Nga Edmond Arizaj
Nuk duket se ka ndonje force te munde Partine Socialiste… pervec Partise Socialiste. Ne syrin tim, pema e madhe, fleteshume e PS ashtu si duket ne plan te pare, eshte duke u kalbur nga brenda. Po ha veten diku. Diku po zien nga marazi.
Diku po lengon nga deshperimi. E diku po plas nga shkelmi i arrogances. Te gjitha bashke po e bluajne perbrenda PS-ne. Jo, nuk ka si duket qarte sot. Nuk duket sepse pushteti, interesi, nevoja ne shumicen e rasteve, i minimizon problemet. Por mos shkoni me tutje, por drejtoni syte nga PD. Sa e forte dukej ne janar te 2013, e si eshte sot.
Me duket se edhe Partia Socialiste drejt asaj rruge eshte. Pse? Pike se pari PS nuk ka sot nje berthame idesh, ku pikat e kuqe me ato jeshile te mos preken. Di dikush ndonje teme tabu qe ne PS mund te mos diskutohet? Dikur ishte Lufta Nacional Clirimtare, por edhe kjo ka rene. Kryetari i PS mbajti fjalim ne rivarrimin e eshtrave te ish kryetarit te Ballit Kombetar.
Thjesht, Mit’hat Frasheri duhet ridimensionuar, por kjo behet vetem nga historianet dhe nga dokumentet, jo nga perfaqesuesi i mijera trashegimtareve te kundershtareve te ballit. Mosperfillja ndaj socialisteve te vertete, atyre te sakrificave, madje zevendesimi i tyre me elemente servilizmi siperor, ne baze dhe ne qeveri, eshte nje nga plaget e PS e provuar thellesisht edhe gjate qeverisjes 1997-2005, kur ne pushtet erdhi serish Sali Berisha.
Kete radhe po ndodh edhe me keq. Sepse ky element qe mblidhet rreth e qark PS, e shoqeron veten jo me socialiste, por me te aferm e miq te tyre, krejt te painteresuar per politiken, por shume te interesuar per perfitimet dhe qe neser nuk mund te shenohen fare si shifra zgjedhore.
Emerimet qe behen pa pyetur askend, pa marre asnje permbledhje, pa vene ne kandar asnje vlere, pa llogaritur investimet dhe sakrificat e personave, pa respektuar punen dhe perkushtimin, sigurisht qe sjellin pakenaqesi, demoralizim, e terheqje.
Per mua, ajo qe eshte kambana e madhe qe bie per PS eshte sjellja e ministrave, apo drejtoreve te saj. Te blesh 30 mije pelqime ne FB, apo te detyrosh stafet te bejne “like” e “share” te “mendimeve gjeniale” nuk eshte fare njesoj si te sigurosh 10 mije vota ne maxhoritar, sepse per kete te fundit te dilte gjak nga prapanica dhe disa prej deputeteve qe e kane provuar maxhoritarin le t’ua tregojne atyre qe nuk e vrasin mendjen se jane ne lista, mjaftojne te kene klikime.
Cila eshte fytyra e PS sot? Cili mund te mbaje sot peshe ne PS? Cili nga PS (cila me duket hipokrizi nese e them, sepse jane produkte 30 perqindeshi) mund te mbaje nje ligjerate ne parlament qe te na vere ne mendime, apo thjesht te mos perdredhim buzet? Cili nga ministrat eshte aty jo si vullnet absolut i kryeministrit, por edhe si pamundesi per t’u kundershtuar nga kryeministri? Cili nga ministrat ka dale e ka mbrojtur ne keto shtate vjet nje ide politike?
Cili nga ministrat ka kundershtuar nje here kryeministrin qe deklaron vete se ben shume gabime? Cili drejtor nuk e ka perthyer e perbaltur personalitetin e tij publik te ndertuar para detyres politike? Cili prej tyre ka kundershtuar parimisht shkarkimin, apo levizjen? Cili kryetar i PS ne rrethe eshte evidentuar ne saje te punes dhe pelqimit te bazes?
Cfare jane te gjitha keto e shume te tjera? Thjesht kalbje e brendshme e PS, por qe debatet dhe pakenaqesite qe shfaqen ngado i mbulon dhe minimizon. Kjo parti eshte mbajtur gjithmone ne kembe nga militantet dhe simpatizantet. Sidomos nga ata grotesket qe s’donin as uje e as drita, vetem ata larte mos te grindeshin.
Sado groteske dhe material humori per “socialistet e rinj”, ata ne fakt me naivitetin dhe besimin e sinqerte, kane qene limfa qe ushqente trupin e PS dhe megjithese gjethet e saj binin nga tre-keter here ne vit, trungu mbetej i paprekur. Hateret, miqesirat, brrylat, futjet, nderfutjet, skuthlleqet, pabesite, mosmirenjohjet, qejmbetjet, jane perhapur kudo ne bazen e PS, me njerez qe mbrohen e mbahen nen sqetull nga “i deleguari”. Dhe sigurisht qe “i/e deleguari” kerkon besnikeri deri ne kufijte e lehjes.
Eshte pikerisht kjo qe po e bluan nga brenda PS dhe ndoshta nje dite do te bjere si nje rrap i madh, por krejt bosh. Partise Socialiste i kane vrare ato qe i ka pasur bashkeshoqeruese: Frymen dhe Solidaritetin.
Sepse per strategji, ide afatgjata dhe politike krijuese e jetedhenese as eshte folur ndonjehere tek ndonje prej partive tona. Do me thoni se fajtori i kesaj situate se socialisteve eshte Edi Rama? Po pse, Erion Brace dhe Pandeli Majko cfare kane bere per ta ndaluar kete situate?!