuk punojmë për tanët apo për të tyret. Aq më keq pastaj po të futemi në ndarje të tjera. Boll na ka ndarë historia në vite, tani janë vitet e bashkimit madje jo vetëm mes nesh por edhe me popuj të tjerë të BE. Sot po flasim për një Shqipëri në BE, imagjinoni sa shumë mbrapa na thërret jehona e këtij postimi skandaloz.

Next Post
“Futbolli na bashkon – Shqipëria mirëpret Europën”/ Ky është slogani i finaleve të Euro U-17 2025

“Futbolli na bashkon – Shqipëria mirëpret Europën”/ Ky është slogani i finaleve të Euro U-17 2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pirro Vengu: Në më pak se dy vite kemi dëshmuar se Shqipëria mund të jetë një aleat i besueshëm dhe i përgjegjshëm

Pirro Vengu: Në më pak se dy vite kemi dëshmuar se Shqipëria mund të jetë një aleat i besueshëm dhe i përgjegjshëm

March 7, 2026
Tentoi të vriste me thikë 60-vjeçarin në Korçë, arrestohet autori

Tentoi të vriste me thikë 60-vjeçarin në Korçë, arrestohet autori

March 7, 2026
Sa po i kushton Shqipërisë lufta në Lindjen e Mesme?

Sa po i kushton Shqipërisë lufta në Lindjen e Mesme?

March 7, 2026
Presidenti i Iranit i përgjigjet Trump: Dorëzimi pa kushte, një ëndërr që do ta merrni me vete në varr

Presidenti i Iranit i përgjigjet Trump: Dorëzimi pa kushte, një ëndërr që do ta merrni me vete në varr

March 7, 2026
Detaje nga operacioni i SPAK në Vlorë, zbardhet një vrasje dhe lëshohen mbi 7 urdhër-arreste

Detaje nga operacioni i SPAK në Vlorë, zbardhet një vrasje dhe lëshohen mbi 7 urdhër-arreste

March 7, 2026
Manipulues dhe hakmarrës, kjo është shenja më djallëzore e horoskopit

“Në dashuri do të keni dyshime”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

March 7, 2026
Sulm me dron në aeroportin e Dubait, pezullohen fluturimet! Breshëri raketash në Teheran

Sulm me dron në aeroportin e Dubait, pezullohen fluturimet! Breshëri raketash në Teheran

March 7, 2026
7 Marsi, Rama ndan fotot mes fëmijëve nga Manastiri: Na kujtojnë sa e fortë është lidhja përmes gjuhës

7 Marsi, Rama ndan fotot mes fëmijëve nga Manastiri: Na kujtojnë sa e fortë është lidhja përmes gjuhës

March 7, 2026
Operacion policor në Vlorë, RENEA kontrolle në zonën e “Ujit të Ftohtë”

Operacion policor në Vlorë, RENEA kontrolle në zonën e “Ujit të Ftohtë”

March 7, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Polici i fshatit dhe rrugaçi i fshatit

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In