• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PS-LSI debat për shkarkimet në administratë. Majko thumbon Luan Ramën: Po bën opozitë

by Java News
04/04/2017 10:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkarkimet në administratën publike kanë përplasur dje në Komisionin e Ligjeve deputetët e PS-së dhe LSI-së.

Kreu i Grupit të LSI-së, Luan Rama, ka ngritur si shqetësim faktin se Parlamenti nuk kontrollon siç duhet emërimet në administratën publike.

Ai i është referuar raportit vjetor të Departamentit të Administratës Publike, teksa tha se emërimet vazhdojnë të jenë në mënyrë politike. Për Luan Ramën, përfaqësimi i disa ministrive është skandaloz dhe kjo, sipas tij, tregon politizimin e administratës.

“Ajo që dua të them ka të bëjë me rritjen e rolit monitorues të Kuvendit, më shumë që këto lloj raportesh dhe këto analiza të institucioneve në përgjithësi të mos i kthejmë në procedurë formale, por të nxjerrim detyrime konkrete që të jenë të zbatueshme për institucionet e tjera, pastaj që kanë impakt apo detyrime ligjore për të përmbushur. Ne ende nuk kemi arritur ta krijojmë edukatën e punës, që punonjësi i administratës publike dhe i shërbimit civil është profesionist dhe si i tillë, duhet të gjykohet vetëm në raport me ligjin dhe jo me sjelljen politike apo humorin politik të titullarëve. Ne na ndodh shpesh të na vijnë përfaqësues të ministrisë, dhe ju jeni dëshmitarë të një niveli skandaloz me të cilin përfaqësohen një pjesë e ministrive, për shkak të faktit se në stafet e tyre ka njerëz që nuk kanë profesionalizmin e duhur, meritën e duhur dhe, në fakt, nxjerrin zbuluar të gjithë këtë që ne nxjerrim për administratën publike”, ka thënë dje kreu i Grupit të LSI-së.

Ai ka vënë në dukje edhe faktin se në projektrezolutën e detyrave për DAP për vitin 2017, që hartohet nga Kuvendi, janë konstatuar përsëritje, madje ai e quajti hartimin e rezolutës i “copypaste” me atë të vitit 2015.

Por Pandeli Majko e ka komentuar qëndrimin e kolegut si të nxitur nga mungesa e opozitës në Kuvend.

“Unë besoj se mungesa e opozitës nxit të bërit oponencë. Nga ajo që dëgjova, nuk mendoj që kemi thjesht një debat formal, por kemi një debat që ka nxitje dhe nervozizëm në një moment të caktuar midis palëve. Por besoj se ka të bëjë me atë moment vibrant që ekziston tek autokontrolli i brendshëm që ne si Kuvend i kemi vënë detyrë. Mendoj që vërejtja e zotit Rama qëndron, mbase një përsëritje formale e projektrezolutës së sotshme me atë të mëparshmen”, ka thënë dje Majko.

Por, në debat, Luan Rama është shprehur se ai nuk bën rolin e opozitarit, por atë të ngritjes së problematikave.

“Dua të qartësoj se nuk bëj opozitën në asnjë rast, por kur konstatoj një gjë, që në vlerësim tim që nuk shkon, jam i detyruar që ta them, edhe në respekt të titullarëve të institucioneve që janë këtu dhe në respekt të opinionit publik”, tha dje Luan Rama.

Sipas raportit të Administratës Publike, gjatë vitit 2016 janë liruar nga statusi i nëpunësit civil 478 punonjës të administratës shtetërore./panorama

 

Next Post
Dikur ishte kundërshtar, Moisiu sot “pro” ligjit për mbetjet: Duhet besim tek shteti

Ish-presidenti Moisiu: Bojkoti i zgjedhjeve absurditet...dhe një fabul për kërkesat e opozitës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In