Ka përfunduar me nje vendim te rendesishem takimi në Kryesinë e Kuvendit me ministrat e kabinetit qeveritar, te kreut te Kuvendit Gramoz Ruci, si dhe Kryesisë se grupit të PS. Burime nga takimi bëjnë me dije se socialistët pritet të miratojnë të enjten gjatë seancës së Kuvendit ngritjen e komisionit të Reformës Zgjedhore.
Në takim mungoi kryeministri Edi Rama, teksa u koordinua nga kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla.Mesohet se ky format takimi do jetë i përjavshëm dhe në fokus do ketë koordinimin parlamentar. Ne te do te koordinohet axhenda e qeverisë me atë të komisioneve parlamentare.
ma.me











