Kuvendi i Shqipërisë ka shtyrë votimin e projektligjit për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, pas bojkotit të opozitës.
Diskutimi i projektligjit ishte parashikuar për seancën e sotme, por opozita e bojkotoi me arsyetimin se u manipulua votimi për ligjin e Teatrit Kombëtar ditën e enjte.
Në fakt bojkoti i seancës nga opozita erdhi nga frika e rrjedhjes së votave, pasi miratimi i projektligjit kërkon 84 të tilla.
Ka qenë deputeti i PS, Taulant Balla që kërkoi shtyrjen e votimit, ndërsa pati edhe një apel për LSI.
“Kërkoj shtyrjen e ligjit për magjistratët. I bëj thirrje LSI që e ka votuar këtë ligj një herë. Thirrje kolegëve që votuan reformën në drejtësi; mos t’i shmangemi përgjegjësisë që kemi bashkë”, tha Balla.
Në fillim të seancës, opozita u përfaqësua nga deputetët Spaho dhe Vasili, të cilët kërkuan rivotim për ligjin që i hap rrugë ndërtimit të Teatrit Kombëtar, me pretendimin se është manipuluar vota e Tavos, por kamerat i nxorrën zbuluar.
Pas aferës qëndrojnë 2 deputetë të LSI, të cilët kanë votuar për Tavon në mungesë të tij.
LSI falsifikoi votimin që u shfrytëzua si pretekst për bojkotin e PD- LSI për ligjin e Magjistraturës, si dhe për kërkesën e opozitës për të shpallur të pavlefshëm votimin për teatrin.
Projektligji për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe prokurorëve pritët te sillet për votim seancën e ardhshmë, ndërsa nuk dihet se cili do të jetë qëndrimi i opozitës.
Gjithsesi, kjo mund të lexohet si një rezistencë ndaj reformës në drejtësi, praktikë e përdorur edhe më parë nga opozita, por që në momentet e fundit, falë edhe presionit të ndërkombëtarëve, është detyruar të votojë.
Javanews/a.ç










