PS ka rikuperuar mandatin e 17-të në Tiranë që i’u ‘rrëmbye’ përkohësisht nga LSI e cila nga 5, zbriti sërish në 4 mandate.
Kjo do të thotë se Luan rama mbetet jashtë parlamentit, pasi renditet i 5-ti.
Ky rezultat vjen nga numërimi i 629 kutive nga 1198 që ka Tirana.Në bazë të këtij numërimi udhëheq PS me 99832 vota ose 17 mandate. PD ka 71356 vota ose 12 mandate. Nga numërimi i deritanishëm LSI ka 29278 vota ose 4 mandate.
LIBRA e Ben Blushit ka siguruar momentalisht 4660 ose 0 mandate. Kurse PDIU ka marrë 7051 vota ose 1 mandat, që do të thotë se sipas këtij rezultati paraprak kryesuesi i listës së Tiranës, Shpëtim Idrizi, sipas rezultatit që ka dalë deri tani të jetë në Kuvend.