• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PS mbyll fushatë në Vlorë, parashikohet pjesëmarrja e 10 mijë qytetarëve

by Java News
28/06/2019 16:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Socialiste ka zgjedhur Vlorën për mitingun përmbyllës të zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit.

Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu nga Vlora raporton se shtabi elektoral në fillim të Lungomares është duke vendosur 10.000 karrige.

Synohet një miting përmbyllës elektoral shumë herë më i madh krahasuar me atë të 2017 tës zhvilluar po në këtë qytet.

Vlora është në garë edhe me Elbasanin e Fierin ku janë organizuar mitingje elektorale me një pjesëmarrje të lartë.Ky miting përmbyllës do të nisë në ora 20:00.

Mesazhet e krye socialistit Rama pritet të jenë të njëjta si ato gjatë fushatës elektorale, por me një theks të veçantë tek ftesa për pjesëmarrje.

Në Vlorë socialistët kandidojnë për një mandat të dytë Dritan Lelin përballë të cilit është Valbona Mezi e Bindjes Demokratike.

Mësohet se dega lokale e PD është duke u përgatitur për një anti-miting jo shumë larg perimetrit ku socialistët do të zhvillojnë mbylljen e fushatës së tyre, një fushatë e paprecedentë pas bojkotit të këtyre zgjedhjeve nga PD dhe LSI.

Pavarësisht këtij fakti socialistët për 30 ditë e zhvilluan fushatën e tyre elektorale në të gjithë vendin. Nuk munguan incidentet si pasojë e anti-mitingjeve të mbështetësve të opozitës në disa qytete ku kryeministri shkoi për fushatë.

E premtja me mitingun përmbyllës në Vlorë nis edhe numërimin mbrapsht për socialistët drejt te dielës ku shqiptarët kanë ftuar të zgjedhin qeverisjen e re lokale për 4 vitet e ardhshme.

Ndërkohë në edicionin e lajmeve të orës 15:00 i intervistuar nga Top Channel kandidati i PS për Vlorën, Dritan Leli tha: ” Këtu sot nuk do të jenë 10 mijë njerëz, por shumë më tepër sepse vlonjatët dinë të jenë mirënjohës, të respektojnë ligjin dhe kushtetutën”.

I pyetur se çfarë do realizojë ai në 4 vitet e ardhshme për Vlorën, Leli u përgjigj: Në 4 vitet e ardhshme ka projekte të tjera që i kemi vendosur. Ajo që u kam treguar qytetarëve, është se çdo punë që kemi arritur janë garancia që në 4 vitet që do të vijnë. Do të bëjmë punë më të mira për Vlorën. Me investimet e reja do të bëjmë punë më të mira për komunitetin, por dhe për ata që do të vizitojnë Vlorën”.(tch)

Next Post
Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, ja ku ishte epiqendra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet në një resort luksoz bosi i Kamorrës, Roberto Mazzarella

Arrestohet në një resort luksoz bosi i Kamorrës, Roberto Mazzarella

April 4, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 5 Prill 2026

April 4, 2026
Ambasada e SHBA në Tiranë publikon thirrjen për Programin Fulbright 2027-2028

Ambasada e SHBA në Tiranë publikon thirrjen për Programin Fulbright 2027-2028

April 4, 2026
Iku drejt Greqisë pasi abuzoi me 10-vjeçarin, arrestohet në Kakavijë adoleshenti

Iku drejt Greqisë pasi abuzoi me 10-vjeçarin, arrestohet në Kakavijë adoleshenti

April 4, 2026
Rënie rekord e kontratave të përkohshme në vend, bizneset në garë për të mbajtur stafin

Rënie rekord e kontratave të përkohshme në vend, bizneset në garë për të mbajtur stafin

April 4, 2026
Lëvizte me armë dhe me automjet pa targa, arrestohet 30-vjeçari në Laç

Lëvizte me armë dhe me automjet pa targa, arrestohet 30-vjeçari në Laç

April 4, 2026
Zyrtarët izraelitë nuk bien dakord mbi planin e çarmatimit të Hezbollahut

Zyrtarët izraelitë nuk bien dakord mbi planin e çarmatimit të Hezbollahut

April 4, 2026
Imzot Arjan Dodaj: Pashkët na mësojnë të mbjellim shpresë, bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri

Imzot Arjan Dodaj: Pashkët na mësojnë të mbjellim shpresë, bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri

April 4, 2026
Ish-këshilltari i Obamës: Lufta në Iran mund të shkojë në tre drejtime, por Trump nuk largohet nga NATO

Ish-këshilltari i Obamës: Lufta në Iran mund të shkojë në tre drejtime, por Trump nuk largohet nga NATO

April 4, 2026
Qytetarët iranianë qëllojnë mbi helikopterët e SHBA! Teherani ofron 60 mijë $ për çdo pilot të kapur rob

Qytetarët iranianë qëllojnë mbi helikopterët e SHBA! Teherani ofron 60 mijë $ për çdo pilot të kapur rob

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In