Kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka bërë me dije se në negociatat për presidentin e ri nuk do të bëhen me Sali Berishës, por Enkelejd Alibeaj si kryetar i PD-së.
“Do të nisim konsultimet me grupet parlamentare të opozitës, të martën pasdite me Alibeajn si kryetar i PD, Mesila Dodën dhe Fatmir Mediun. Nuk ka ndonjë grup parlamentar me emrin Rithemelimi, po të kishte do negocionim edhe me ta. Por s’njoh një grup të tillë, Ne po kërkojmë dialog sipas traditës parlamentare dhe frymës kushtetuese”, tha Balla.
Ai u shpreh se për presidentin e ri do të zhvillohet një proces model.
Ndërkohë që Elisa Spiropali tha se PS do të flasë veç me atë Parti Demokratike që ka një përfaqësim zyrtar dhe ligjor.
/a.r