LSI mbledh firmat e 19 deputetëve për të mbështetur kandidaturën e Ilir Metës për president të Republikës.
Për të bërë zyrtare kandidaturën Metës i mungon vetëm firma e një deputeti.
Lista me firmat e 19 deputetëve do t’i dorëzohet kryesisë së Partisë Socialiste, e cila do të mblidhet në orët e mbrëmjes.
Deri tani, për zgjedhjen e kreut të shtetit janë djegur tre raunde votimi, ndërkohë që i katërti është planifikuar të mbahet të premten në orën 17:00.
****
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta do të jetë kandidati për Presidentin e Ri të Republikë së Shqipërisë.
Mësohet se deputetët e PS dhe LSI do të propozojnë nesër Metën për President. Pas djegies së tre raundeve të para, deputetët e PS dhe LSI po mbledhin firmat për kandidaturën e Ilir Metës.
Një kandidati për t’u zyrtarizuar në garën për Presidentin e ardhshëm i nevojiten 20 firma dhe në raundin e katërt presidenti mund të zgjidhjet me 71 vota.
Pas djegies së 3 raundeve të para, kuvendi do të zhvillojë nesër në orën 17:00 raundin e katërt për zgjedhjen e kreut të shtetit.
Në deklaratat e mëparshme, Rama dhe Meta kanë deklaruar se synojnë një president konsensual dhe të gjithëpranuar dhe për këtë synojnë edhe përfshirjen e opozitës në proces./javanews.al
c.a