• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PS një mandat të tretë?/ Rama: Nuk është për mua, por për të gjithë ata që duan të ecin përpara

by Ardit Rada
26/02/2021 15:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që t’i besohet një mandat i tretë. Sipas Ramës, një mandat i tretë për PS-në, nuk është për atë si kryeministër por për të gjithë ata që duan të ecin përpara.

“Ka shumë arsye që njeriu sot të jetë i stresuar dhe përtej të tjerave ne kemi kaluar dy goditje shumë të rënda. Tërmeti nuk ishte e rëndë vetëm për ata që mbetën pa shtëpi, por për të gjithë shtetin. Por edhe pandemia që ka bërë shumë kufizime. Nga ana tjetër, ne nuk jemi perfekt, jemi njerëz, shqiptarë, jemi një forcë qeverisje që ka të mirat dhe kusuret e të tjerëve. Mandati i tretë nuk është për mua, jo për grupin e njerëzve që administrojnë këtë përgjithësi, por ato persona që duan të ecin përpara. Punët nuk i kryen askush tjetër, kjo është pak por e sigurt. Ata që mendojnë se do të bëjnë punët që ne nuk i kemi bërë, ata kishin në dorë për t’i bërë punët por i kanë bërë më keq. Më keq se ata nuk ka”, tha kryeministri.

Rama pretendoi se gjatë qeverisjes së PD-së, Berati dhe Gjirokastra rrezikonin të shkëputeshin nga UNESCO, ndërsa sipas tij Partia Socialiste i kanë dhënë rëndësinë që meritojnë.

“Nuk janë bërë tetë akoma tetë vite, tetë bëhen në fund të shtatorit. Ka qenë ambicia ime për t’i dhënë qyteteve atyre një shtysë për t’i vizituar. Berati nuk kishte rrugë. Rruga nga Lushnja këtu kalohej me kampion, tank, jo një rrugë për kënaqësi, por për hall. Ka një shifër, gjysmë milioni vizitorë në kalanë e Beratit është një shifër domethënëse. Shumëfishimi i vendeve akomoduese. Të gjitha këto janë para të që vijë nga vizitorët, janë dhoma që shtohen. Vetëm muajt e fundit janë 350 dhoma të reja në Berat, të vendosura në kohë pandemie. Njerëzit e dinë kur të dalim nga kjo situatë e ardhmja do të jetë pozitive për të gjithë ata që investojnë këtu. Kur ne morëm detyrën Berati dhe Gjirokastra rrezikonin të humbin mbështetjen e UNESCO-s. Ne e kemi kthyer Gjirokastrën dhe Beratin në atë rëndësi historike që meritojnë. Trashëgimia, bukuria e këtij vendi është aseti ynë më i madh, ne duam ta vendosim në pah duke investuar”, tha Rama./a.p

Next Post
Prej 2 javësh i shtruar në spital/ Si është gjendja e Princ Philip-it?

Prej 2 javësh i shtruar në spital/ Si është gjendja e Princ Philip-it?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rusia hap dyert për kinezët! Putin miraton udhëtimin pa viza për një muaj

Rusët për sportistët e tyre: Neutraliteti si tradhti kombëtare

February 23, 2026
Kurti pas takimeve me Abdixhikun dhe Hamzën: S’ka ende emër për presidentin, synojmë shmangien e zgjedhjeve

Kurti pas takimeve me Abdixhikun dhe Hamzën: S’ka ende emër për presidentin, synojmë shmangien e zgjedhjeve

February 23, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Institucionalizimi i barazisë së shqiptarëve

February 23, 2026
Berisha: Tirana ishte në duart e kryengritësve paqësorë, organizata kriminale e Ramës meriton shekuj burg dhe dënime

Berisha: Tirana ishte në duart e kryengritësve paqësorë, organizata kriminale e Ramës meriton shekuj burg dhe dënime

February 23, 2026
Ministri Salla prezanton planin e masave për minimizimin e dëmeve nga reshjet, ndërhyrje në infrastrukturën kulluese

Ministri Salla prezanton planin e masave për minimizimin e dëmeve nga reshjet, ndërhyrje në infrastrukturën kulluese

February 23, 2026
Spartak Ngjela: Berisha është në hall se i kanë sekuestruar pasuritë e familjes, në Perëndim do t’i kishin vënë prangat

Spartak Ngjela: Berisha është në hall se i kanë sekuestruar pasuritë e familjes, në Perëndim do t’i kishin vënë prangat

February 23, 2026
“Mund të lë futbollin…”, Neymar jep lajmin e keq për tifozët

“Mund të lë futbollin…”, Neymar jep lajmin e keq për tifozët

February 23, 2026
Iu zbuluan lidhjet me Jeffrey Epstein, arrestohet ish-ambasadori britanik në SHBA

Iu zbuluan lidhjet me Jeffrey Epstein, arrestohet ish-ambasadori britanik në SHBA

February 23, 2026
Deklarata e Ramës për liderët e UÇK-së në Bordin e Paqes, reagon Gjykata e Hagës

Deklarata e Ramës për liderët e UÇK-së në Bordin e Paqes, reagon Gjykata e Hagës

February 23, 2026
Programet e vetëpunësimit në Gjirokastër/ Turizmi dhe prodhimi, sektorët që kryesojnë investimet

Programet e vetëpunësimit në Gjirokastër/ Turizmi dhe prodhimi, sektorët që kryesojnë investimet

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In