• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PS nis fushatën elektorale nga Durrësi (VIDEO)

by A R
09/05/2017 10:11
ILUSTRUESE

ILUSTRUESE

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rama: 18 qershori dita e vettingut të popullit, PD po lufton me mullinjtë e erës nga bunkeri i plastmasit

E PËRDITËSUAR

Manastirliu: Spitale dhe qendra të reja

Ministrja e Shëndetësisë premtoi se në mandatin e dytë do të ndërtohen spitale dhe qendra shëndetësore.

“Në mandatin e dytë do të rrisim financimet për shërbimet shëndetësore falas.

Programi garanton që cdo shqiptar të marrë shërbim në kohë dhe me cilësi.

Urgjenca kombëtare është një sistem i ngritur do ta fuqizojmë me burime njerëzore.

Do të ndërtojmë një qendër të re spitalore, 10 qendra të reja shëndetësore.

Do të ndërtojmë një spital të ri për Kirurgjinë dhe një për sëmundjet e brendshme” deklaroi ministrja.

Xhaçka: Do të dyfishojmë buxhetin e ndihmës ekonomike

Ministrja e Mirëqenies Sociale, Olta  Xhaçka tha se në mandatin tjetër do të dyfishojmë buxhetin e ndihmës ekonomike.

“Në cdo bashki do të jetë dikush që të ndihmojë fëmijët që të integrohen dhe të rikthehen në shkollë, ata që e kanë braktisur.

100% e fëmijëve romë dhe egjiptianë do të arsimohen. Alternativa për strehim për sa më shumë familje në nevojë.

Në mandatin tjetër do të jenë prioritet, do të nxisim punësimin e të rinjve.

Nga 7-10 mijë lekë shpërblime për pensionistët në fund të vitit” deklaroi ajo.

Ekonomi: Do të rrisim konkurrueshmërinë në turizëm

Ndërsa ministrja e Ekonomisë, Ekonomi deklaroi se “Numri i turistëve u rrit në 1.5 mln në krahasim me 2013.

Do të nxisim formalizimin e këtij sektori dhe do ta bëjmë më të konkurrueshëm dhe do të shtojmë investitorët e huaj. Kontrata 1 euro për bizneset.

Investimet e huaja u rritën me 9%, mandatin tjetër synojmë dyfishim, do të mbështesim teknologjinë e informacionit për modernizimin e bizneseve.

100 shkolla më shumë në Shqipëri” tha ajo.

Arben Ahmetaj: Do të rrisim pagat me 40%, paga minimale 30 mijë lekë

Ministri i Financave deklaroi se kjo qeveri nuk ka keqmenaxhuar financat, ndërsa garantoi uljen e borxhit publik në mandatin e dytë nën 60%.

Ahmetaj deklaroi se ne fund te mandatit tjeter do te rriten pagat me 40%, ndersa paga minimale do te rritet ne 30 mijë lekë.

“220 mijë vende të reja pune mandatin tjetër. Në fund të mandatit do të kemi rritur pagat me 40% dhe do të rrisim pagën minimale në 30 mijë lekë.

Politikat fiskale do të lehtësojnë ngarkesën për qytetarët. Do të vazhdojmë lehtësitë fiskale, do të tërheqim kompanitë prestigjoze nga rajoni dhe nga bota.

Do të ofrojmë ndihmë për familjet e reja” deklaroi ai.

Erjon Braçe: 220 mijë vende pune për mandatin tjetër

Kongresin e ka hapur deputeti Erjon Braçe, i cili në fjalën e tij theksoi se ndërtimi i Shqipërisë fillon nga Reforma në Drejtësi.

“Shqipëria që kemi sot është një vend pa drejtësi. Reforma në drejtësi është rruga për të ndërtuar një Shqipëri më të drejtë për të gjithë qytetarët.

Drejtësia për të hequr imunitetin e të paprekshmit për të garantuar një ekonomi të hapur dhe konkurruese.

Betejë kundër krimit, drogës dhe sekuestrimit të pasurisë së paligjshme për të shpërblyer viktimat e këtij aktiviteti kriminal.

Shteti i drejtë, si një kontratë e ligjshme, qeverisje të përmbajtur. Shanset të barabarta në ekonomi dhe ndihmë familjeve në nevojë.

220 mijë vende pune është angazhimi ynë që del nga ky kongres. Ne do të luftojmë për cdo vend pune për të rinjtë.

183 mijë vende të reja punë në 4 vite dhe në fund të mandatit tjetër me 220 mijë vende të reja pune do të ulim papunësinë në nivelin njëshifror” deklaroi ai.

***

Partia Socialiste ka nisur sot zyrtarisht fushatën elektorale nga qyteti i Durrësit. Në Kongresin e sotëm të PS pritet të prezantohen kandidatët. Aktiviteti zhvillohet në pallatin e sportit “Ramazan Njala”. Kongresi i PS ishte parashikuar që të mblidhej më 29 prill, por u shty për shkak të krizës politike.

Por data 9 Maj është caktuar qëllimisht si dita kur do të mblidhet Kongresi, pasi përkon me ditën kur çelet zyrtarisht fushata elektorale për të gjitha partitë politike.

Përveç kandidatëve të rinj, edhe deputetët e larguar kanë konfirmuar pjesëmarrjen në Kongres dhe se do të vijojnë të japin kontributin e tyre për fitoren e PS. Pas Kongresit, deputetët aktualë, ministrat dhe kandidatët e rinj për deputetë do të dalin në terren për t’u takuar me qytetarët dhe strukturat, për të mbledhur sa më shumë vota për 18 qershorin. /b.d

Next Post
Fotografohen kafshë të rralla në malin e Munellës në Pukë (Foto)

Fotografohen kafshë të rralla në malin e Munellës në Pukë (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In